Aktualitet
Vuçiq nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Washingtonit për punën e Ambasadës në Jerusalem
Published
4 years agoon
By
UBT newsSot skadon afati për Serbinë për zhvendosjen e Ambasadës në Jeruslem, dakordim ky që u arrit në Washington më 4 shtator.
Ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka lënë të kuptohet se nuk do ta respektojë Marrëveshjen e Uashingtonit në të cilën është zotuar për zhvendosjen e Ambasadës së Serbisë nga Tel Aviv në Jerusalem. Vuçiq ka thënë se do të veprojnë në interes të Serbisë për këtë çështje, duke theksuar se që kur Izraeli e ka njohur Kosovën ka ndryshuar edhe qëndrimi i Serbisë.
“Ne kemi pasur marrëveshje dhe kam pasur bisedë me kryeministrin e Izraelit, qartë ia kam thënë që nuk e nënshkruaj një dokument të përbashkët me shqiptarët dhe amerikanët, por vetëm me amerikanët, dhe kjo kishte të bënte edhe me raportet e Izraelit me ne”, ka thënë Vuçiq.
Kreu i shtetit serb ka thënë se Izraeli s’mund të kërkojë diçka të tillë nga Serbia, meqë e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“Mos u shqetësoni për pozitën e Serbisë. Ne do të veprojmë në akordancë me ligjin ndërkombëtar, por edhe me interesin e Serbisë, dhe këto interesa kanë ndryshuar që kur Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ne respektojmë miqësinë me Izraelin, por respektojmë dhe vetveten. Ju s’mund të na thoni, që ne kemi njohur pavarësinë e një pjese të territorit tuaj, dhe ju vazhdoni sepse jeni nën presion nga ata që na kanë bërë presion neve, bëjeni të njëjtën”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTV.
Në fund Vuçiq ka thënë se Serbia është shtet i pavarur dhe do të vepron në interes të Serbisë.
Vendi
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Published
22 hours agoon
December 25, 2025By
Driton Iseni
Disa studentë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, nën udhëheqjen e profesoreshës Dr. Adelina Ahmeti Pronaj, realizuan një vizitë studimore në Qendrën për Zhvillim, me qëllim thellimin e njohurive praktike në fushën e shëndetit mendor dhe shërbimeve multidisiplinare.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me gamën e gjerë të shërbimeve që ofrohen në qendër, duke përfshirë mbështetjen psikologjike, sociale dhe edukative, të orientuara drejt nevojave të individit dhe familjes. Përmes prezantimeve profesionale dhe diskutimeve të hapura me stafin e qendrës, studentët u njohën me mënyrën se si funksionon bashkëpunimi ndërprofesional në trajtimin e rasteve komplekse në shëndetin mendor.
Një theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së punës ekipore mes psikologëve, punëtorëve socialë, pedagogëve dhe profesionistëve të tjerë, si një element kyç për ofrimin e një mbështetjeje gjithëpërfshirëse dhe efektive. Studentët u njohën gjithashtu me praktikat etike, qasjet bashkëkohore të ndërhyrjes dhe sfidat që shoqërojnë punën me individë dhe familje në nevojë.
Kjo përvojë praktike u vlerësua si jashtëzakonisht e vlefshme nga studentët, pasi shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike të përvetësuar në auditorë dhe praktikës reale në terren. Vizita nxiti reflektim profesional, rriti ndjeshmërinë shoqërore dhe forcoi përkushtimin e studentëve për të kontribuar në të ardhmen në fushën e shëndetit mendor.
Aktivitete të tilla dëshmojnë angazhimin e UBT-së për t’u ofruar studentëve një arsim cilësor, të orientuar drejt praktikës dhe nevojave reale të shoqërisë, duke i përgatitur ata për sfidat profesionale dhe për rolin e tyre si profesionistë të përgjegjshëm në shërbim të komunitetit.
Lajmet nga UBT
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Published
2 days agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.
Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.
Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.
Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Vendi
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Published
2 days agoon
December 24, 2025By
Driton Iseni
Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.
I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.
Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.
Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.
Lajmet nga UBT
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT vizituan SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë
Published
3 days agoon
December 23, 2025By
Driton Iseni
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT, nën organizimin e profesoreshës Besarta Sadriu dhe profesor Emrush Thaçi, realizuan një vizitë me karakter humanitar dhe edukativ në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë.
Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me punën fisnike të institucionit, i cili ofron mbështetje për fëmijët pa përkujdesje prindërore, si dhe sensibilizimi i studentëve për përgjegjësinë sociale dhe empatinë profesionale.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me funksionimin e SOS Fshatit, programet psiko-sociale të ofruara për fëmijët, si dhe rolin e psikologut në mbështetjen emocionale dhe zhvillimore të tyre. Kjo përvojë praktike dhe interaktive u shndërrua në një mësim të vlefshëm për studentët, duke i nxitur të reflektojnë mbi rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe përgjegjësisë profesionale në punën me fëmijët.
Në kuadër të kësaj vizite, studentët dhe profesorët e UBT-së dhuruan një donacion simbolik, si shprehje solidariteti dhe përkrahjeje për fëmijët dhe stafin e SOS Fshatit. Ky veprim thekson angazhimin e UBT-së për të kombinuar dijen akademike me vlerat humanitare, duke promovuar ndjeshmëri sociale dhe përkushtim profesional tek studentët.
Vizita u vlerësua pozitivisht nga të dyja palët, duke shprehur dëshirën që bashkëpunime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim zhvillimin e vlerave etike, sociale dhe profesionale te gjeneratat e reja të psikologëve.
REL: Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe
SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
