Lajmet

​Ahmeti: Jemi nën pikën zero, asnjëherë nuk kemi pasur kaq shumë pacientë

Published

on

Klinika e Mjekësisë Sportive në asnjërën nga valët e përhapjes së koronavirusit, nuk ka pasur më shumë pacientë. Vetëm për tri ditë në këtë klinikë të destinuar për trajtim të rasteve me COVID-19, janë mbushur të gjitha kapacitetet. Derisa, aktualisht janë duke u trajtuar rreth 90 pacientë, të paktë janë ata që janë të vaksinuar.

Drejtori i Klinikës së Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti flet për KosovaPress, për gjendjen në këtë klinikë dhe kapacitetet që kanë në dispozicion për trajtimin e këtyre rasteve.


“Realisht ndoshta edhe nën zero sepse një rritje kaq e shpejt nuk e kemi pasur asnjëherë në asnjë valë, ndërkaq numër kaq të madh të hospitalizuarve nuk e kemi pasur në asnjë valë deri tash. Është një numër shumë i madh dhe kërkesat për hospitalizim janë shumë të mëdha. Në Klinikën e Mjekësisë Sportive për tri ditë janë mbushur të gjitha kapacitete”, deklaron ai.

Vetëm në 24 orët e fundit në këtë klinikë janë pranuar 16 raste të reja, por Ahmeti thotë se gjendja e përgjithshme e tyre është stabile.


“Në Klinikën Infektive 2, në objektin e Mjekësisë Sportive aktualisht janë 95 mundësi për hospitalizim dhe kapacitet pothuajse janë të mbushura çdo ditë, por çdo ditë kemi edhe pranime dhe lirime. Kështu që vetëm gjatë 24 orëve të fundit i kemi pasur mbi 16 pranime dhe 13 lirime. Gjendja e përgjithshme e pacientëve është stabile, por kemi edhe të rëndë. Shumica e pacientëve janë me oksigjeno-terapi”, thotë Ahmeti.

Kjo valë e shpërndarjes së koronavirusit, Ahmeti thotë se ka dalluar grupmoshat e prekura.

“Mosha e re është më e prekur, mosha mesatare e përbën shumicën e pacientëve të hospitalizuar. Kurse sa i përket simptomalogjisë afërsisht është e njëjta edhe pse herë pas here dominon aspekti gastrointestinal. Në përgjithësi është mosha mesatare, sepse vaksinimi në këtë grup moshë ka ngel, shumë pak janë vaksinuar”, shton ai.

Qytetarët që po trajtohen në Mjekësinë Sportive rrallë janë të vaksinuar.

“Shumica e pacientëve janë të pavaksinuar. Pesë pacientë janë me një dozë të vaksinës dhe katër pacientë janë me dy doza të vaksinës”, thotë ai në intervistën për KosovaPress.

Drejtori i Mjekësisë Sportive, Artan Ahmeti tregon edhe për organizimet tjera që po bëhen për rritjen e kapaciteteve.

“Jemi në diskutim të hapjes së kapaciteteve të reja, të cilat po diskutohen. Ende nuk është ndonjë vendim i saktë se kur, sepse ende ka vende të lira në bazë të planifikimeve. Mirëpo, është edhe një llamellë tjetër e Mjekësisë Sportive, të cilën sapo e vizituam me drejtorin. Ku edhe aty ka një kapacitet afër 100 pacientë të cilët mund të trajtohen”, shprehet ai.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat bazë anti-COVID, por që sipas tij, Ministria e Shëndetësisë duhet të vendos për masa të reja, meqë sistemi shëndetësor është i brishtë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar mbi 2 mijë raste pozitive, ndërsa 16 persona kanë humbur betejën me këtë infektim.

Lajmet

​Calhanoglu: Jam i Interit dhe dua të fitoj trofe këtu

Published

on

Hakan Calhanoglu ka konfirmuar besnikërinë ndaj Interit, duke hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm drejt Turqisë. Mesfushori turk është rikthyer në stërvitje në Appiano Gentile pas dëmtimit të pësuar në Shtetet e Bashkuara dhe deklaroi se ndjehet në formë të mirë dhe i motivuar për sezonin e ri.

“Pushimet nuk ishin të lehta për shkak të spekulimeve, por jam i lumtur që jam kthyer dhe dua të punoj fort për Interin,” tha Calhanoglu. “Unë jam një lojtar i Interit dhe gjithmonë kam thënë se dua të vazhdoj këtu. Qëllimi im është të fitoj trofe.”, tha ai.

Duke folur edhe për marrëdhënien me kapitenin Lautaro Martinez, Calhanoglu theksoi se “gjithçka është sqaruar” pas deklaratave të mëparshme dhe se janë “profesionistë dhe të pjekur”.

Agjenti i tij kishte mohuar më parë zërat për një kalim te Galatasaray apo Fenerbahce, ndërsa vetë lojtari shprehu dëshirën për të rinovuar dhe vazhduar projektin me zikaltrit.

 

Continue Reading

Lajmet

​UEFA delegon sërish një gjyqtar kosovar në një ndeshje evropiane

Published

on

Gjyqtari nga Kosova, Visar Kastratit i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava, në kuadër të raundit të dytë të garës UEFA Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, ku Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Kjo ndeshje do të luhet të enjten, më 24 korrik, me fillim në orën 18:00.

 

Continue Reading

Bota

Protestë në Ukrainë, Zelensky nënshkruan projektligjin që dobëson agjencitë anti-korrupsion

Published

on

Agjencia e sigurisë së brendshme e Ukrainës arrestoi dy zyrtarë të NABU-së me dyshimin për lidhje me Rusinë dhe kontrolloi punonjës të tjerë të agjencisë për akuza të palidhura.

Mijëra ukrainas u mblodhën në Kiev dhe qytete të tjera të martën, duke i kërkuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të vërteton ndaj legjislacionit që kritikët thonë se minon infrastrukturën antikorrupsion të vendit.

Protesta shënoi tubimin e parë të madh kundër qeverisë në më shumë se tre vjet të pushtimit të plotë të Rusisë.

Parlamenti i Ukrainës kishte miratuar një projektligj që shtrëngonte mbikëqyrjen e dy organeve kryesore antikorrupsion, Byrosë Kombëtare Antikorrupsion të Ukrainës (NABU) dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar Antikorrupsion (SAPO).

Kundërshtarët paralajmërojnë se masa mund të dobësojë pavarësinë e agjencive dhe të rrisë ndikimin politik mbi hetimet.

Pavarësisht protestave publike, Zelenskyy thuhet se e nënshkroi projektligjin të martën.

Continue Reading

Lajmet

​Formacionet e mundshme të miqësores Arsenal – Milan

Published

on

Pas ndeshjes së tyre të parë në shtëpi në Milanello kundër Milan Futuro, Rossonerët do të përballen me Arsenalin e Mikel Artetas në miqësoren e parë të Turneut të tyre Para-Sezoni 2025 në rajonin Azi-Paqësor.

Ndeshja kundër “Gunners” është pjesë e “Festivalit të Futbollit në Singapor”, i cili, përveç AC Milan dhe Arsenal, do të përfshijë edhe Newcastle.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:30 dhe këto janë formacionet e mundshme:

ARSENAL (4-3-3) : Raya; Lëndë drusore, Saliba, Gabriel, Calafiori; Odegaard, Zubimendi, Rajs; Saka, Havertz, Trossard.

MILAN (4-3-3) : Maignan; Saelemaekers, Tomori, Gabbia, Jimenez; Fofana, Ricci, Loftus-Cheek; Pulisic, Okafor, Leao.

 

Continue Reading

Të kërkuara