Kulturë
Vila në filmin “House of Gucci” jepet me qira
Vila Balbiano është listuar në Airbnb dhe është një nga rezidencat më të mëdha të zonës.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiVila luksoze që është përdorur në filmin “House of Gucci” është e disponueshme për t’u marrë me qira nga kushdo që ka mundësi.
Prona, që ndodhet në Liqenin e Komos (Itali), shfaqet disa herë në filmin e ri, ku interpreton edhe Lady Gaga.
Vila Balbiano është listuar në Airbnb dhe është një nga rezidencat më të mëdha të zonës, me 6 dhoma gjumi dhe 6 tualete. Gjithashtu, ka edhe një pishinë në ambientet e jashtme.
You may like
Kulturë
111 vjet nga dorëheqja e Ismail Qemalit si kryeministri i parë i Shqipërisë
Published
2 hours agoon
January 22, 2025By
UBT NEWS111 vjet më parë, më 22 janar 1914, Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë, dha dorëheqjen nga posti, duke lënë pas një periudhë të pasigurt dhe turbulente për vendin. Ky akt shënonte një moment kyç në historinë e shtetit shqiptar, i cili kishte shpallur pavarësinë vetëm disa vjet më parë.
Studiuesi Evarist Beqiri, autor i librit “Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit”, sjell një pasqyrë të detajuar të këtij akti, duke përshkruar letrën që Ismail Qemali i dërgoi prefektit të Elbasanit, Aqif Pashës, në fillim të vitit 1914, vetëm pak ditë para dorëheqjes së tij. Në këtë letër, Qemali analizonte me qartësi situatën politike të Shqipërisë dhe theksonte sfidat e mëdha që ndodhnin brenda vendit, duke theksuar: “Shqipërinë e shpëtuam, por nuk e durojmë dot njëri-tjetrin.”
Dorëheqja e Ismail Qemalit krijoi një boshllëk të thellë, pasi administrata e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit nuk arriti ta mbushte atë, duke shkaktuar pasiguri të mëtejshme. Pas këtij akti, Qemali dhe familja e tij u larguan nga Vlora dhe shkuan fillimisht në Itali dhe më pas në Francë. Edhe pse në një situatë dramatike, Ismail Qemali nuk humbi shpresën dhe e shihte largimin si një periudhë të përkohshme. Ai u dha këshilla njerëzve të tij për të vazhduar bashkëpunimin, duke thënë se një ditë “do të vinte ora e bardhë e fatit të Shqipërisë.”
Studiuesi Beqiri paraqet edhe procesverbalin e dorëheqjes së Qemalit, ku thuhet se, për të shpëtuar Shqipërinë nga përçarjet dhe anarkia, Ismail Qemali kërkoi që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit të merrte pushtetin, duke e deleguar atë për të administruar vendin. Ky akt u pranuar me respekt nga Komisioni, dhe u shënua si një hap për të stabilizuar Shqipërinë në atë periudhë kaotike.
Aqif Pasha, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ismail Qemalit, i dërgoi një telegram ku e vlerësonte lartë aktin atdhetar të Qemalit dhe shërbimin e tij të çmuar për Shqipërinë.
Pas dorëheqjes, Ismail Qemali kaloi një periudhë pushimi në Nicë, përpara se të kthehej në Shqipëri në maj 1914. Pavarësisht zhgënjimit të tij nga zgjedhjet e Fuqive të Mëdha për një sovran anonim, Qemali e mbështeti këtë vendim, duke shpresuar që ai do të çonte në një stabilizim të vendit. 111 vjet pas këtij momenti historik, dorëheqja e Ismail Qemalit mbetet një ngjarje kyçe në rrugën e mundimshme të krijimit të shtetit shqiptar të pavarur./UBTNews/
Kulturë
Elena Gjika, shqiptarja e shquar e shekullit të 19-të
Published
5 hours agoon
January 22, 2025By
UBT NEWSMë 22 janar të vitit 1828, në Bukuresht, erdhi në jetë një nga figurat më të shquara të kulturës dhe letërsisë shqiptare dhe evropiane të shekullit të 19-të, Elena Gjika, e njohur më gjerësisht me emrin e saj letrar Dora D’Istria. Ndonëse lindur në kryeqytetin rumun, rrënjët e saj shqiptare, pasioni për atdhenë dhe angazhimi për çështjet kombëtare, gjithmonë do të mbeteshin një pjesë e pandashme e veprës dhe jetës së saj.
Elena Gjika u rrit në një familje të shquar dhe të kultivuar, që ishte një burim i pasur frymëzimi intelektual. Ajo ishte e bija e Mihal Gjikës, një njeri i njohur për kontributin e tij në kulturën rumune, themelues i muzeut të parë kombëtar në Rumani, dhe e Katarina Gjikës, një grua e shquar për përkthimet dhe veprat letrare. Ky ambient, që bashkonte pasionin për dijen dhe trashëgiminë kulturore, i dha Elenës mundësinë të zhvillohej si një mendimtare e fuqishme, me një horizont të gjerë dhe të pasur.
Studimet e thelluara në universitetet më të njohura të Evropës, në Austri, Itali dhe Gjermani, do t’i mundësonin asaj një formim të jashtëzakonshëm, duke e bërë një figurë të njohur të letërsisë dhe filozofisë evropiane. Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1849, Elena Gjika u kthye në Bukuresht dhe, pas disa viteve, u martua me dukën rus Aleksandër Kolstov-Massalski. Kjo periudhë e jetës së saj e kaloi në Rusi, ku, pas humbjes së bashkëshortit, ajo vazhdoi të shkruante dhe të kontribuonte në fushën e studimeve dhe publicistikës, duke realizuar një sërë udhëtimesh që e çuan në vende të ndryshme të Evropës.
Vepra e saj e parë, “Jeta monastike në Kishën Lindore” (1855), e shfaqte Elenën si një mendimtare që kundërshtonte shtypjen e grave dhe të minoriteteve fetarë, duke apeluar për një reformë të thellë të urdhrave të manastirit. Tematika e barazisë gjinore ishte gjithashtu një nga pikat kyçe të veprës së saj. Në librat “Gratë në Orient” (1859) dhe “Rreth grave, nga një grua” (1869), ajo trajtonte tema të rëndësishme si emancipimi i grave në Lindjen e Mesme dhe diferencat mes Evropës Jugore dhe Gjermanisë në trajtimin e gruas. Ajo ishte një zë i fuqishëm për të drejtat e grave, duke denoncuar padrejtësitë dhe duke kërkuar një shoqëri më të barabartë.
Elena Gjika e kaloi pjesën më të madhe të jetës nëpër udhëtime dhe studime, por gjithmonë Shqipëria mbeti në qendër të mendimeve dhe pasionit të saj. Ajo ishte një personalitet që, përmes veprave të saj, e mbajti të gjallë lidhjen me atdhenë, duke e paraqitur atë në dritën e kulturës dhe historisë evropiane.
Elena Gjika vdiq në Firence më 17 nëntor 1888, në moshën 60-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer intelektuale dhe kulturore, e cila do të frymëzonte breza të tërë për të ardhmen. Ajo mbetet një nga emrat më të ndritur të letërsisë shqiptare dhe një ndër figurat më të shquara të shekullit të 19-të, që la një shenjë të pashlyer në historinë e mendimit evropian dhe shqiptar./UBTNews/
Kulturë
Vdes John Sykes, kitaristi që formoi tingujt e Whitesnake dhe rock-ut të vitëve ’80
Published
1 day agoon
January 21, 2025By
UBT NEWSKitaristi britanik i rock-ut, John Sykes, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, pas një beteje të vështirë me kancerin, raporton BBC. Lajmi i trishtë u njoftua përmes një deklarate në faqen e tij të internetit, ku thuhej se ai “u nda nga jeta pas një periudhe të vështirë shëndetësore”.
Në njoftim theksohej se Sykes ishte një “burrë i kujdesshëm, i sjellshëm dhe karizmatik”, dhe gjatë ditëve të tij të fundit ai shprehu një dashuri dhe mirënjohje të sinqertë për fansat e tij, të cilët e mbështetën gjatë gjithë karrierës së tij.
John Sykes është një nga emrat më të njohur të muzikës rock, dhe ishte pjesë e dy albumeve të njohura të grupit Whitesnake, ku ai bashkë-shkroi disa nga këngët më të famshme të grupit, përfshirë hitet “Still Of The Night” dhe “Is This Love”. Kontributi i tij në muzikën rock është i paharrueshëm, dhe ndikimi i tij është ndjerë nga shumë artistë dhe fansa gjithandej botës.
Sykes e filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1980 me grupin heavy metal Tygers Of Pan Tang, ku ai regjistroi dy albume përpara se të bashkohej me Thin Lizzy në vitin 1982. Megjithatë, kulmi i karrierës së tij erdhi në vitin 1984, kur ai u bashkua me Whitesnake me ftesë të themeluesit dhe frontmanit David Coverdale. Kontributi i tij në albumet e grupit ishte i jashtëzakonshëm, veçanërisht në albumin Slide It In dhe albumin e titulluar thjesht 1987, i cili u bë një sukses kritik dhe komercial, duke siguruar një vend të qëndrueshëm në historinë e rock-ut.
Lajmi i vdekjes së John Sykes ka trishtuar shumë fansa të muzikës rock dhe kolegë të tij. Kitaristi i Guns N’ Roses, Slash, ndau një foto të Sykes duke performuar dhe thjesht shkroi: “RIP”.
Karriera e John Sykes do të mbahet mend për ndikimin e tij të fuqishëm në skenën muzikore dhe për krijimin e disa nga këngët më të dashura të muzikës rock./UBTNews/
Kulturë
100-vjetori i shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë
Published
1 day agoon
January 21, 2025By
UBT NEWSShqipëria u shpall për herë të parë Republikë parlamentare më 21 janar të vitit 1925, një ngjarje e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, që shënonte kalimin nga një sistem monarkik në një sistem qeverisjeje demokratike, edhe pse i kufizuar nga koha dhe mundësitë e momentit.
Forma e re e qeverisjes u bë e mundur pas miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, e cila u mblodh në mars të vitit 1925, pesë vjet pas Kongresit të Lushnjës (21 janar 1920), një ngjarje e rëndësishme që kishte vendosur themelet e pavarësisë së Shqipërisë. Shpallja e Republikës Parlamentare ishte një hap i madh përpara në konsolidimin e shtetit shqiptar dhe përpjekjet për krijimin e një rendi të brendshëm të qëndrueshëm.
Këtë vit, kujtohet figura e Ahmet Zogut, i cili u zgjodh për të ushtruar detyrën e kreut të shtetit, një pozicion që i dha mundësinë të drejtonte politikën dhe administratën e shtetit. Një ndër vendimet më të rëndësishme të këtij periudhe ishte shfuqizimi i Këshillit të Lartë, një organ që kishte pasur ndikim në administratën shtetërore, dhe në vend të tij, formimi i institucioneve të tjera, sipas frymës së Kushtetutës.
Në këtë periudhë, Statuti i Republikës Shqiptare sanksionoi konsolidimin e pavarësisë së vendit dhe ndihmoi në jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese, të cilat ishin thelbësore për një shtet të ri dhe të paqëndrueshëm si Shqipëria. Në këtë dokument ligjor, u miratuan dhe u ligjëruan parimet themelore të sistemit demokratik, duke përfshirë ndarjen e pushteteve, liritë dhe të drejtat e njeriut, që ishin hap pas hapi për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë.
Një ndër arritjet më të mëdha të kohës ishte miratimi i Kodit Penal, një instrument i rëndësishëm për rregullimin e jetës shoqërore dhe për parandalimin e veprave kriminale. Ky kod i dha shtetit shqiptar mjetet ligjore për të ndëshkuar veprimet që e kërcënonin rendin e brendshëm dhe stabilitetin e tij.
Mandati i presidentit të Republikës ishte i përcaktuar për 7 vjet, një periudhë që synonte krijimin e stabilitetit dhe zhvillimin e institucioneve shtetërore. Sidoqoftë, ky sistem republikan i qeverisjes do të kishte jetëshkurtër, pasi në shtator të vitit 1928, Ahmet Zogu shpalli veten si mbret të shqiptarëve, duke i dhënë fund kësaj forme qeverisjeje dhe duke e zëvendësuar me një monarki.
Në këtë 100-vjetor të shpalljes së Republikës parlamentare të Shqipërisë, është e rëndësishme të vlerësojmë përpjekjet e atij periudhe për ndërtimin e institucioneve shtetërore dhe konsolidimin e pavarësisë, të cilat i dhanë shtetit shqiptar mundësinë të përballej me sfidat e kohës./UBTNews/
Përgatitja profesionale e studentëve të kontabilitetit përmes aktiviteteve praktike në UBT
Abdixhiku pas takimit me Hargreaves: Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar
Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra
Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë
Emmanuel Macron u bën thirrje vullnetarëve të rinj për të ‘përforcuar’ ushtrinë franceze
Trump: Nëse Elon Musk do të blejë TikTok-un e mirëpres këtë vendim pozitiv
Huamarrja në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të lartë në katër vjet
Scholz dhe Macron takohen pas kthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë
Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!