Lajmet

​Endrina Elezaj shpallet sportiste e vitit 2020 në Mitrovicë

Published

on

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, gjatë ditës kanë ndarë dy çmimet kryesore të sportistit të vitit 2020.

Juria profesionale, sportiste të vitit 2020 ka shpallur futbollisten Endrina Elezaj, futbolliste e Klubit të futbollit të femrave “Mitrovica”, ndërsa çmimi “Lah Nimani”, iu nda ish futbollistit të mirënjohur, Xhavit Ala, i cili ka qenë edhe donator i klubit të futbollit “Trepça”, përgjatë viteve 1989-1998.

Më këtë rast, kryetari Bahtiri, ka theksuar se viti 2020 në përgjithësi ishte një vit i vështirë, jo vetëm për sportin por edhe për shumë sektorë të tjerë për shkak të situatës pandemike që shkaktoj virusi Covid-19, por megjithatë sportistët mitrovicas me përkushtim dhe vullnet të jashtëzakonshëm arritën rezultate të shkëlqyeshme, me të cilat jo vetëm ata si institucione komunale, por edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës krenohen dhe u janë mirënjohës.

Kryetari Bahtiri iu premtoi sportistëve se komuna do të bëjë gjithçka që është e mundur që në vitin 2021, të sigurojë kushte akoma më të mira për punë, në mënyrë që sportistët të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve.

Sipas komunikatës së komunës, Tafil Peci, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport, u shpreh të jetë mirënjohjes për komunitetin sportiv të cilët respektuan masat anti Covid duke e ruajtur shëndetin publik.

Ai më tutje ka shtuar se DKRS do të vazhdoj të mbështes klubet sportive me subvencione, duke investuar vazhdimisht në infrastrukturën sportive në komunën e Mitrovicës. 

Lajmet

Libani thotë se sulmi izraelit vrau 13 persona pranë kampit të refugjatëve palestinezë

Published

on

Të paktën 13 persona janë vrarë në një sulm izraelit pranë një kampi refugjatësh palestinezë në Libanin jugor, thotë ministria e shëndetësisë e vendit.

Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar anëtarë të grupit të armatosur palestinez Hamas që vepronin në një kompleks stërvitjeje në zonën Ein el-Hilweh.

Ajo tha se vendi ishte përdorur nga Hamasi për të planifikuar dhe kryer sulme kundër Izraelit, të cilat Hamasi i hodhi poshtë si trillime dhe gënjeshtra.

Izraeli ka kryer sulme të rregullta ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve në Liban që nga një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit me grupin e armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Shumica e sulmeve kanë shënjestruar Hezbollahun, por Izraeli ka sulmuar edhe Hamasin në vend./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar popullit të Letonisë Ditën e Pavarësisë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social X ka uruar edhe presidentin e këtij vendi Edgars Rinkēvičs.

“Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja Presidentin Rinkēvičs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë dhe mezi presim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet në vijim”, shkruan Osmani.

Letonia e ka shpallur pavarësinë e saj më 18 nëntor 1918 në Riga, dhe feston 107 vjetorin e pavarësisë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca për rastin e kërcënimeve ndaj kryetarit të AGK-së, Xhemajl Rexha

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar kundër dy personave të cilët kërcënuan gazetarin, njëherit kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha.

“Duhet me i var në litar kta tradhtar të Serbisë”, e ky është njëri nga disa kërcënimet që sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ka marrë Rexha, në komente në rrjetin social “Facebook”, gjatë periudhës kohore maj-qershor 2025. Për këtë, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Fitim Selmanit dhe Blerim Haradinajt, të cilët akuzohen për veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 17 tetor 2025, në pikën e parë akuzohet Fitim Selmani.

Aty thuhet se më 4 korrik 2025, i dëmtuari Xhemajl Rexha- gazetar dhe kryetar i AGK-së, ka lajmëruar në Polici se pas deklarimeve të tij publike lidhur me lirinë e mediave në Kosovë, në periudhën kohore maj- qershor 2025, në një publikim në “Gazeta Alfa” në rrjetin social Facebook, kishte pranuar komente kërcënuese me thirrje për vrasje, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Qeta njerëz me pas kush mi vra ish ish qliru Kosova, ky eshte kurd qe ka msu shqipen kqyrja likuren zez si derrit magjup i kurdistanit”, kështu sipas aktakuzës ishte shprehur i pandehuri Fitim Selmani nga profili i tij, në komente në rrjetin social në Facebook, duke i shkaktuar frikë dhe ankth të dëmtuarit Rexha.

Me këtë, Selmani akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Blerim Haradinaj akuzohet se në të njëjtën periudhë kohore ka kanosur të dëmtuarin Rexha përmes profilit të tij në Facebook, ku i kishte shkruar koment me fjalët “duhet me i var në litar kta tardhtar të serbisë”.

Fjalët kërcënuese, Haradinaj, sipas aktakuzës i bëri kur i dëmtuari Rexha kishte dhënë një intervistë ‘online’ në rrejtin social Facebook, kështu me këto komente i ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe ankthit për jetë.

Me këtë, Haradinaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par.2 të Kodit Penal.

Seanca fillestare për këtë rast pritet të mbahet në ora 14:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

​Kurti pas ndeshjes: Barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv

Published

on

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1–1 ndaj Zvicrës në ndeshjen vendimtare të Grupit B, rezultat që i siguroi Kombëtares së Kosovës kualifikimin historik në fazën e playoff-it drejt Kupës së Botës 2026.

Kurti theksoi se barazimi kundër një rivali si Zvicra është rezultat tepër pozitiv dhe tregues i rritjes së madhe të futbollit kosovar.

“Rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe arritje e jashtëzakonshme: kualifikimi për në fazën tjetër drejt Kupës së Botës 2026. Po luajmë futbollin më të bukur ndonjëherë, me disiplinë ndaj taktikave dhe planit të lojës, dhe pasion për stemën dhe vendin. Mezi i presim ndeshjet e radhës,”, ka shkruar ai.

Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë me 11 pikë, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në playoff-in e kualifikimeve për Botërorin, një moment historik për futbollin e vendit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara