Botë

Uragani Milton afër goditjes: Një banore e Tampës ndjek instinktin dhe zgjedh të qëndrojë

Published

on

Për ditë të tëra, banorët e Floridës janë paralajmëruar për ardhjen e një stuhie të fuqishme. Vetëm pak javë pas uraganit Helene që goditi juglindjen e SHBA-së, një tjetër uragan i quajtur Milton, parashikohej të godiste Floridën qendrore, një nga zonat më të populluara të shtetit.

Zyrtarët kanë kërkuar që banorët pranë bregdetit të Gjirit të lëvizin drejt brendësisë për të shmangur katastrofën. Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, ka dhënë një paralajmërim të tmerrshëm, duke deklaruar se Milton mund të sjellë një fatkeqësi për qytetin. “Pa dramacitet: nëse vendosni të qëndroni në zonat e evakuimit, jeta juaj është në rrezik,” tha ajo.

Chynna dhe Sterling Perkins qëndruan të vendosur me dy qentë e tyre.

Megjithatë, nga shtëpia e saj në West Tampa, e vendosur pikërisht në rrugën e uraganit, Chynna Perkins vendosi të mos largohej. Për të, ishte një vendim që vinte nga instinkti, i ndërtuar pas shumë vitesh përballje me stuhitë e Floridës. Duke qenë 25 milje (40 km) larg bregdetit dhe afër lumit Hillsborough, ajo ndjeu se shtëpia e saj ishte e mbrojtur nga rreziku i valëve të stuhisë.

“Sa i përket zonës së evakuimit, ne jemi në njërën prej atyre të fundit. Kështu që, nuk jam e shqetësuar,” tha ajo me siguri. Me burrin e saj, Sterling, Chynna mendonte për të gjitha sfidat e gjetjes së një strehimi për veten dhe dy qentë e tyre të mëdhenj. “Me dy qen që peshojnë mbi 90 kilogramë secili, është një sfidë e madhe,” tha ajo.

Ajo gjithashtu ishte e shqetësuar për të mos zënë një vend në hotel, që mund të ishte më i nevojshëm për dikë tjetër. “Më dukej më e logjikshme të qëndronim këtu, të përballeshim me stuhinë, duke e ditur se shtëpia jonë është e sigurt. Do të përballemi me pasojat më pas.”

Gjatë stuhisë, përmes një sërë mesazhesh dhe telefonatash, Chynna e përshkroi situatën për BBC News, ndërsa erërat e forta filluan të shpërthenin mbi komunitetin e saj dhe shirat përmbytës goditën zonën.

Mëngjesi në Tampa nisi si çdo ditë tjetër me shi të lehtë dhe një qiell të mbuluar. “Kur u zgjova, ishte gri, por asgjë për t’u shqetësuar,” tha Chynna. Ajo dhe Sterling kishin kaluar ditë të tëra duke u përgatitur. Blenë ushqime të konservuara, furnizime për sanduiçe, ujë dhe ushqim shtesë për qentë. Ata mbushën vaskat me ujë dhe karikuan pajisjet e nevojshme si telefonat dhe llambat e emergjencës.

“Shtëpitë historike në West Tampa ishin pjesërisht të mbuluara me kompensatë, ndërsa shtëpia e saj moderne njëkatëshe ishte e mbrojtur nga mbulesa Kevlar në dritare dhe dyer. “Jemi të përgatitur sa më shumë që mundemi,” shtoi ajo.

Stuhia pritej të arrinte së shpejti, duke sjellë shi të rrëmbyeshëm dhe erëra që arrinin deri në 156 km/h. Megjithatë, për momentin, Chynna ndihej e sigurt. “Nuk ka arsye që të dalim jashtë për të kërkuar furnizime apo dhoma hoteli, duke kontribuar në kaosin e trafikut. Thjesht po presim të shohim çfarë do të ndodhë,” tha ajo me qetësi.

Lajmet

Irani kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim nga SHBA-ja

Published

on

Gjykatat iraniane kanë vendosur që Shtetet e Bashkuara t’i paguajnë Iranit 290 miliardë dollarë dëmshpërblim, ka deklaruar të hënën një zyrtar i sistemit gjyqësor iranian.

“Kemi siguruar vendime nga gjykatat vendase, të cilat kanë caktuar një dëmshpërblim prej 290 miliardë dollarësh kundër amerikanëve”, ka thënë Hassan Abdolianpour, kreu i qendrës për avokatët pranë sistemit gjyqësor, sipas televizionit shtetëror.

Sipas këtij televizioni, kërkesa për dëmshpërblim lidhet me veprime të Shteteve të Bashkuara që datojnë disa dekada më parë, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën një valë sulmesh ndaj Iranit, gjatë të cilave u vra udhëheqësi suprem i vendit, Ali Khamenei.

Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë drejt disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se shënjestronte bazat dhe asetet amerikane e izraelite.

Në qershor, memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në Islamabad mes SHBA-së dhe Iranit, i cili synonte hapjen e rrugës drejt një marrëveshjeje paqeje, përfshinte edhe një klauzolë për hartimin e një plani me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.

Irani gjithashtu është përballur prej dekadash me sanksione të rënda amerikane, kryesisht për shkak të programit të tij bërthamor./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Jensen Huang rikthehet në krye të NVIDIA-s

Published

on

By

Jensen Huang është rikthyer në postin e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të kompanisë teknologjike NVIDIA, njoftoi të hënën Bordi i Drejtorëve.

Vendimi për rikthimin e tij u mor me votë unanime pas një sërë takimesh dhe diskutimesh me Huangun, gjatë të cilave Bordi u bind për sinqeritetin dhe aftësinë e tij për ta drejtuar kompaninë.

“Bordi beson se Jensen është personi i duhur për të udhëhequr NVIDIA-n dhe se rikthimi i tij është në interesin më të mirë të aksionarëve, punonjësve, partnerëve dhe klientëve tanë”, deklaroi kryetari i Bordit, Harvey C. Jones, duke falënderuar njëherësh Colette Kress për drejtimin e përkohshëm të kompanisë krahas detyrës së saj si drejtoreshë financiare.

Sipas njoftimit zyrtar, Bordi ka marrë garanci edhe nga nivelet e larta të qeverisë amerikane, duke u bindur se rikthimi i Huangut në krye të gjigantit të çipave nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare.

Huang kishte dhënë dorëheqjen rreth dy javë më parë, pas raportimeve për lidhje jashtëmartesore me dy gra, njëra prej të cilave dyshohej si spiune kineze, ndërsa tjetra ishte vartëse e tij brenda kompanisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënime me bomba në qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Published

on

By

Qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë kanë pranuar kërcënime për bomba përmes postës elektronike të hënën, duke shënuar vazhdimin e një vale alarmesh të rreme që po godasin së fundmi institucionet arsimore nëpër Evropë.

Autoritetet gjermane bënë të ditur se rreth 450 shkolla në mbarë vendin janë prekur nga këto mesazhe, por theksuan se nuk ka asnjë rrezik real. Policia në Freiburg deklaroi se nuk ekziston asnjë provë për kërcënim konkret, ndërsa edhe policia e Berlinit dhe ajo në landin e Turingisë u kanë kërkuar shkollave të vazhdojnë procesin mësimor normalisht, duke vlerësuar se qëllimi i autorëve është vetëm përhapja e panikut.

Një situatë e ngjashme është raportuar edhe në Danimarkë, ku policia konfirmoi se po heton kërcënimet e dërguara ndaj disa shkollave në të gjithë vendin, por shtoi se aktualisht nuk ka arsye për shqetësim.

Këto raste vijnë pas një serie alarmesh të rreme me bomba dhe sulmesh kibernetike që kanë prekur së fundmi shkolla, supermarkete, sisteme të trafikut ajror dhe media në disa vende evropiane. Vetëm javën e kaluar u evakuuan mbi 10 shkolla në Spanjë, ndërsa në fillim të këtij muaji mijëra shkolla në Itali u përballën me kërcënime të njëjta përmes emailit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Anulohen qindra fluturime dhe ndalet transporti publik

Published

on

By

Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet hekurudhore e urbane janë ndërprerë në mbarë Belgjikën, si pasojë e një greve të përgjithshme kundër masave të planifikuara qeveritare për shkurtimin e shpenzimeve publike.

I gjithë trafiku ajror është pezulluar në aeroportin Zaventem të Brukselit dhe në atë të Charleroit, ku operojnë kompani me kosto të ulët si Ryanair. Për shkak të bojkotit nga kontrollorët e trafikut ajror, asnjë avion nuk do të ngrihet apo ulet në Bruksel nga ora 07:00 deri në 21:00, duke prekur planet e udhëtimit të mbi 50 mijë pasagjerëve. Paralelisht, janë ndalur trenat, metroja, transporti publik dhe janë raportuar ndërprerje në shkolla e shërbime të tjera publike, teksa mijëra qytetarë po marshojnë në kryeqytet.

Greva zhvillohet në mes të krizës politike për miratimin e buxhetit, pasi kryeministri Bart De Wever ende nuk ka arritur kompromis me partnerët e koalicionit pesëpartiak, ku partia e majtë Vooruit po kundërshton shkurtimet në pensione e shëndetësi dhe po kërkon rritjen e taksave për të pasurit. Mbreti Philippe e kishte refuzuar dorëheqjen e De Weverit në fillim të muajit për t’i dhënë kohë shtesë negociatave.

Udhëheqësit e sindikatave kryesore, Bert Engelaar nga FGTB dhe Ann Vermorgen nga CSC, e kanë akuzuar ekzekutivin për goditje ndaj sistemit të mbrojtjes sociale dhe shkurtim të ditëve të pushimit zyrtar, duke kërkuar tatimim të mirëfilltë të pasurisë dhe heqje të lehtësive fiskale në vend të masave shtrënguese.

Continue Reading

Të kërkuara