Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) ka prezantua rezultatet e anketës vjetore, ku kanë marrë pjesë zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe ministrja e Tregtisë Rozeta Hajdari.
Drejtoresha e OEGjK, Nora Hasani tha se të gjitha rekomandimet e dal nga raporti do t’i komunikohen Qeverisë.
“…ky raport është i rëndësishëm që të komunikojmë edhe me qeverinë që t’i adresojmë rekomandimet. Përkundër situatës kompanitë presim zhvillime pozitive dhe të investojnë në to dhe ka nevojë Kosova për imazh të mirëfilltë jashtë vendit”.
Rozeta Hajdari, ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se ende ka shumë punë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes.
“Kriza që ka sjellë Covid ka incizua ndryshime në të bërit biznes. Pandemia ka shpejtuar edhe digjitalizimit. Dhe shpreh mirënjohje për gjithë ndërmarrësit në Kosovë. Rritja e të hyrave varet nga performanca ekonomike e Kosovës”.
“Është një studim nga instituti i Vjenës kanë sjellë prezantim për të tërhequr investime të huaja post Covid. Studimi ka treguar se interesi për të bërë biznes do të rritet me siguri. Qeveria është e përkushtuar kërkimin e zgjidhjes sa i përket zhvillimit industrial. Ne po punojmë për tregti dhe industri. Tani që jemi duke vendosur një shtet të së drejtës do të bëhemi më tërheqës nga diaspora. Ne duhet t’i marrim resurset më të mira që kemi dhe të kemi zhvillim të industrisë”.
Jan-Axel Voss zëvendësambasador i Gjermanisë tha se është e nevojshme që diasporës t’i mundësonte të investojë në Kosovë.
“Rezultate reflektojnë qeverisjen e kaluar sesa këtë Qeveri për shkak se rezultate janë zhvilluar në mars prill 2021. Duhet një involvim më shumë i diasporës për të investuar”.
Sytrime Dervisholli, analiste për politika dhe marrëdhënie me Qeverinë, tha se në anketimi janë përfshi 1 454 kompani nga të cilët 85 ishin nga Kosova, duke shtuar se gjendja aktuale në industri del të jetë e mirë.
“Rezultatet janë befasuese sepse kemi pritur përgjigje të rezervuara. Kanë plane afatgjate për punësim. 21% e kompanive kanë deklaruar se shitjet janë kthyer në komani të tyre”.
“Kosova në krahasim me vendet e rajonit ka qëndrim më pozitiv për zhvillim në të ardhmen dhe 79% do të investonin në Kosovë. Gjendja aktuale në industri në biznese 31% mirë 26% janë përgjigjur keq. Kështu që gjendja aktuale në industri është e mirë”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar për Ekonomia Online se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka marrë një “goditje të rëndë”, por, sipas tij, ajo ende nuk është zhvlerësuar. Gjithashtu, shtoi se evitimi i zgjedhjeve bëhet kur të votohet Bekim Sejdiu.
I pyetur nëse do të ketë bisedime të reja me kryetarin e LDK-së, Kurti tha se marrëveshja përbën një sukses të dy subjekteve politike dhe se ende ekziston mundësia për shmangien e zgjedhjeve dhe forcimin e institucioneve.
“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin”, deklaroi Kurti, për Ekonomia Online.
Ai theksoi se nga kjo marrëveshje politike ka dalë edhe një emër konkret për kandidat, duke iu referuar profesorit Bekim Sejdiu.
“E kjo është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.
Ndërkaq Kurti refuzoi të deklarohet nëse do të ketë kandidat tjetër për president./A.K/
Një 65-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në fshatin Ndërfushas të Mirditës, në atë që dyshohet të jetë një atentat i mirëmenduar.
Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, i cili u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij rreth orës 09:00. Ai është vëllai i Martin Bardhit, person i cili u vra për motive hakmarrjeje gjatë vitit 2023.
Pak pas ngjarjes, në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.
Policia dhe grupi hetimor kanë dalë në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e kryerësve të veprës. /E.A/
Të paktën 20 persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të rëndë në pjesën lindore të Berlinit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u nda përgjysmë.
Sipas shërbimit të zjarrfikësve, ngjarja ka ndodhur në qarkun Lichtenberg. Tramvaji dyshohet se ka goditur një shtyllë të linjës elektrike gjatë marrjes së një kthese, çka ka shkaktuar shkëputjen e mjetit dhe daljen e pjesës së pasme nga shinat.
Të gjithë të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, qarkullimi i linjave të tramvajit në atë zonë të kryeqytetit gjerman është pezulluar tërësisht. /Bild/
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar hyrjen e një arme ajrore të padeklaruar gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Arma e llojit revole ajrore “FB Record” (kalibri .177) u zbulua gjatë skanimit të bagazhit të një udhëtari që kishte kaluar nëpër “kanalin e gjelbër”, zonë kjo e destinuar për personat që nuk kanë mallra për deklarim. Për t’iu shmangur kontrolleve, pistoleta ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini e rroba.
Pas zbulimit, arma është konfiskuar dhe i është dorëzuar Policisë Kufitare për hapa të mëtejshëm, ndërsa ndaj udhëtarit kanë nisur procedurat përkatëse administrative dhe ligjore. /E.A/