Aktualitet

FAO trajnon zyrtarët kosovarë për shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve

Publikuar

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), përmes programit për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, financuar nga Suedia, po mban trajnim dy ditor me zyrtarë ligjorë dhe përgjegjës për zbatimin e legjislacionit në pylltari.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është njohja më e mirë me përmbajtjen e legjislacionit ekzistues, identifikimi i shkaqeve të veprimeve të paligjshme në sektorin e pyjeve, shfrytëzimi më i mirë i mjeteve ligjore për të adresuar dhe zvogëluar paligjshmërinë në sektorin e pylltarisë, mundësia e përmirësimit të kornizës ligjore si dhe mekanizmave për monitorimin e shfrytëzimit të ligjshëm të pyjeve.

Sipas drejtorit të Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR, Tahir Ahmeti, shfrytëzimi joligjor i pyjeve dhe lëndës së drurit dhe zbatimi i legjislacionit të pylltarisë vazhdon të mbetet sfidë për Kosovë në 20 vitet e fundit.

“Një nga raportet që na tregon më së miri këtë çështje është raporti i inventarit pyjor, sipas të cilit shumica e masës drusore në Kosovë ose prehet në mënyrë ilegale, ose procedurat dhe praktikat e shfrytëzimit të lëndës  drusore nuk janë në harmoni me ligjin e aplikueshëm”, theksoi z.Ahmeti.
Ai ftoi pjesëmarrësit që të përfshihen në procesin e avancimit të kornizës ligjore për shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve dhe në zbatimin e saj. 

FAO po mbështet MBPZHR-në në hartimin e strategjisë së re për pylltari dhe avancimin e kornizës ligjore, në përpjekje për të përmirësuar menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve si një burim i rëndësishëm për vendin. Praktikisht, programi ka për qëllim që të ketë ndikim konkret në zvogëlimin dhe heqjen e boshllëqeve për shfrytëzimin e ligjshëm të pyjeve dhe zbatimin e ligjit në sektorin e pylltarisë, përmes ngritjes së kapaciteteve të zyrtarëve relevant për aspektet e shfrytëzimit të ligjshëm të pyjeve.

Zyrtari i FAO-s për pylltari, Ekrem Yazici theksoi se ligjshmëria e drurit është edhe kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropianit.

“Rregulloret e BE-së thonë se cdo pjesë e lëndës së drurit që shfrytëzohet duhet të vijë nga menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve, andaj ne duhet t’i menaxhojmë pyjet në mënyrë të qëndrueshme. Ligjshmëria e drurit ka shumë aspekte ligjore, institucionale e teknike. Prandaj duhet të përfshihet në proces që nga planifikimi i menaxhimi të pyjeve deri te  prerjet, transporti i lëndës, përpunimi, importimi apo eksportimi”, tha z.Yazici. 

Në trajnim, i cili parashihet të zhvillohet në katër sesione, po marrin pjesë zyrtarët përgjegjës për aspektet ligjore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Pyjore e Kosovës, Inspektorët e Pyjeve dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Gjatë diskutimeve të ditës së parë, u theksua nevoja e angazhimit më të madh të organeve të drejtësisë në trajtimin e rasteve që kanë të bëjnë më prerjen ilegale të pyjeve.

Bota

Ekonomia gjermane sheh tkurrjen vjetore të pestë radhazi të PBB-së

Publikuar

nga

Ekonomia gjermane është tkurrur me 0.2% në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë vjetore, deklaroi të martën departamenti i statistikave të vendit Destatis. Që nga fillimi i vitit të kaluar, ekonomia gjermane është tkurrur çdo vit për pesë tremujorë radhazi.

Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë, të dytë dhe të katërt, dhe 0.4% në tremujorin e tretë, në bazë vjetore. Në bazë tremujore, produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit lehtësisht me 0.2% në periudhën janar-mars.

PBB-ja u tkurr me 0.5% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Për shkak të dy rënieve të njëpasnjëshme të PBB-së, ekonomia gjermane kishte hyrë edhe në një recesion teknik vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Qeveria mban mbledhje elektronike

Merr dy vendime.

Publikuar

nga

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1.

Qeveria po ashtu ka themeluar Komisionin e Pranimit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas konkursit të shpallur me datën 14.03.2024.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, takim ‘kokë më kokë’ me presidentin Macron

Vizita bëhet me ftesë të presidentit Macron.

Publikuar

nga

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Paris me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, ku do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konkretisht, ditën e premte në orën 8:30, kryeministri Rama do të zhvillojë një mëngjes pune me Unionin e Sipërmarrësve të Francës MEDEF, nën drejtimin e z. Jean-Paul Agon, president i grupit L’Oréal dhe i komitetit Francë-Shqipëri në MEDEF, me pjesëmarrjen e 35 përfaqësuesve të kompanive prestigjoze franceze, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit. Gjatë takimit do të prezantohen disa nga fushat prioritare për investime në Shqipëri, me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe më pas kryeministri Rama do të zhvillojë takime individuale me drejtues të sipërmarrjeve pjesëmarrëse, shkruan Top chanel, transmeton KosovaPress.

Të premten, në orën 12:30, do të zhvillohet ceremonia zyrtare e mirëseardhjes, e më pas në orën 13.00, Kryeministri Rama do të mbërrijë në Pallatin Elysee, ku do të mikpritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron me të cilin do të mbajnë edhe një deklaratë për shtyp.

Më pas, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Macron do të nënshkruhen disa marrëveshje ndërqeveritare dhe memorandume mirëkuptimi mes vendeve.

Në orën 14:45, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Francez Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë mes tyre.

Axhenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Vdes ish-gazetari Arben Rugova

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit. 

Publikuar

nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Arben Rugova. Në njoftim thuhet se ai ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në disa media si Koha Ditore, Gazeta Express, Telegrafi, Gazeta Lajmi e të tjera.

Rugova punonte së fundi si Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës. Për vdekjen e gazetarit Rugova, kanë njoftuar familjarët e të ndjerit në rrjetet sociale.

AGK-ja i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara