Lajmet

Osmani e gatshme t’i shërbejë vendit siç e kërkon Kushtetuta: Ky dokument është shumë unik

Sipas saj, nuk ka gjë më të dhimbshme për një shoqëri se sa të humbim besimin në drejtësi.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani po krenohet me faktin se Kosova është ndër vendet e pakta që garanton në mënyrë specifike të drejtat e minoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

E para e shtetit në  konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, organizuar me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës nga Grupi për Ballkan, shtoi se Kushtetuta e vendit është shumë unike dhe i mvesh presidentes detyra të rëndësishme. Ajo pohoi se është e gatshme të vazhdojë që t’i shërbejë vendit ashtu siç kërkon Kushtetuta. Sipas saj, nuk ka gjë më të dhimbshme për një shoqëri se sa të humbim besimin në drejtësi.

“Në 15 vjetorin e Kushtetutës sonë ne duhet të reflektojmë mbi ata që a përben kjo Kushtetutë bazë të mirë për ecjen përpara të vendit tonë. Me shumë krenari e themi që jemi ndër vendet e pakta që kanë një garantim të të drejtave të minoriteteve dhe të gjithë qytetarëve. Jemi vendit më vlerësimet më të larat në rajon. Një armë shumë e rëndësishme e Kushtetutës sonë është korniza institucionale. Kushtetuta jonë është tejet unike që i mvesh presidentes një detyrë të rëndësishme. Gjatë këtyre 15 vite Kushtetuta ka ndryshuar. Kemi nisur historinë e saj më mbikëqyre. Para Gjykatës Kushtetuese janë edhe amendament për Vettingun. S’ka gjë më të dhimbshme për një shoqëri se sa të humbin besimin në drejtësi. Gjersa po festojmë këtë shpreh gatishmërinë për të vazhduar në shërbim të vendit ashtu siç kërkon Kushtetuta”, deklaroi ai.

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës&Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.

Vendi

Ursula von der Leyen sot viziton Kosovën: Takime me krerët e shtetit dhe konferencë për media

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj zyrtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefja e ekzekutivit të BE-së do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit:

Në orën 12:30 pritet në takim nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ndërsa gjysme ore më vonë do të zhvilloj një takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Kurti, është paralajmëruar edhe mbajtja e një konference të përbashkët për media.

Von der Leyen e nisi vizitën e saj rajonale të mërkurën nga Tirana, ku u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Menjëherë pas Kosovës, po gjatë ditës së enjte, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ndërsa më 2 tetor do të qëndrojë në Shkup.

Në këtë agjendë zyrtare bien në sy dy mungesa: Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Ndërsa zyrtarisht është deklaruar se mënjanimi i Beogradit dhe Sarajevës lidhet me fushatat zgjedhore që po zhvillohen në këto dy vende, burime nga BE-ja bëjnë të ditur se në këtë vendim ka ndikuar edhe glorifikimi i fundit i kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Gjatë këtij udhëtimi, presidentja e Komisionit Evropian pritet të rikonfirmojë mbështetjen e fuqishme të BE-së për procesin e zgjerimit dhe përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit evropian. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

“Liria ka Emër” organizon protestë gjithëpopullore kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Kryeqyteti i Kosovës pritet të jetë sot nikoqir i një prej tubimeve më të mëdha popullore të kohëve të fundit. Platforma “Liria ka Emër” ka thirrur një protestë të gjithëmbarshme që do të nisë nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku pritet të mblidhen mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe trojet shqiptare.

Arsyeja e këtij mobilizimi masiv është shprehja e revoltës dhe papajtueshmërisë me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilin organizatorët dhe opinioni publike e konsiderojnë thellësisht të padrejtë.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale shpalli fajtorë dhe dënoi me një total prej 81 vjetësh burgim ish-drejtuesit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas këtij vendimi:

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet heqje lirie; Jakup Krasniqi u dënua po ashtu me 25 vjet burgim; Kadri Veseli u dënua me 18 vjet heqje lirie; Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Reagimet ndaj këtij aktgjykimi nuk kanë uplotësuar me deklarata politike. Tash e 15 ditë rresht, protesta dhe marshime mbështetëse për ish-krerët e UÇK-së po zhvillohen pa ndërprerë.

Akti i sotëm në Prishtinë vjen pas një varg tubimesh që kanë kapërcyer kufijtë kombëtarë. Përveç aktiviteteve të shumta brenda Kosovës, përkrahja është manifestuar fuqishëm edhe në Shkup, si dhe nga mërgata shqiptare në qytete të ndryshme të SHBA-së, Kanadasë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë.

Ndërkohë, rezistenca qytetare dhe politike nuk do të ndalet me kaq. Organizatorët kanë bërë të ditur se hapi i radhës ndërkombëtar do të jetë Brukseli, ku më 10 tetor është paralajmëruar një tjetër protestë masive përballe institucioneve të Bashkimit Evropian. /E.A/

Continue Reading

Vendi

IKShPK: Vaksinat kundër gripit sezonal arrijnë më 21 tetor, vonesa shkaktohet nga ndryshimet globale

Published

on

By

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar qytetarët se kontingjenti i vaksinave kundër gripit sezonal për sezonin 2026/2027 pritet të mbërrijë në Kosovë më 21 tetor 2026.

Sipas IKShPK-së, procesi ndërkombëtar i prodhimit të vaksinave për hemisferën veriore ka pësuar vonesa globale për shkak të ndryshimeve në përbërjen e shtameve të rekomanduara. Këto ndryshime ushtruan ndikim të drejtpërdrejtë në afatet e furnizimit si në nivel global ashtu edhe në vendet e rajonit, duke bërë që mbërritja e tyre në Kosovë të shtyhet për 21 ditë nga afati i parashikuar.

Instituti bëri me dije se po përcjell nga afër këtë proces dhe se me të pranuar kontingjentin do të njoftojë publikun për nisjen zyrtare të procesit të imunizimit.

“IKShPK po përcjell nga afër procesin e furnizimit dhe, pas pranimit të vaksinave, do të njoftojë qytetarët dhe institucionet shëndetësore për fillimin e vaksinimit kundër gripit sezonal. Qytetarët do të informohen në kohë për vendet dhe oraret e vaksinimit, pas përfundimit të procedurave të pranimit dhe shpërndarjes së vaksinave në institucionet shëndetësore”.

Me këtë rast, IKShPK u ka shprehur falënderim qytetarëve për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

 

Continue Reading

Lajmet

Rusia kërcënon NATO-n me armë bërthamore për rajonin e Kaliningradit

Published

on

By

Rusia i ka dërguar një paralajmërim të ashpër NATO-s, duke bërë të ditur se është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin e saj ushtarak, përfshirë armët bërthamore, nëse aleanca perëndimore ndërmerr hapa për të izoluar apo shkëputur enklavën ruse të Kaliningradit.

Në një dokument konfidencial (“non-paper”) të dërguar NATO-s, të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters, Moska akuzon aleancën për një “kurs të rrezikshëm dhe të pamatur” që rrit rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë ushtarak.

Në dokumentin diplomatik joformal, Moska bën të qartë se përgjigja ushtarake mund të përfshijë goditje të drejtpërdrejta brenda territorit të vendeve anëtare të NATO-s që nga fillimi i çdo përshkallëzimi:

“Rusia do të jetë gati të përdorë të gjithë arsenalin e forcave dhe kapaciteteve në dispozicion të saj, duke përfshirë armët bërthamore, për të mbrojtur territorin e saj nëse vendet e NATO-s ndërmarrin ndonjë përpjekje që synon izolimin e Rajonit të Kaliningradit nga pjesa tjetër e vendit.”

Dokumenti nëvizon gjithashtu mundësinë e “sulmeve ruse kundër qendrave të vendimmarrjes në shtetet anëtare të aleancës që nga fillimi i konfliktit.”

Përveç paralajmërimit konfidencial, ambasadat ruse në të paktën tre shtete evropiane kanë lëshuar deklarata publike gjatë tre ditëve të fundit. Ato akuzojnë NATO-n për nxitje të tensioneve përmes stërvitjeve ushtarake dhe skenarëve operativë që përfshijnë Kaliningradin — territorin e militarizuar rus që ndodhet gjeografikisht midis Polonisë dhe Lituanisë.

Nga ana tjetër, diplomatët rusë hodhën poshtë pretendimet e vendeve perëndimore se Moska përbën kërcënim apo se po përgatit sulm ndaj ndonjë anëtari të NATO-s, si dhe mohuan akuzat për udhëheqjen e një “lufte hibride” përmes sabotimeve në Evropë. Sidoqoftë, pala ruse nënjëzogoi se çdo cenim ndaj Kaliningradit do të përballet me “përgjigjen më të fortë të mundshme”.

 

Continue Reading

Të kërkuara