Lajmet

Ushtria izraelite tha se vrau komandantin e Hamasit dhe dy ushtarë të tjerë

Publikuar

Ushtria izraelite tha se vrau tre anëtarë të Hamasit, në mesin e tyre edhe një komandant, derisa ofensiva e saj në Bregun Perëndimor hyri në ditën e tretë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të premten se vranë Wissam Khazemin, të cilin e përshkruan si liderin e Hamasit në qytetin e Jeninit, nga një shkëmbim zjarri me armë pasi ai u identifikua “në një automjet në zonë”. Ushtria tha se ka gjetur armë dhe para në automjet. Ushtria izraelite tha se dy të tjerë u vranë teksa po përpiqeshin të largohen nga automjeti.

Që nga e premtja, 19 palestinezë janë vrarë gjatë një operacioni të gjerë ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor që përfshin qytetet Jenin, Tubas dhe Tulkarem, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë dhe grupeve palestineze.

Gjithsej 11 militantë palestinezë janë vrarë në operacionin izraelit./UBTNews/

Lajmet

10 studentë të UBT-së suksesshëm përfundojnë praktikën profesionale në Coca Cola

Publikuar

nga

Pas një periudhe të përkushtuar dhe të mbushur me mësime të vlefshme, 10 studentë të UBT-së kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale në Coca-Cola HBC Kosova. Ky është një moment i veçantë për ata, si dhe për universitetin, që vazhdon të angazhohet për përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Studentët Melisa, Rinesa, Rroni, Milaimi, Dijari, Elsa, Brilanti, Orgesa, Hamza dhe Oresti kanë pasur mundësinë të fitojnë njohuri të reja dhe eksperiencë të jashtëzakonshme gjatë kësaj praktike. Ata kanë zhvilluar aftësi të rëndësishme që do t’i ndihmojnë në karrierën e tyre të ardhshme, duke u përgatitur për sfida të reja në botën e punës.

Ky sukses është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes UBT-së dhe Coca-Cola HBC Kosova, një partneritet që ofron mundësi të shkëlqyera për studentët. Kjo praktikë jo vetëm që i ndihmon ata të zbatojnë njohuritë e marra në mësime, por gjithashtu u ofron një ambient profesional ku mund të zhvillojnë aftësi praktike në një nga kompanitë më të njohura ndërkombëtare./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Bashkohuni me liderin e arsimit: Regjistrohu në UBT!

Publikuar

nga

UBT njofton se ka hapur thirrjen e fundit për regjistrime në programet në Bachelor. Kjo është mundësia juaj për t’u bashkuar me liderin e arsimit në rajon dhe për të përfituar nga një përvojë edukative e jashtëzakonshme.

UBT ofron një kurrikulë të pasur dhe të strukturuar, e cila është krijuar për të përmbushur nevojat e tregut të punës. Me një staf profesional dhe ekspertizë ndërkombëtare, studentët do të kenë mundësinë të mësojnë nga më të mirët në fushat e tyre. Infrastruktura e avancuar e universitetit ofron ambiente moderne për mësim dhe praktikë, duke siguruar një eksperiencë të plotë dhe cilësore për çdo student.

Disa nga programet që mund të përfshiheni janë:

  • Media dhe Komunikim
  • Gjuhë Angleze
  • Aktrim
  • Muzikë Moderne
  • Prodhim Digjital dhe Menaxhment
  • Shkenca Politike
  • Studime të Sigurisë
  • Juridik
  • Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë
  • Inxhinieri e Energjisë
  • Turizëm
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
  • Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit

Mos e humbni këtë mundësi të shkëlqyer! Vendet janë të kufizuara, prandaj regjistrohuni sa më shpejt për të siguruar vendin tuaj.

Bashkohuni me UBT dhe bëhuni pjesë e një komuniteti akademik që promovon inovacionin dhe suksesin. Udhëhiqni në çdo profesion me profesionalizëm dhe përgatituni për të ardhmen që e meritoni!

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Dështimi i takimit të dialogut në Bruksel, s’shihen zhvillime të reja në horizont

Publikuar

nga

Mungesa e takimit trepalësh të martën në Bruksel, në kuadër të dialogut po konsiderohet një dëshmi më shumë për dështimin e këtij procesi, nën ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosalv Lajçak.

Partitë opozitare, shprehen skeptike se do të ketë diçka konkrete në muajt në vijim drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, derisa Kosova është në prag të zgjedhjeve dhe emisarit Lajçak po i përfundon mandati. Në anën tjetër, në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje kërkojnë nga Bashkimi Evropian të ketë qasje të balancuar në këtë proces. Sipas tyre, BE-ja duhet të insistojë që Serbia të tërheq letrën ku atakon pikat që ia konfirmojnë shtetësinë Kosovës si dhe të nënshkruajnë ujdinë e Ohrit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu thotë se Kosova duhet të tregohet palë konstruktive në dialog, mirëpo assesi duke diskutuar tema të brendshme në Bruksel.

“Nuk pres që të ketë zhvillime të reja edhe për shkak të barrikadimit të dy palëve në proces dhe për shkak të kontekstit zgjedhor që do të ketë Kosova me 9 shkurt. Natyrisht do të ishte e rëndësishme që Kosova në proces të dialogut si palë konstruktive dhe e rëndësishme të përfitonte. Zhvillimet e Kosovës dhe Serbisë në dialog do të jenë deteriminuese edhe në çështje të integrimit në Bashkimin Evropian. Procesi i dialogut Kosovë-Serbi do të jetë i determinues edhe për procesin e zgjerimit por edhe të ardhmen tonë integruese. Kosova duhet të jetë e vetëdijshme që të jetë më bashkëpunuese”, thekson Deliu.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, deklaron se emisari Lajçak ka tentativa për takime në nivel të kryenegociatorëve vetëm për shkak të arsyetimit të punës së tij, kur është në përfundim të mandatit.

Sipas saj, në këtë proces s’pritet të ketë progres pasi Kosova gjendet veçse në proces zgjedhor, derisa akuzoi kryeministrin Kurti se ka bërë koncesione të mëdha në dialog me pranimin e marrëveshjes së Brukselit dhe draftit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Lajçak po mundohet, meqenëse është në fund të mandatit, pasi tani do të ketë konfiguracion tjetër BE-ja dhe janë në fazën e konstituimit të institucioneve. Ai mundohet të arsyetoi mandatin e vet me përpjekje për takime të ndërsjella, duke ditur se nuk do të pranojnë palët. LVV-ja dhe zotëri Kurti do të mundohen me populizma duke i refuzuar agjendën, ndërsa ne e dina se që katër vite le që ka dialogu, por ka bërë koncesione të mëdha. (Kurti) Ka pasur një dialog pa parime dhe një dialog që nuk ka qenë transparent”, thekson Kadrijaj.

Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë se pavarësisht tentimeve të Lajçak për takime trepalëshe në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel, është koha e fundit që BE-ja të veprojë drejt në dialog, duke i kërkuar Serbisë të nënshkruajë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit dhe të tërheq letrën e dërguar nga ish kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

“Nëse kërkohet që të ketë dialog duhet që të dy palët të pranojnë të njëjtin dokument dhe të qëndrojnë brenda kornizave të atij dokumenti. Nëse njëra palë nuk është aty, unë mendoj se BE-ja duhet të drejtojë orientimin e saj kah kjo palë dhe të bëjë të njëjtën që të rikthehet në marrëveshjen bazike në mënyrë që të ecim përpara më procesin e dialogut. Në të kundërtën nuk kemi ndonjë arsye për dialoguar me një shtet që ka bërë një sulm terrorist për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës…Është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i hap sytë dhe të veprojë drejt dhe saktë sa i përket qasjes në procesin e dialogut”, thekson ajo.

Pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shprehu keqardhjen që s’ka pasur një takim të tillë për të trajtuar siç tha çështjet urgjente.

Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi akuzoi homologun e tij serb, Petar Petkoviq se takimi s’ka ndodhur për fajin e tij pasi s’ka pranuar agjendën e diskutimit të dakorduar me ndërmjetësin Lajçak. Të njëjtën gjë e bëri edhe Petkoviq ndaj Bislimit.

Krahas këtyre, Bislimi bëri të ditur se Serbia nuk ka tërhequr letrën nga Brukseli, pavarësisht deklaratës së Lajçak në Prishtinë se e njëjta e ka bërë një gjë të tillë.

Pas takimeve bilateraleve të palëve me Lajçak është raportuar se Bislimi dhe Petkoviq kanë pasur takime të ndara edhe në selinë e NATO-s në lidhje me urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kryetari Konjufca priti në takim Shefin e Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në takim u diskutuan çështje të bashkëpunimit midis Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, sa i përket fushës së sundimit të ligjit, nga perspektiva e aktualitetit dhe synimeve të përbashkëta për ligjshmëri të kudogjendur, demokraci vibrante dhe stabilitet afatgjatë.

Bashkëbiseduesit theksuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim të vazhdueshëm e gjithnjë e më substancial, me qëllimin përparimin gjithnjë e më të madh në drejtim të sundimit të ligjit.

Kryetari Konjufca e falënderoi z. Giovanni Pietro Barbano për vizitën, duke e vlerësuar kontributin e Misionit të BE-së në Kosovë. Ai u shpreh se ky kontribut i ka dhënë efektet e tij edhe në kapacitetet e Republikës së Kosovës për t’u përballur me të gjitha sfidat që gjenden përpara.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, duke shprehur gatishmëri dhe angazhimin për bashkëpunim gjithnjë e më të thellë në drejtim të sundimit të ligjit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara