Kronikë e zezë

​Arrestohen tre shtetas të huaj në Prishtinë

Published

on

Një algjerian, një marokien dhe një qytetar i Libisë janë arrestuar gjatë së dielës në Prishtinë.

Të tre këta persona u arrestuan nga Policia e Kosovës, me dyshimin se kishin tentuar të vjedhin në një lokal në Prishtinë ku kanë thyer edhe xhamin e këtij lokali. Me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shtetas algjerian, marokien dhe të Libisë për shkak të dyshimit se kishin tentuar të kryenin vjedhje në lokalin e viktimës mashkull kosovar, të cilit lokal ia kishin thyer xhamin. Njësitë policore, të dyshuarit i kanë arrestuar në vendin e ngjarjes, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se dje më 30.10.2025 rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Mustafë Xhigolli”.

Sipas njoftimit pas daljes në vendngjarje nga ekzaminimet e para është dyshuar se personi/na të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës përmes thyerjes së xhamit të dritares së pasme, duke vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10.000 euro, si dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

“Gjatë zhvillimit të hetimeve, njësia hetimore ka identifikuar një automjet të dyshuar të tipit Audi A4, ngjyrë hiri, që drejtohej nga A. Xh.( 25 vjeç) .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur mjete të dyshimta, përfshirë një shpues elektrik dhe një palë këpucë, të cilat përputhen me gjurmët e lëna dhe pamjet nga kamerat e sigurisë nga kryesi i veprës”, thuhet në njoftim.

I dyshuari ka tentuar të largohet, por pas një ndjekjeje është arrestuar nga hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti është sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Dogana: 250 kg kanabis u zunë bazuar në informacionet e AKI-së

Published

on

Një operacion i bazuar mbi inteligjencën e siguruar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, i ndërmarrë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosoves ka rezultuar me zbulimin dhe konfiskimin e rreth 250 kilogramëve të substancës narkotike të llojit kanabis, të fshehur me kujdes në një automjet transportues.

“Operacioni është realizuar gjatë orëve të pasdites, kur njësia e Antikontrabandës e Doganës ka ndalur për kontroll një kamion që po lëvizte në drejtim të Prishtinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Dogana njofton se gjatë inspektimit janë përdorur pajisjet e dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Pas një inspektimi të detajuar, dhe duke përdorur pajisjet profesionale të dhuruara nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët doganorë kanë arritur të demontojnë panelet e fshehura të automjetit, ku ishin vendosur substancat narkotike. Në vendngjarje kanë dalur edhe njësia antidrogë e Policisë së Kosovës dhe Prokurorja kompetente. Personi përgjegjës është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa procedurat ligjore janë në zhvillim”, thuhet mes të tjerash në komunikatën për medie.

Dogana e Kosovës ka vënë theksin tek kontributi që AKI ka dhënë.

“Dogana e Kosovës vlerëson lartë kontributin dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në këtë rast, dhe thekson përkushtimin e saj për të vazhduar koordinimin e ngushtë me të gjitha institucionet në vend. Ky operacion paraqet një tjetër dëshmi të vendosmërisë së institucioneve tona për të luftuar kontrabandën dhe trafikimin e substancave të ndaluara, duke mbrojtur sigurinë e qytetarëve dhe integritetin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Ngasin deri në 168 km në orë, gjobiten dy shoferë në Ferizaj

Published

on

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në dy raste të ndara ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.

Më datë 26 tetor 2025, rreth orës 21:10, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Fshatin Vjetër Ferizaj, në zonën me kufizim 50 km/h, është ndaluar shoferi L.B. (27), i cili po lëvizte me veturën MBW, me shpejtësi 112 km/h. Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.

Sot, rreth orës 14:10 në rrugën Ferizaj–Varosh–Gërlicë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h, shoferi B.F. (18) me veturën VW Golf, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 168 km/h. Ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 6 muaj.

Matjet e shpejtësisë janë bërë me radar laserik, ndërsa në të dy rastet shoferët janë përjashtuar nga trafiku.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet me radarë do të vazhdojnë me intensitet për të identifikuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet rrugore./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor në vendin e tij të punës, ndalohet pronari i kompanisë ndërtimore

Published

on

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 kur F.A. (34) nga fshati Caravik i Malishevës, ka rënë nga skelet e një ndërtese.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, prej nga është transportuar në QKUK Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë rreth orës 16:30.

Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, Inspektoratin e Punës dhe njësitë kompetente hetimore, po ndërmarrin veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara