Sport

Zyrtare/ Ballkani mbetet pa trajner

Published

on

Ballkani nuk e ka pranuar fare mirë humbjen nga Rilindja 74 dhe eliminimin nga Kupa e Kosovës dhe menjëherë pas ndeshje ka ndarë rrugët me trajnerin Artim Pollozhani.

Pasuesi i Ilir Dajës ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe tashmë lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare te kampionit të Kosovës.

Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme. Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ballkani.

Sport

Liverpool nuk njeh kundërshtar, “të kuqtë” avancojnë në finalen e Kupës së Ligës

Published

on

By

Liverpool ka përmbysur Tottenham-in dhe ka avancuar në finalen e Kupës së Ligës. Të kuqtë triumfuan me rezultatin 4-0, duke përmbysur disavantazhin 1-0 të sfidës së parë.

Liverpool konfirmoi edhe një herë se këtë sezon është pretendent për fitimin e çdo trofeu të mundshëm, jo vetëm në Angli. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot zhvilloi një paraqitje perfekte në “Anfield”, duke shtangur Tottenham-in dhe siguruar një vend në finalen e Kupës së Ligës.

Disavantazhi prej një goli nga ndeshja e parë gjysmëfinale nuk e pengoi Liverpool-in, pasi në sfidën e kthimit realizoi një poker golash për të siguruar kualifikimin.

Fraksioni i parë, ashtu si e gjithë loja, foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Cody Gakpo në minutën e 34-të. Në atë moment, gjysmëfinalja ishte në baraspeshë, por ashtu siç ka bërë gjatë gjithë sezonit, Liverpool nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe tre herë në pjesën e dytë. Salah, Szoboszlai dhe Van Dijk ishin autorët e golave që vulosën fitoren 4-0.

Nga ana tjetër, Spurs-at nuk prodhuan asnjë rrezik për kundërshtarin, madje nuk arritën të godasin asnjëherë në portën e Kelleher-it.

Me këtë triumf, Liverpool avancon në finale, ku e pret Neëcastle, skuadër që ende nuk e ka fituar këtë trofe. Ndërkohë, të kuqtë numërojnë plot 10 tituj të Kupës së Ligës. Finalja do të zhvillohet më 16 mars në “Wembley”.

Continue Reading

Sport

Nga Barcelona në Stamboll, Ansu Fati po shqyrton ofertën e Beşiktaş-it!

Published

on

Sipas burimeve të brendshme nga Beşiktaş-i, Ansu Fati duket se është i bindur të transferohet në Turqi, pasi nuk po merr minutat që do të dëshironte nte Barcelona.

Ansu Fati, mori pjesë në seancën stërvitore të ekipit në qytetin sportiv Joan Gamper këtë të shtunë, në prag të ndeshjes së tij të LaLigës kundër Alavés. Për lojtarin 22-vjeçar, i cili nuk u thirr për ndeshjen kundër Valencia-s, është thënë se “duhet të gjejë një klub ku mund të luajë”, sipas burimeve nga Beşiktaş-i.

Sulmuesi i majtë nuk arriti të bëjë hapin përpara që dëshironte dhe nuk ka fituar stabilitet për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar gjatë karrierës së tij. Ansu po kërkon një mundësi për të luajtur në formë huazimi.

Fati tani ka një qëndrim pozitiv ndaj Beşiktaş-it dhe mund të ulet për të negociuar nëse bardhezinjtë dëshirojnë. Klubi turk paraqiti një ofertë për Barcelonën për huazimin me mundësi blerjeje rreth 2 javë më parë. Por Fati ka kontratë deri në vitin 2027 dhe nuk e priti mirë këtë ofertë, pasi po priste një interesim nga ligat e mëdha të Europës.

Beşiktaş-i ka afruar sulmuesin e ri ekuadorian Arroyo nga Independiente dhe tani do të përpiqet të sigurojë huazimin e Fati për krahun e majtë. Nëse kjo do të ndodhë, sulmuesi spanjoll do të bëhet shkok skuadre me dy futbollistë shiptarë: Ermest Muçi dhe Milot Rashica./UBTNews/

Continue Reading

Sport

​Ballkani e Drita e nisin me fitore stinorin pranveror

Published

on

By

Drita e ka mposhtur Malishevën me rezultat 2-0 duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin pranveror. Golat për Dritën i realizoi Krasniqi në minutat 61’ dhe 78.

Në anën tjetër, kampioni aktual Ballkani ka triumfuar si vendas ndaj Dukagjinit me rezultat minimal 1-0.

Drita mbetet lider i tabelës me 43 pikë, kurse Ballkani është i dyti me 36 pikë.

Continue Reading

Sport

​FIFA pezullon dy shtete nga garat ndërkombëtare

Published

on

By

FIFA ka pezulluar shoqatën e futbollit të Republikës së Kongos (FECOFOOT) dhe Federatën e Futbollit të Pakistanit (PFF), duke i ndaluar të dyja nga garat ndërkombëtare.

FIFA pezulloi FECOFOOT për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta në punët e saj, gjë që shkel detyrimet e saj sipas statuteve të FIFA-s.

Vendimi u mor në konsultim me CAF (Konfederatën e Futbollit Afrikan) pasi dy misione të FIFA/CAF u dërguan në Brazzaville”, tha FIFA në një deklaratë.

FIFA tha se pezullimi do të hiqet vetëm nëse plotësohen një sërë kushtesh, duke përfshirë kthimin e kontrollit të plotë të selisë së federatës dhe objekteve të tjera në FECOFOOT.

PFF u pezullua për shkak të dështimit të saj për të miratuar një rishikim të kushtetutës së saj që do të siguronte “zgjedhje me të vërtetë të ndershme dhe demokratike”.

FIFA e pezulloi PFF-në në 2017 dhe 2021 për shkak të ndërhyrjeve të palëve të treta. Ndalimi i fundit i saj u hoq në qershor 2022 pasi Komiteti i Normalizimit të PFF tha se kishte rifituar kontrollin e plotë të mjediseve dhe financave të federatës.

Pezullimi do të hiqet vetëm me kusht që Kongresi i PFF të miratojë versionin e Kushtetutës së PFF të paraqitur nga FIFA dhe AFC (Konfederata e Futbollit Aziatik)”, shtoi FIFA.

Kryetari i Komitetit të Normalizimit të PFF, Haroon Malik, i tha mediave lokale të enjten se: “FIFA dëshiron të bëjë disa ndryshime në Kushtetutën e PFF për ta sjellë atë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në përpjekjet e fundit, shumica e anëtarëve të sapozgjedhur të Kongresit të PFF nuk kanë rënë dakord me propozimet e FIFA-s.

Malik shtoi se të gjitha zgjedhjet kanë përfunduar dhe anëtarët e zgjedhur të Kongresit do të mbikëqyrin fazën tjetër.

Continue Reading

Të kërkuara