Lajmet

‘Zhduket’ aktivistja afgane

Ayar është gruaja e gjashtë që u mor dhunshëm nga talibanët në javët e fundit.

Published

on

Një aktiviste afgane është marrë dhunshëm nga shtëpia e saj dhe është arrestuar nga talibanët. Një burim i tha BBC-së se autoritetet e arrestuan aktivisten Mursal Ayar në shtëpinë e saj në Kabul të mërkurën.

Ayar është gruaja e gjashtë që u mor dhunshëm nga talibanët javët e fundit, raporton BBC. Nga ana tjetër talibanët e mohuan se e kanë arrestuar atë. Një zëdhënës i tyre tha se ata po e shqyrtojnë rastin e saj.

“Ky rast sapo ka ndodhur. Ne jemi duke e hetuar”, i tha zëdhënësi i talibanëve, Bilal Karimi BBC-së.

Afganistani po përballet me frikë edhe për rastin e pesë femrave të tjera, Parwana Ibrahim, Tamana Paryani dhe tri motrat e kësaj të fundit, të cilat u zhdukën që nga 19 janari. Qe disa javë, ‘zhdukja’ e grave në Afganistan ka ngjallur reagime në internet dhe shqetësim nga grupet e të drejtave. Në mesin e janarit, aktivistet morën pjesë në protesta paqësore në kryeqytet duke bërë thirrje që grave t’u ofroheshin vende punë, studime dhe të drejta politike nën sundimin e ri të talibanëve.

Disa ditë më vonë, Paryani publikoi një video në rrjete sociale ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në apartamentin e saj.

“Më ndihmoni, talibanët erdhën në shtëpinë time”, tha ajo para se të përmbyllej videoja.

Në një intervistë të mëparshme për BBC, Suhai Shaheen, i cili shpreson të bëhet ambasadori i talebanëve në OKB, e akuzoi atë për “skena të rreme dhe xhirimin e filmave për të kërkuar azil jashtë vendit”./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Konjufca: Kosova e Shqipëria duhet të jenë bashkë të përfaqësojnë interesat e kombit shqiptar

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë është dëshmi e unitetit mes dy vendeve përballë sfidave në rajon.

Ai para të pranishmëve tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë bashkë dhe të përfaqësojnë interesat e kombit shqiptar.

Kryekuvendari kosovar përmendi edhe sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që sipas tij kishte synim dëmtimin e infrastrukturës kritike të Kosovës.

“Jemi të sulmuar drejtpërdrejt nga Serbia”, theksoi Konjufca.

Continue Reading

Lajmet

Fillon seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë

Published

on

By

Ka filluar seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Në sallën plenare janë kabinetet qeveritare të dy vendeve si dhe deputetët e grupeve parlamentarë të dy shteteve.

Pjesë e mbledhjes është edhe presidentja Vjosa Osmani.

Në mbledhjen e përbashkët të dy shteteve u pa edhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

Seancën po e udhëheqin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologia e saj nga Shqipëria, Elisa Spiropali.

Continue Reading

Lajmet

Salvini përballet me vendimin e Gjykatës pas akuzave për shpërdorim detyre në 2019

Published

on

Matteo Salvini, zëvendëskryeministri italian dhe lideri i partisë “Lega”, është përballë një vendimi të rëndësishëm gjyqësor të premten, ku akuzohet për rrëmbim dhe shpërdorim detyre për pengimin e një anijeje shpëtimi emigrantësh të ankorohej në Itali gjatë vitit 2019.

Prokurorët në Siçili kërkojnë dënimin e tij me gjashtë vjet burg, ndërsa Salvini e ka mbrojtur veten duke e cilësuar gjyqin si politik dhe duke këmbëngulur se veprimet e tij ishin për mbrojtjen e Italisë.

Në fokus të akuzave është ngjarja me anijen e OJQ-së “Open Arms”, e cila transportonte 147 emigrantë nga brigjet libiane dhe qëndroi në det për tre javë për shkak të ndalimit për t’u ankoruar në ishullin italian të Lampedusës. Sipas prokurorëve, gjendja shëndetësore e emigrantëve ishte përkeqësuar ndjeshëm. Salvini pretendon se vendimi për të bllokuar anijen ishte mbështetur nga qeveria e atëhershme, e kryesuar nga Giuseppe Conte, dhe se veprimet e tij ishin të motivuara nga nevoja për të parandaluar imigracionin e paligjshëm.

Kryeministrja aktuale Giorgia Meloni ka shprehur mbështetjen e saj për Salvini, duke theksuar se mbrojtja e kufijve nuk duhet të konsiderohet krim. Salvini ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga pozicioni i tij pavarësisht vendimit, duke theksuar se do të apelojë deri në Gjykatën e Lartë të Kasacionit nëse shpallet fajtor.

Ndërkohë, mbështetësit e Salvinit, përfshirë anëtarët e partisë së tij, po organizojnë demonstrata dhe aktivitete solidariteti në mbrojtje të tij, duke e përforcuar sloganin: “Fajtor për mbrojtjen e Italisë”.

Vendimi i gjykatës pritet të jetë një pikë kthese në karrierën politike të Salvinit dhe në diskutimin më të gjerë për politikat e emigracionit në Itali dhe Evropë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë

Published

on

By

Është përuruar rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë. Kryeministri i vendit Albin Kurti, e ka quajtur një projekt të rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe ekonominë e vendit.

Kryeministri Kurti theksoi se ‘rruga po bëhet’, duke shtuar se kjo rrugë ka filluar në vitin 2009 dhe pothuajse e ka moshën e pavarësisë së Kosovës. Ai tha se është dashur që të ndërrohet operatori ekonomik në mënyrë që të realizohet ky projekt.

Rruga Prishtinë-Mitrovicë po bëhet, ka nisur në vitin 2009, që do me thënë e ka pothuajse moshën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, është dashur që të ndërrohet operatori ekonomik në mënyrë që të ecë puna. Ky segment është nënshkruar në fund të shkurtit si kontratë dhe për 10 muaj po e përurojmë në një gjatësi prej 5 kilometra e gjysmë. Ka ngelur një pjesë shumë e rëndësishme e cila është rreth 5 kilometra Smekornicë-Mitrovicë e cila do të kushtojë rreth 15 milionë euro, janë kryer me përpikëri, me drejtësi edhe shpronësimet edhe rregullimi i trotuareve edhe gypat e ujësjellësit e kanalizimit. Është dashur të rregullohet edhe rrjeti elektrik”, tha Kurti.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Liburn Aliu theksoi se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë. Aliu ka folur edhe për realizimin e segmenteve të tjera.

Bëhet fjalë nga Stanovci deri në hyrje të Vushtrrisë 5.5 kilometra dhe do të vazhdoj deri në pjesën e Gojbulës dhe është nënshkruar marrëveshja me Fondin OPEK për 15 milionë të tjera për vazhdimin nga Smekornica deri në Mitrovicë e i cili shpresoj që do të filloj shumë shpejt me prokurim të ri. Dua të përkujtoj në vitin 2023 ka filluar prokurimi i kësaj rruge në fund të shkurtit të 2004-tës është nënshkruar kontrata dhe tash po e përurojmë këtë segment. Kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë qytetarët e Vushtrrisë në veçanti e kanë shumë më të shpejt ardhjen në qytetin e Prishtinës njëjtë po vazhdojmë edhe me projektet tjera është e rëndësishme që të gjitha projektet që po bëhen tash kanë mbikëqyrje profesionale, ka sistem më mirë të organizuar të kryerjes së punëve ndonëse vazhdojmë të kemi”, u shpreh Aliu.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, Hysen Durmishi ka detaje tjera për kontratat e këtij projketi.

Ne e kemi e gjetur një kontratë të nënshkruar e cila si pasojë për dy vite është realizuar vetëm 20% e punës jemi detyruar qe ta shkëpusim atë kontratë për shkak të një auditimi që është bërë dhe janë konstatuar shumë shkelje të cilët janë bërë dhe operatori ekonomik nuk i ka respektuar marrëveshjet me ministrinë”, u shpreh ai.

Continue Reading

Të kërkuara