Lajmet
Xhureta: Shqiptarët në Malin e Zi janë për 30% më shumë të kyçur në institucione se vitet e kaluara
Published
2 years agoon
By
Betim GashiProbleme të shumta i kanë përcjellë shqiptarët e Malit të Zi viteve të kaluara por si duket tanimë gjendja ka ndryshuar atje, pasi kanë arritur të jenë pjesë përbërëse e shtetit malazez.
Sipas drejtorit të përgjithshëm në ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat, Arben Xhureta, shqiptarët kanë bërë hapa të mëdhenj në krahasim me vitet e kaluara dhe se qëndrojnë mjaft mirë në aspektin institucional.
“Shqiptarët në Malin e Zi për momentin janë 30% të kyçur më shumë se dy vitet e kaluara, për momentin kemi një zëvendëskryeministër shqiptar, kemi tre ministra dhe kemi edhe dy deputetë që përfaqësojnë deputetët shqiptarë në Malin e Zi, deri këtu për momentin gjendja është mirë dhe do të shohim në vazhdimësi”, ka thënë Xhureta.
Ndërsa sa i përket shkollimit atje dhe mundësisë së punësimit, Xhureta ka thënë se Kosova vazhdon të jetë trampolinë për të rinjtë shqiptarë. Ai ka theksuar se formësimin e tij si jurist e ka bërë Kosovë.
“Ndër ta jam edhe unë qysh në vitin 2006 deri në vitin 2012 unë jam formuar këtu në Kosovë dhe e kam studiuar juridikun dhe kam magjistruar për të drejtën penale…dhe si kam thënë gjithmonë Kosova është zemra e shqiptarisë”, ka përfunduar ai.
Shqiptarët në Malin e Zi përbëjnë 5% të popullsisë dhe zonat me më shumë banorë me prejardhje shqiptare janë nga Ulqini, Plavë dhe Gusi, Tivar, Podgoricë dhe Rozhajë.
Lajmet
Rinumërim i votave në gjithë Kosovën, shkarkohen përfaqësuesit e partive politike në KKZ-në e Prizrenit
Published
17 hours agoon
January 19, 2026By
UBTnews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen votat për kandidatë në tërë Kosovën. Përveç rinumërimit edhe në 28 komuna tjera, u është ndërprerë mandati përfaqësuesve të subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Ky vendim erdhi pas manipulimit të votave, të cilat janë vërtetuar nga rinumërimi i votave të kandidatëve në 10 komuna të Kosovës.
Në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, është rekomanduar rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera dhe ndërprerja e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Kështu ka thënë kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i cili tha se të gjeturat do të t’i adresojnë në Prokurorinë e Shtetit.
“Sot, para mbledhjes së KQZ-së, ky raport është diskutuar në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, nga ku kanë dalë dy rekomandime kryesore: Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera; Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit. Në fund, në emër të KQZ-së, ritheksojmë se gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurorinë e Shtetit dhe në të njëjtën kohë ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor”, u shpreh Radoniqi.
Ai tha se procesi i rinumërimit të votave në 10 komunat është në zhvillim e sipër.
Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve për rinumërimit, Radoniqi tha se tregon se procesi i i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi
“Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi. Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime të mëdha tek disa kandidatë“, ka shtuar Radoniqi.
Lajmet
UBT prezanton Platformën e Reagimit të Sigurisë Kombëtare – NSRP
Published
18 hours agoon
January 19, 2026By
ubtnews
UBT ka lansuar NSRP (National Security Response Platform), një sistem interaktiv i dizajnuar për të trajnuar studentët dhe profesionistët në menaxhimin e krizave të sigurisë dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Ky sistem lejon përdoruesit të simulojnë situata reale të krizave dhe të marrin vendime strategjike në kohë reale, duke i përgatitur për sfidat komplekse të sigurimit kombëtar.
Karakteristikat kryesore të platformës:
- Simulatori Interaktiv i Krizave: Ofron simulime të detajuara të krizave kombëtare, përfshirë sulme kibernetike, kriza diplomatike dhe emergjenca të sigurisë.
- Harta Interaktive Globale: Një hartë botërore interaktive vizualizon vendndodhjen e krizave, aktorët e përfshirë dhe lëvizjet gjeografike të ngjarjeve në kohë reale, duke ndihmuar studentët të kuptojnë dimensionin gjeografik të sigurisë kombëtare.
- Sistemi i Vendimmarrjes Multialternative: Çdo krizë ofron vendime kritike me pasoja të ndryshme. Platforma analizon zgjedhjet e përdoruesve dhe ofron feedback të detajuar mbi ndikimin e vendimeve.
- Panel Administrimi: Instruktorët mund të krijojnë, modifikojnë dhe fshijnë skenarë simulimi, duke personalizuar përvojën edukative sipas nevojave akademike.
- Sistemi i Vlerësimit dhe Feedback: Përdoruesit marrin një analizë të performancës së tyre, përfshirë pasojat afatshkurtra dhe afatgjata të vendimeve, si dhe sugjerime për përmirësim.
- Skenarizimi i Ngjarjeve Dinamike: Krizat evoluojnë në mënyrë dinamike në bazë të vendimeve të përdoruesit, duke krijuar një përvojë realistike dhe të përqendruar në praktikë.
Platforma është krijuar nga UBT-CERT (Computer Emergency Response Team), e projektuar për programin e Studimeve të Sigurisë në UBT dhe ofron një mjet praktik për të kuptuar kompleksitetin e menaxhimit të krizave kombëtare. Studentët mund të testojnë strategji të ndryshme, të mësojnë nga gabimet dhe sukseset e tyre, dhe të zhvillojnë aftësi kritike të mendimit strategjik, të gjitha brenda një mjedisi të sigurt dhe të kontrolluar.
Kjo iniciativë e UBT synon të forcojë aftësitë praktike të studentëve dhe t’i përgatisë ata për sfidat reale të sigurisë kombëtare dhe teknologjive moderne.
Lajmet
Studentët e Mekatronikës në UBT realizojnë vizitë studimore në “Auto Kaçandolli” në Prishtinë
Published
18 hours agoon
January 19, 2026By
ubtnews
Studentët e vitit të tretë të programit Inxhinieri e Mekatronikës në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në kompaninë e mirënjohur “Auto Kaçandolli” në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve praktike që synojnë ndërlidhjen e dijes akademike me industrinë.

Të shoqëruar nga profesori i lëndës, Betim Shabani, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset moderne të diagnostikimit, mirëmbajtjes dhe servisimit të automjeteve, si dhe me teknologjitë bashkëkohore që përdoren në fushën e mekatronikës automobilistike.
Gjatë vizitës, përfaqësuesit e kompanisë prezantuan pajisjet e avancuara teknologjike, sistemet elektronike të automjeteve dhe mënyrën e integrimit të mekanikës, elektronikës dhe informatikës – fusha këto që përbëjnë thelbin e programit të Mekatronikës në UBT.
UBT është lider në ofrimin e programeve inovative dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit me industrinë, duke e bërë programin e Inxhinierisë së Mekatronikës një nga drejtimet më të kërkuara dhe me perspektivë të lartë punësimi.
Lajmet
Ministria e Financave me njoftim për pagën minimale në sektorin privat
Published
18 hours agoon
January 19, 2026By
UBTnews
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe njëherë janë deklaruar për çështjen e pagës minimale në sektorin privat, ku thonë se tashmë është rritur nga 350 euro bruto në 425 euro bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
Ata tregojnë për dy fazat, duke thënë se kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.
Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto.
Kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.
Institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Rinumërim i votave në gjithë Kosovën, shkarkohen përfaqësuesit e partive politike në KKZ-në e Prizrenit
REL: Mjekë dhe dëshmitarë përshkruajnë gjendjen e rëndë në Iran pas protestave
UBT prezanton Platformën e Reagimit të Sigurisë Kombëtare – NSRP
Studentët e Mekatronikës në UBT realizojnë vizitë studimore në “Auto Kaçandolli” në Prishtinë
Ministria e Financave me njoftim për pagën minimale në sektorin privat
Top 25 diktatorët në histori
Shtyhet seanca për Veliajn
Kërkohet rinumërim i plotë, ata që prekën vullnetin qytetar mund të dënohen deri në 5 vjet
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet3 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
