Lajmet

Vitia: Synim mbetet përmirësimi i shërbimeve mjekësore

Vitia u shpreh se synim i kësaj ministrie është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme.

Published

on

Ministria e Shëndetësisë e ka për synim të vazhdueshëm përmirësimin e qasjes dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e saj. Kështu u tha në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë me OBSH-në për shënimin e Ditës Botërore të Shëndetësisë e cila këtë vit me temën “Shëndet për të gjithë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se synim i kësaj ministrie është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme.

Duke folur për investimet në shërbimet mjekësore, Vitia tha se mbetet shqetësues fakti se për shkak të gjendjes sociale, një pjesë e qytetarëve nuk kanë qasje në shërbimet shëndetësore.

“Në Kosovë synim i vazhdueshëm i MSh-së mbetet përmirësimi i qasjes dhe përballueshëmërisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor, përkatësisht mbulimi shëndetësor universal me shërbime shëndetësore. Synim po aq i rëndësishëm i MSh-sw bazuar në strukturën demografike të popullatës në radhë të parë është ruajtja dhe përparimi i shëndetit duke promovuar jetesën e shëndetshme. Në vazhdimësinë e përpjekjeve për të ngritur sasinë dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet e shërbimit, Qeveria ka rritur buxhetin këtë vit për sektorin publik shëndetësor dhe atë për barna, investime kapitale dhe burime njerëzore….Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për të trajtuar pabarazitë dhe shkaqet themelore të tyre, jemi në proces dhe do të vazhdojmë rritjen e investimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë qasje dhe sa më shumë shërbime”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenien Sociale, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku theksoi si nevojë riorganizimin për shërbimet shëndetësore.

“Ne duhet të pajtohemi se nëse të gjithë kontribuojmë nga pak ne do t’i evitojmë faktorët e riskut ata gjenetik, ambiental e ekonomik e gjithë ndotja globale, prandaj gjithë këto objektiva e qëndrueshëm që janë 17 prekin shumë prej këtyre çështjeve që ne si shtet duhet ta kemi vëmendjen duke përfshirë eliminim e varfërinë e pabarazinë sociale… Edhe pa investime të mëdha thjesht me riorganizim të punës aty disa prej problemeve mund të tejkalohen”, u shpreh ajo.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Shëndetin Publik, Naser Ramadani u shpreh se qëllimi i shënimit të kësaj dite është vetëdijesimi për veprimet urgjente për një planet të shëndetshëm. Ramadani u shpreh se në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit ka prioritet të lartë dhe i bazuar në të gjitha rekomandimet e OBSH-së.

“Në Kosovë programi i zgjeruar i imunizimit është program me prioritet të lartë, MSh ka miratuar politikat e imunizimit, planet për sigurimin e vaksinimit dhe materialit tjetër të hartuar dhe implementuara nga IKSHP dhe të gjitha programet e miratuara dhe vetë ndryshimet duke përfshirë edhe kalendarin e vaksinimit bëhen në përputhshmëri me rekomandimet e OBSH dhe në vijë me politikën e miratuar nga MSH”, theksoi ai.

Shefi i Zyrës së OBSH-së në Prishtinës, Oleksandr Martynenko u shpreh se secili qytetar duhet të ketë mundësi të barabartë për të qenë i shëndetshëm, të trajtohet kur të ketë nevojë dhe po ashtu për të parandaluar sëmundjet. Ai në emër të OBSH-së dha edhe disa porosi duke bërë thirrje për përdorim sa më të ulët të antibiotikëve si dhe rritje të shkallës së vaksinimit.

“Porosia numër një është që parandalimi është gjithmonë më i mirë sesa trajtimi, pra brenda kapaciteteve tona për të ngrënë ushqime të shëndetshme për të ngrënë më shumë ushqime vegjetariane për të qenë fizikisht aktiv dhe për të pas një jetë të shëndetshme. Porosia numër 2 që është relevante për Kosovën dhe unë e përkrah vendimin që është marr dy javë përpara së pari duhani do t’iu bëjë më të varfër dhe pastaj ngadalë dhe në mënyrë të qëndrueshme do t’iu vras juve….Vetëm profesionistët e kujdesitë shëndetësor që kanë përfunduar trajnimet duhet dhe mundet të përshkruaj medikamente dhe të jap diagnozën natyrisht do të kemi zakon për ta bërë sa më shpejt por me shëndetin nuk ka shpejt dhe papastër. Mesazhi numër 4 antibiotikët nuk trajtojnë COVID, nuk trajtojnë gripin, nuk trajtojnë dhimbjet e fytit apo gripin e shpezëve zakonisht trajtojnë infeksioneve bakteriale”, u shpreh ai.

Krahas shënimit të Ditës Botërore të Shëndetit, sot më 7 prill përkon edhe 75-vjetori i Organizatës Botërore të Kosovës.

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Komisioni miraton projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Published

on

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar me shumicë votash Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Kryetari i Komisionit, Fahrush Rexhepi, ka bërë të ditur se komisioni ka pranuar raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, i cili përmban 12 amendamente.

“Ne kemi marrë raportin nga Komisioni Funksional për Buxhet, ky raport ka 12 amendamente”, ka deklaruar Rexhepi, raporton EO.

Ndërkaq, shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit dhe i Planit të Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026 është shtyrë për mbledhjen e radhës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbytjet në Stamboll: 14-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike, mbi 2.500 raportime për motin e keq

Published

on

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Stamboll të Turqisë, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë vërshimeve.

Sipas mediave turke, i mituri me inicialet M. I. shkeli në një pellg uji në parkun Çukurbostan, në lagjen Balat të distriktit Fatih. Ai u dërgua pa ndjenja në spital, por ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin me rreth 16 milionë banorë. Janë raportuar më shumë se 1.200 raste përmbytjesh, 15 rrëshqitje dheu dhe dhjetëra raste të personave të bllokuar nga uji i rrëmbyeshëm.

Shërbimet emergjente kanë pranuar gjithsej 2.518 raportime të lidhura me kushtet e këqija atmosferike.

Sipas të dhënave, reshjet kanë prekur 808 objekte banimi, 280 ambiente biznesi dhe 76 automjete. Shtëpi, dyqane, rrugë dhe nënkalime janë përmbytur, ndërsa shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në ujë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të enjte nga ora 13:00, do të vazhdojë seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

Në seancën e mbajtur të hënën, Nika është deklaruar sërish i pafajshëm për akuzën, duke thënë para trupit gjykues: “I pafajshëm 100 për qind”.

Më 19 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Nikën me 18 vjet burgim. Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara