Lajmet

​Agjenda e vizitës së Ursula von der Leyen në Kosovë

Ursula von der Leyen nesër në Kosovë.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta vizitojë nesër Kosovën, si pjesë e vizitës rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë vizitës, presidentja e KE-së do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, si dhe do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i ndërtuar me fondet e BE-së.

Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

Agjenda e takimeve të Ursula von der Leyen:

09.00 Takimi me presidenten Vjosa Osmani

10.00 Takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

11.00 Vizita në kopshtin ‘Cicërimat’ lagjja Kalabria, konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti.

Lajmet

Anulohet Superkupa e Kosovës në basketboll

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar dje se Superkupa e Meshkujve për edicionin 2025/26 është anuluar dhe nuk do të zhvillohet.

Ky vendim është marrë me qëllim që të mos tejzgjatet vijimi i kampionatit të ProCredit Superligës dhe për të siguruar zhvillimin e garave sipas kalendarit të paraparë.

Federata ka theksuar se vendimi synon të ruajë ritmin e normalitetit në garat e basketbollit dhe të garantojë zhvillimin e ndeshjeve sipas datave të parashikuara/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Trajneri i Sllovenisë: Duhet ta mposhtim Kosovën nëse duam të shkojmë më larg

Published

on

Trajneri i kombëtares së Sllovenisë, Matjaž Kek, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kosovës dhe Zvicrës. Sfida e parë zhvillohet më 10 tetor në Prishtinë, ndërsa më 13 tetor sllovenët presin Zvicrën në Stožice.

Pas një barazimi ndaj Suedisë dhe një humbjeje të thellë nga Zvicra në shtator, Kek e sheh përballjen në Kosovë si përcaktuese.

“Jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në Prishtinë. Me gjithë respektin për Kosovën dhe Zvicrën, por duhet t’i fitojmë këto ndeshje nëse duam diçka më shumë”, tha ai në konferencën për shtyp në Brdo.

Tekniku paralajmëroi se skuadra duhet të tregojë fytyrën e vërtetë të saj në fushë.

“Në Bazel ishim shumë të dobët, por treguam çfarë jemi të aftë kundër Suedisë. Nëse nuk e bëjmë tani, nuk kemi të drejtë të mendojmë për Kupën e Botës. Unë besoj te kjo skuadër.”. tha ai.

Në listën e tij mungojnë për shkak lëndimesh Andraž Šporar, Jan Mlakar dhe portieri Martin Turk, ndërsa janë rikthyer Jon Gorenc Stankovič, Blaž Kramer dhe Nejc Gradišar. Po ashtu, për herë të parë është ftuar edhe portieri i Celjes, Žan Luk Leban./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​FIFA e dënon sërish Federatën Shqiptare të Futbollit

Published

on

Komisioni i Disiplinës i FIFA-s ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 10 mijë franga zvicerane, për incidente të ndodhura jashtë stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri-Letoni.

Kjo ndeshje u zhvillua më 9 shtator 2025, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026.

FSHF bën me dije se do ta apelojë këtë vendim në instancat përkatëse të FIFA-s dhe ka nisur procedurat ligjore.

Me këtë rast, FSHF u ka bërë thirrje tifozëve që në ndeshjet e ardhshme të tregojnë qytetari dhe të mbështesin Kombëtaren pa shkaktuar situata që dëmtojnë imazhin dhe interesat e saj./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Ari arrin nivel rekord pas mbylljes së qeverisë amerikane

Published

on

Pas mbylljes së qeverisë amerikane, çmimi i arit u rrit me 0.9% duke prekur një rekord historik prej 3,895.33 dollarësh. Negociatat për buxhetin midis Presidentit Donald Trump dhe demokratëve dështuan, duke shkaktuar pasiguri në tregje.

Gjatë 12 muajve të fundit, pricemimi i arit me 45.9%, duke luhatur mes 2,536.91 dhe 3,819.80 dollarësh.

Edhe pse mbyllja nuk nënkupton menjëherë krizë ekonomike, ajo krijon ndërprerje serioze në jetën publike amerikane.

Shumë punonjës federalë do të detyrohen të punojnë pa pagë, ndërsa të tjerët do të vendosen me leje të detyrueshme derisa të miratohet një buxhet i ri.

Ndërkohë, përveç pajtimeve rreth mbylljes së qeverisë amerikane, çmimet e arit vazhduan trendin e tyre në rritje, të udhëhequr nga rreziku gjeopolitik, shqetësimet mbi ekonominë globale, kërkesën e arit të bankave qendrore dhe ciklin e uljes së normave të Fed./S.K/KP/Aletihad/

Continue Reading

Të kërkuara