Aktualitet

Zvicër: Dhurata rinisë për durimin e tyre gjatë pandemisë

Published

on

Zvicra ka ndërmarrë një veprim aspak të zakonshëm për të rinjët që kanë treguar durim gjatë pandemisë.

Pandemi Covid 19 e ka sfiduar botën në të gjitha aspektet. Mbyllja totale dhe pasojat që ajo po lë pas do të na shoqërojnë me vite. Është dashur shumë durim e disiplinë për ta tejkaluar këtë situatë të paprecedentë.

Zvicra ka ndërmarrë një veprim aspak të zakonshëm për të rinjët që kanë treguar durim gjatë pandemisë.

Jenny Schweizer, këshilltarja e qytetit të Bazelit, të mërkurën e javës së kaluar ka arritur që ta kalojë nëbautoritetet e atjeshme një mocion për t’u dhënë dhurata të rinjve në kantonin zviceran të Baselit nga mosha 12 deri në 20 vjeç për përpjekjet e tyre gjatë pandemisë, dhe durimin që kanë pasur dhe po vazhdojnë ta kenë gjatë kësaj periudhe.

Ky mocion kërkon që të gjithë njerëzit ndërmjet moshës 12 dhe 20 të marrin gjëra të ndryshme, si p.sh kupon që mund të blejnë rroba me lirim të madh, koncerte, ngjarje sportive, gjithashtu do të merren në konsideratë edhe kërkesat e tyre se çfarë ata dëshirojnë.

“Tani është koha që të falënderojmë të rinjtë në kantonin tonë me një gjest të veçantë… Ata kanë treguar konsideratë për njerëzit më të prekshëm në shoqëri…”, u shpreh Schweizer për transmetuesin kombëtar zviceran SRF.

Të gjitha grupet politike në kanton mbështesin këtë propozim.

“Unë e mbështes shumë atë (si mënyrë) për të thënë faleminderit për kufizimet që janë vendosur për më shumë se një vit”, tha këshilltarja Michela Seggiani./UBTNEWS

(Lularta Buja, Media dhe Komunikim, UBT)

Bota

​Kriza demografike në sisteme arsimore, shkak emigrimi i grekëve të rinj

Published

on

Një krizë demografike po kërcënon sistemin arsimor grek në numrin ndjeshëm më të ulët të lindjeve në të gjithë vendin.

Shifrat nga mbi 118.000 në vitin 2008 në 62.500 vitin e kaluar, po përkeqësohen nga emigrimi i grekëve të rinj dhe një rënie në numrin e migrantëve që dëshirojnë të vendosen në Greqi raportojnë mediat lokale.

Kriza tashmë ka detyruar mijëra klasa dhe shkolla të mbyllen në të gjithë vendin, ndërsa regjistrimi në shkollat fillore dhe të mesme po tkurret.

Christos Bouras, rektori i Universitetit të Patras në Greqinë Perëndimore, paralajmëroi për një kolaps të afërt të hartës akademike për shkak të problemit demografik.

Regjistrimi i studentëve të vitit të parë në universitete ra nga gati 115.000 në vitin 2010 në rreth 71.000 këtë vit.

Humbja kumulative e studentëve të rinj ka arritur në 330.000”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Deri në tri orë janë pritjet në dalje të pikës në Merdarë

Published

on

Pas përditësimit të të dhënave në pikat kufitare, pritjet e gjata në disa pika vetëm se kanë filluar të zgjasin më shumë në dalje, të paktën deri në tri orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në tri orë janë në dalje të pikës kufitare në Merdarë.

Pritjet janë duke vazhduar edhe tek Dheu i Bardhë dhe Jarinje deri në 20 minuta. Kurse, dhjetë minuta pritje janë në Mutivodë.

Continue Reading

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Bota

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Published

on

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Continue Reading

Të kërkuara