Shëndeti

Ushqimi që forcon dhëmbët tuaj

Vezët janë të rëndësishme për të pasur dhëmbë të fortë.

Published

on

Veza hyn te ushqimet e pasura me vlera ushqyese dhe përveç se të jep ndjesinë e ngopjes, forcon edhe dhëmbët.

Vezët janë një burim natyror i vitaminës D, që janë të rëndësishme për të pasur dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm.

Kjo realizohet duke ndihmuar në përthithjen e kalciumit, i cili është i rëndësishëm për kockat, shëndetin e zemrës apo përmirësim.

Shëndeti

Çfarë të bëni kur vuani nga tensioni i ulët?

Published

on

Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale.

Për to rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë si dhe me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla nëse vuani nga tensioni i ulët:

 Bëni një gjumë të mirë – Flini dhe ushqehuni shëndetshëm. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë.

Jo shumë kafe – Personat me tensionin e ulët të gjakut janë pires të kafes, ata nuk mund të zgjohen nëse nuk marrin kafeinë . Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.

Qëndorni  në  lëvizje – Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim a vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

Ilaçet – Ekzistojnë metoda të ndryshme alternative të shërimit. Preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit. /UBT News/

Continue Reading

Shëndeti

Ja 3 metodat që zhdukin herpesin në buzë brenda ditës

Published

on

Jeni zgjuar në mëngjes, keni parë veten në pasqyrë e kuptuat se diçka nuk shkon. Një mini plagë është shfaqur në pjesën anësore të buzës suaj, gjë të cilën nuk e konstatuat dje a pardje! Doli kaq shpejt dhe në mënyrë të befasishme!

I ftohti është një nga faktorët kyç që ndikon në shfaqjen e herpesit në buzë, sidomos këtë periudhë të vitit. “Për momentin 50-80% të amerikanëve janë të ekspozuar ndaj këtij virusi”, thotë Sonia Batra, dermatologe e certifikuar në New York. Si eksperte e kësaj fushe, ajo ka gjetur metodat se si ta qetësojmë, trajtojmë dhe parandalojmë shfaqjen e herpesit në prag të periudhës më të ftohtë të vitit.

Simptomat:

Ato janë të ndryshme për individë të ndryshëm. Shfaqja e një inflamacioni në pjesën e brendshme të gojës, te buza i ngjan gati një plage të hapur, ose plagë e ftohtë siç e etiketojnë ndryshe dermatologët. Ndjesia që të jep është si pickim nga shpimi i gjilpërave, kruarje e djegie rreth buzëve për më shumë se dy javë. Kaq zgjasin simptomat e herpesit. Këto mini puçra janë të mbushura me lëng ose gjak, por pasi shpërthejnë në sipërfaqe krijohet një plagë e thatë dhe e hapur.

Si ti trajtojmë?

Herpesi është ngjitës e kjo nuk ka dyshim! Deri në momentin që nuk është zhdukur plotësisht, herpesi është si rrezik faktik për t’ju ngjitur personave të tjerë me të cilët keni kontakte çdo ditë.

Dermatologia rekomandon që pacienti të bëjë gjumë mjaftueshëm gjatë kësaj periudhe, sepse kjo forcon sistemin imunitar. Plagët e pranishme në një trup që është nën stres, kanë tendencën që të mos shërohen.

Përdorni fasha të ftohta ose kube akulli për të reduktuar enjtjen dhe skuqjen, dhe konsideroni si zgjidhje mjetet rrethanore në shtëpi.

Produktet e bletës si hoje apo mjalti si edhe gjethet e aloe verës janë ideale dhe praktike për të shëruar herpesin brenda ditës.

Continue Reading

Shëndeti

Pse ju lotojnë shpesh sytë dhe si të veproni?

Published

on

Lotët janë të domosdoshëm për sytë, pasi largojnë toksinat e dëmshme nga sytë dhe i ndihmojnë ata që të jenë më të shëndetshëm.

Jo vetëm kur qani, por edhe kur qeshni apo qëndroni në dritë, lotët rrjedhin më lehtë nga sytë duke mos krijuar ndonjë shqetësim.

Mbushja e syve me lot pa ndonjë arsye të veçantë mund të jetë një shqetësim shëndetësor të cilit duhet t’i kushtoni rëndësi.

Në këtë artikull ju tregojmë disa arsye pse ju lotojnë sytë dhe si të kujdeseni për to.

Probleme me gjëndrat meboiane – Këto kanale apo gjëndra, janë të vendosura poshtë syve e prodhojnë një substancë vajore e cila përbën pjesën yndyrore të lotit. Sa më pak nga kjo substancë që të prodhohet aq më të thata do të ndihen sytë tuaj, duke shtuar këshu nevojën e trupit për të prodhuar lotë. Kështu jo pak herë do ta gjeni veten duke lotuar pa ndonjë faktor të jashtëm që j’ua shkakton këtë.

Keni sy të thatë – Edhe nëse gjëndrat meboiane që shpjeguam funksionojnë siç duhet sërish vuani nga tharja e syve. Ky problem prek jo pak njerëz e vjen si pasojë e shkaqeve të fshehura si: Artriti reumatoid, inflamacioni, medikamente të ndryshme, duhapnpirja a era e fortë.

Bllokimi i kanaleve të lotëve – Lotët prodhohen nga gjëndrat e lotëve, për të rrëshqitur në vrimat e vogla që ndodhen në cepin e syve nga ku dalin lotët. Kur këto kanale bllokohen me lotë rrjedhin papushim nga vrimat e vogla që keni duke ju lënë me sy që lotojnë vazhdimisht.  Për ta zgjidhur këtë problem duhet të këshilloheni me një mjek specialist pasi në rast infeksioni duhet të kurohet me antibiotikë.

Alergjitë – Si alergjitë ashtu dhe gripi shkaktojnë rrjedhje të pa vullnetëshme të syve. Sa më shumë të qëndroni larg gripit apo elementëve që ju shkaktojnë alergji aq më larg do të mbani dhe sytë e lagësht.

Konjuktiviti – E quajtur edhe “sytë e kuq” kjo sëmundje mund të jetë pasojë e gripit apo infeksioni të syve. Shkakton dhimbje, lot, kruarje të syve dhe një sërë simptomash të tjera të bezdisshme.

Infeksionet e syrit – Nëse ju krijohen shpesh qeska të vogla e të kuqe në kapakët e syrit atëherë po vuani nga një infeksion bakteral. Kjo do të shkaktojë përveç dhimbjes edhe shumë lot që dalin gjithë kohës nga sytë për të luftuar infeksionin. Këto infeksione nuk janë të rrezikshme dhe mund të qetësohen me kompresa të ngrohta, por këshillohuni me mjekun për tu kuruar.

Problemet me kornenë e syrit – Kornea është pjesa transparente që vesh syrin tonë dhe njihet si linja e parë që na mbron nga bakteret dhe infeksionet e jashtme. Çdo gjë që e irriton kornenë i bën sytë tuaj të lotojnë, prandaj kujdesuni që ta mbani atë sa më të paprekur.

Paraliza e fytyrës – Egziston një lloj sindrome ku nervat apo disa pjesë të fytyrës paralizohen e ndalin së funksionuari. Kjo bën që qepallat të mos përplasen si zakonisht gjë që i than sytë më shumë nga sa duhet e më pas trupi prodhon më shumë lot. Në këto raste mjekët këshillojnë që të hidhni pika me lot artificial në sytë tuaj për t’i mbajtur sa më të shëndetëshëm.

Continue Reading

Shëndeti

Ndikimi i fruktozës në kujtesë

Published

on

Continue Reading

Të kërkuara