Kulturë
“Udha e shkronjave” – Një thesar i kinematografisë shqiptare
Published
1 month agoon
By
UBT NEWSFilmi artistik “Udha e shkronjave”, një prodhim i vitit 1978 nga stafi i Radio Televizionit Shqiptar (RTVSH), ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinematografisë shqiptare, shkruan KultPlus.
Bazuar në tregimin “Buka dhe Thika” të Dhimitër Shuteriqit, filmi trajton një tematikë të thellë dhe patriotike. Ai rrëfen historinë e Mësues Dhaskal Todrit, një patriot që, duke sakrifikuar pasurinë dhe jetën e tij, sjell në Shqipëri një ngarkesë me shkronja tunxhi për krijimin e shtypshkronjës së parë në gjuhën shqipe.
Përmes këtij rrëfimi prekës, shfaqet kontrasti mes sakrificës sublime të patriotit dhe moskuptimit të një karvanxhiu të thjeshtë, ndërkohë që armiqtë e gjuhës shqipe ndërhyjnë për të ndalur këtë akt fisnik. Tragjikisht, Dhaskal Todri vritet para se të arrijë në vendlindje, duke u bërë simbol i përpjekjeve për mbrojtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.
Në këtë kryevepër kinematografike interpretojnë disa nga aktorët më të njohur shqiptarë, përfshirë: Sandër Prosi, Bujar Lako, Ndrekë Luca, Agim Qirjaqi, Vangjo Grabocka, Muhamet Sherri, Luftar Pajo, dhe të tjerë.
Filmi gjithashtu përmban këngën e famshme “Kënga e Trimave”, e cila mbetet një simbol i qëndresës dhe dashurisë për kombin.
“Udha e shkronjave” është një kujtesë e fuqishme për sakrificat e bëra në emër të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe është një thesar i patjetërsueshëm për kinemanë dhe kulturën tonë kombëtare./UBTNews/
Magazinë
Shkodra Elekronike shpallet fituese e Fest 63, Elvana Gjata renditet e dyta
Published
2 hours agoon
December 23, 2024Mbrëmë është mbajtur finalja e Festivalit të Këngës në RTSH. Edicioni i 63-të ka sjell tek publiku projekte muzikore që janë pëlqyer shumë nga masa.
Në vendin e tretë është renditur Alis me ‘Mjegull’, e dyta ishte Elvana Gjata e cila garoi me këngën ‘Karnaval’, kurse Shqipërinë do ta përfaqësojë ‘Zjerm’ nga Shkodra Elektronike.
Përndryshe, për shumë vite, Festivali i Këngës ka pasur një rëndësi të madhe për identitetin muzikor të Shqipërisë dhe ka ndihmuar në promovimin e artistëve dhe këngëve që kanë arritur sukses në skenën ndërkombëtare. Gjatë viteve, festivali ka ndryshuar dhe ka pasur evolucione, por qëllimi kryesor mbetet i njëjtë: përzgjedhja e këngës më të mirë që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. /UBT News/
Kulturë
“Zjerm” ndez skenën shqiptare: Shkodra Elektronike triumfon në Festivalin e 63-të!
Published
3 hours agoon
December 23, 2024By
UBT NEWSNata e mbrëmshme ishte një prej atyre mbrëmjeve magjike që do të mbeten gjatë në kujtesën e publikut shqiptar. Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar përfundoi me një shpërthim emocionesh dhe muzikë të shkëlqyer, duke kurorëzuar si fitues grupin Shkodra Elektronike me këngën e tyre të zjarrtë, “Zjerm.”
Me 143 pikë të merituara, Shkodra Elektronike jo vetëm që fitoi çmimin e parë, por gjithashtu siguroi përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025. Kompozimi modern, teksti i fuqishëm dhe performanca emocionuese i dhuruan grupit një mbështetje të jashtëzakonshme nga juria dhe publiku.
Në garën e ngushtë për vendin e parë, Elvana Gjata me këngën “Karnaval” renditet e dyta, duke grumbulluar 135 pikë, ndërsa vendi i tretë i shkoi Alis për këngën “Mjegull,” e cila mori 59 pikë.
Edicioni i këtij viti solli një dimension të ri artistik dhe profesional. Dy çmime të rëndësishme u ndanë nga juria: Çmimi i Kritikës, i cili përfundoi në duart e Shkodrës Elektronike, dhe Çmimi për Tekstin më të Mirë, që shpërbleu mjeshtërinë në shkrimin poetik të këngëve pjesëmarrëse.
Çmimi i Kritikës vlerësoi thellësinë e kompozimit dhe interpretimit të grupit, duke dëshmuar se “Zjerm” është më shumë sesa një këngë – është një manifest artistik që ngjalli emocion dhe frymëzim. Festivalin e këtij viti e karakterizuan performanca të shkëlqyera, diversitet ritmesh dhe një konkurrencë e fortë mes artistëve, të cilët sollën pasionin dhe talentin e tyre në skenë. Skena u bë një arenë e emocioneve të gjalla, duke pasqyruar jo vetëm cilësinë artistike, por edhe shpirtin e palodhur të muzikës shqiptare.
Shkodra Elektronike drejt Eurovision 2025
Për grupin fitues, triumfi në Festivalin e Këngës është vetëm fillimi. Me këngën “Zjerm” si një simbol të energjisë dhe krenarisë kombëtare, Shkodra Elektronike do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe ndërkombëtare të Eurovision 2025, duke sjellë me vete entuziazmin dhe përkrahjen e shqiptarëve kudo në botë.
Ky sukses është dëshmi e fuqisë së muzikës për të bashkuar dhe frymëzuar, duke dëshmuar edhe një herë se arti shqiptar ka shumë për të ofruar dhe për të shkëlqyer në skenën ndërkombëtare./UBTNews/
Magazinë
Pirro i’a fshiu këngën Parashqevit, flasin nga kompania menaxhuese për të drejtat e autorit
Published
3 days agoon
December 20, 2024Lajmi që kënga ‘E duam lumturinë’ u fshi nga Pirro Çako ishte një ndër artikujt më të lexuar sot.
Publiku ka agravuar me komente të shumta në rrjet në lidhje me padrejtësinë që sipas tyre po i bëhet Parashqevi Simaku.
Ky veprim ka rikthyer vëmendjen tek artisti dhe muzikanti, që shpeshherë ka qenë nën hije të përjetshme të këngëtarëve më të njohur.
Të drejtat e këngës janë në menaxhimin e kompanisë “FOLÉ”. Ky ndryshim simbolizon hap të ri në mbrojtjen e të drejtave të artistëve shqiptarë, për të siguruar që ata të marrin atë që u takon nga puna. Pakënaqësitë e mëparshme për mënyrën si janë trajtuar të drejtat e autorit po shndërrohen në një debat më të gjerë mbi nevojën për transparencë dhe mbështetje institucionale për artistët.
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milion shikime të Parashqevi Simakut
UBT News ka kontaktuar me “FOLÉ” të cilët u shprehen se:
“Kënga e Parashqevit është një krijim i artistit Pirro Cako dhe të gjitha të drejtat e kësaj kënge i përkasin atij. Kemi vërejtur se kjo këngë është publikuar në disa platforma të tjera në mënyrë të paautorizuar (pirate). Si rrjedhojë, ne kemi ndërmarrë hapa ligjorë dhe kemi bërë disa kërkesa zyrtare tek YouTube për të hequr përmbajtjen e shpërndarë pa leje. Falenderojmë të gjithë ata që respektojnë të drejtën e autorit dhe mbështesin krijimtarinë artistike të mbrojtur ligjërisht. Me respekt, FOLÉ”, thanë ata. /UBT News/
Magazinë
Angelina pranon se ndihet shpesh e vetmuar: Nuk e kam kuptuar si është të jetosh vetëm!
Published
3 days agoon
December 20, 2024Edhe pse Angelina gëzon shoqërinë e fëmijëve të saj, pranoi se ndihet e vetmuar e lidhet me personazhin e Maria Callas, të cilën e portretizon në filmin e ardhshëm “Maria”.
Jolie ka treguar për revistën Mirror se shpesh është vetëm e ndihet e vetmuar.
“Unë kam fëmijët e mi, të cilët i adhuroj, si e rritur ndihem shpesh vetëm. Ndihem e lidhur me vetminë që përjeton Maria në film. Ende nuk e kam kuptuar plotësisht si ta jetoj jetën tënde kur je vetëm. Ndoshta shumë artistët e shohin si një lloj lirie, por edhe izolimi”, tha ajo.
Angelina u nominua për Golden Globe për rolin e Marie Callas dhe filmi për këngëtaren legjendare të operës mund të shihet në kinema vitin e ardhshëm. Aktorja tregon se puna ishte emocionalisht sfilitëse, si “terapi”, se lotët në ekran ishin pasqyrë e dhimbjes dhe trishtimit të saj.
Përveç premierës, Angelina përballet me një tjetër betejë ligjore vitin e ardhshëm, Brad Pitt paditi ish-bashkëshorten për shitjen e aksioneve në vreshtin Chateau Miraval për 60 milionë euro. Pitt pretendon se Angelina shkeli marrëveshjen verbale, ndërsa ekipi ligjor pretendon se hodhi poshtë ofertën e Brad për ta blerë nga biznesi e nuk donte të nënshkruante marrëveshje moszbulimi që ishte pjesë e marrëveshjes.
Tetë vite më parë ajo u nda nga aktori Brad Pitt, me të cilin ishte përfshirë në mosmarrëveshje të gjata ligjore për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre dhe sot po bën një betejë ligjore me të për pronësinë e një vreshti në Francë. /UBT News/
Studentët e Psikologjisë nga UBT vizitojnë çerdhen e fëmijëve për aktivitet të zhvillimit emocional dhe social
Mbyllet stinori vjeshtor në Superligë, kjo është renditja e plotë
Sot protesta e PD, policia e Tiranës nuk i jep leje
Instagram shton opsionin që të gjithë e kanë kërkuar!
Studentët e Psikologjisë të UBT-së vizitojnë Shtëpinë e të Moshuarve për festat e fundvitit
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve, Kurti: Ky projekt mbështetet nga BB
Trump: Kontrolli i Kanalit të Panamasë dhe Groenlandës një domosdoshmëri absolute
Në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman