Lajmet

Vuçiq me Von der Leyenin bisedojnë edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Von der Leyen ka treguar se në takimin në Bruksel ndër të tjera është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Vuçiq dje u takua me emisarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun., ndërsa ai është duke u takuar sot edhe me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi.

“Pata kënaqësinë të takohem me presidentin e Serbisë. Diskutuam për: luftën kundër COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, procesin e anëtarësimit ku duhet të vazhdojmë të shohim zhvillime pozitive në sundimin e ligjit, dialogun Prishtinë – Beograd dhe hekurudhën Beograd – Maqedoni e Veriut të cilët jemi të gatshëm ta mbështesim”, ka shkruar Von der Leyen.

Continue Reading

Lajmet

Pensioni i papërfunduar: A do të pranojë Szczesny të kthehet për ‘Blaugranat’?

Published

on

Barcelona po eksploron mundësinë e nënshkrimit të portierit polak Wojciech Szczesny, si zëvendësues për të dëmtuarin Marc-André ter Stegen. Edhe pse Szczesny kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli në verë, ai është i gatshëm të rikthehet mes portave dhe është në dijeni të faktit se është zgjedhja kryesore për “Blaugranat”.

Sidoqoftë, negociatat mes palëve ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, një nga pengesat kryesore është një klauzolë në kontratën e tij me Juventusin, e cila e obligon atë të kthejë paratë që ka marrë para daljes në pension, nëse vendos të nënshkruajë me një klub tjetër brenda një periudhe të caktuar.

Barcelona është duke kërkuar një zgjidhje të favorshme për të dyja palët. Klubi spanjoll ka 80% të pagës së Ter Stegen si një shumë që mund ta përdorë për një nënshkrim zëvendësues, e cila arrin në 7 milionë euro. Megjithatë, kjo shifër do të ndikojë në kufirin e pagave për sezonin e ardhshëm, duke e bërë procesin më të komplikuar.

Szczesny është i hapur për një marrëveshje, por situata e tij e kontratës dhe detyrimet financiare ndaj Juventusit do të kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe të qartë përpara se ai të mund të firmosë me Barcelonën. Tani për tani, të dy palët po punojnë për të gjetur një rrugë të mesme që do t’i lejojë portierit të rikthehet në fushë dhe klubit të përforcojë radhët e saj në një moment të vështirë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Orav me mesazh për qeveritë: Duhet t’i kryeni detyrat e shtëpisë

Published

on

By

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, në samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci ka lënë një mesazh për Kosovën e shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke thënë se “detyrat e shtëpisë” të Qeverisë duhet të realizohen për të hyrë në BE. Orav është shprehur se Qeveritë duhet ta vërtetojnë se këto detyra janë për të mirën e shtetit e jo vetëm për t’u bashkuar. Ai ka thënë se BE e ka marrë seriozisht punën e zgjerimit.

Sipas tij, nuk duhet të humben shpresat sepse askush nuk tregon data se kur do të ndodhë ky proces.

“Bashkimi Evropian po e konsideron sërish më seriozisht zgjerimin, pas gjithë atyre viteve. Para vitit 2022, vendet e Ballkanit Perëndimor dëgjuan shumë që vendi juaj është në Bashkimin Evropian, por nuk po ndodhte shumë sepse nga një raport progresi në tjetrin raport progresi. Ju nuk dëgjoni më nga Brukseli se nuk do të ketë zgjerim pesë vitet e ardhshme apo gjashtë vitet e ardhshme, në vend të kësaj, keni dëgjuar shumë shifra të ndryshme vjetore që ndoshta këtë vit duhet të ndodhë zgjerimi”, ka thënë Orav.

Për anëtarësim është i rëndësishëm edhe roli i shoqërisë civile, sepse, sipas tij, duhet të shtyjnë qeveritë dhe t’i udhëheqin në drejtimin e duhur.

“Momenti i së vërtetës vjen më 1 janar 2027, kur shohim nëse ka para në buxhetin e BE-së apo jo, sepse shumë shpejt do të fillojnë negociatat për buxhetin e ri të BE-së. Tani detyrat e shtëpisë, kjo është ajo që keni dëgjuar shumë gjithashtu. Detyrat e shtëpisë duhet të bëhen. Ky është mesazhi ynë për qeveritë, sepse është punë e vështirë të bëhen të gjitha ato reforma, sepse ato reforma nuk janë aspak popullore. Dhe qeveritë duhet të shpjegojnë se, jo, kjo nuk është për Bashkimin Evropian, por ne vetë besojmë se kjo është e mirë. Dhe roli i shoqërisë civile është jashtëzakonisht i rëndësishëm këtu, sepse ju duhet t’i shtyni qeveritë, duhet t’i udhëhiqni në drejtimin e duhur dhe kjo kritikë që po bëni është jashtëzakonisht e rëndësishme për qeveritë, për shoqëritë, dhe gjithashtu për ne”, ka shtuar ai.

Çelës për anëtarësimin sipas tij është edhe dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Tani jemi këtu në Kosovë, ju vini nga vende të ndryshme, më duhet të theksoj, natyrisht, procesin e normalizimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit përmes dialogut sepse është absolutisht një çelës. Dhe unë i di edhe pritshmëritë për komisionin e ri, përbërjen e re, por thjesht do të doja të kisha një citat tjetër nga mandati që më dhanë nga 27 shtete anëtare, dhe ai thotë ‘Duhet të promovoj një Kosovë të qëndrueshme, të zbatueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike, e cila angazhohet në bashkëpunim rajonal’ dhe do ta bëj”, ka theksuar ai.

Ndërkaq ky është edicioni i tretë i Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci, (KPDS) të titulluar: “Realitete radikale: Dinamika etno-politike dhe integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor”.

Continue Reading

Lajmet

India konfirmon rastin e parë me linë e majmunëve

Published

on

By

India ka konfirmuar rastin e saj të parë me një lloj të virusit më vdekjeprurës të mpox-it, i cili ka ngritur alarmin te zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën për ritmin e shpejtë të përhapjes.

Lloji clade Ib i virusit u konfirmua nga autoritetet shëndetësore në shtetin jugor të Keralas, pasi u zbulua javën e kaluar te një burrë 38-vjeçar, i cili kohët e fundit kishte udhëtuar në Dubai.

Të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë, Veena George përshëndeti “sistemin e fortë të kujdesit shëndetësor” të Keralas për zbulimin e rastit.

Ky lloj i virusit, i cili fillimisht u identifikua në Republikën Demokratike të Kongos, u shpall emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) muajin e kaluar pasi u përhap në katër vende.

Lloji është zbuluar që atëherë në disa vende jashtë Afrikës, sikurse Suedia dhe Tajlanda.

Mpox, i njohur më parë si lija e majmunit, është një sëmundje virale që mund të përhapet lehtësisht midis njerëzve dhe nga kafshët e infektuara./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Vuçiqi takohet me Lajçaku në ShBA, e informon për masat serbe për “mbrojtjen e serbëve” në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Vuçiq tha se me Lajçakun folën për Kosovën dhe mbijetesën e popullit serb, e po ashtu edhe për situatën në terren, për të cilën Vuçiq tha se Lajçaku e njeh shumë.

“Folëm jo vetëm për situatën në terren, të cilin ai e njeh shumë, por edhe për atë që BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare nuk po e bëjnë, e të cilat janë të obliguara për ta bërë, si dhe për atë që Serbia, brenda mundësive të saj, synon ta bëjë për t’i mbrojtur njerëzit e saj dhe të drejtën e tyre për jetë dhe liri”, tha Vuçiq.

Më tej, Vuçiq tha se Lajçakun e informoi për masat e miratuara nga Serbia për siç tha, mbrojtjen e serbëve, teksa tha se “nuk do ta lejojmë pogromin dhe persekutimin e popullatës sonë”.

“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, tha Vuçiq.

Continue Reading

Të kërkuara