Lajmet

Konjufca: Fushata e dezinformimit nga Rusia dhe Serbia po tenton ta cenojë shtetësinë e Kosovës

Published

on

Në konferencën “Demokracitë rezistente në epokën e informacionit”, të organizuar nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, u kërkua një angazhim gjithëpërfshirës për të luftuar fushatat e dezinformimit që kërcënojnë stabilitetin e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca potencoi se Kosova është cak i sulmeve të qëllimshme nga jashtë, duke deklaruar se: “Po vazhdojmë të ballafaqohemi me fushata të dezinformimit që vijnë kryesisht nga Rusia dhe Serbia, të cilat përpiqen të cenojnë shtetësinë tonë dhe keqësojnë realitetin”. Ai shtoi se këto përpjekje synojnë dobësimin e institucioneve dhe çorientimin e debatit publik.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Eevamari Laaksonen, vuri theksin te rëndësia e mendimit kritik dhe edukimit medial si mjetet kryesore për mbrojtjen e demokracisë.

“Demokracitë tona janë reziliente jo pse e kufizojnë informacionin, por sepse qytetarët janë të aftë të bëjnë dallimin mes informacionit dhe dezinformatës”, tha ajo, duke e cilësuar edukimin medial si një investim afatgjatë që shpaguhet.

Rreziqet e teknologjisë së re u adresuan nga eksperti i komunikimit, Markku Mantila, i cili paralajmëroi se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale do ta vështirësojë edhe më shumë betejën për të vërtetën.

“Nuk do të bëhet më e lehtë nga ana jonë kur Inteligjenca Artificiale të zhvillohet më tutje. Do të jetë më e lehtë të gënjehet para audiencave”, u shpreh ai, duke vënë në dukje se interneti dhe mediat sociale janë shndërruar në mjete të fuqishme për përhapjen e shpejtë të dezinformatave në duart e grupeve të caktuara.

Foto: Kosova Press

 

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria dhe BE nisin fazën e mbylljes së negociatave në Bruksel

Published

on

By

Në Bruksel këtë të martë zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipëria dhe Bashkimi Evropian, një hap i rëndësishëm që shënon kalimin në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni qeveritar pritet të mbërrijnë në Këshillin e Evropës në orën 18:50, ku fillimisht do të zhvillohet fotografia familjare, ndërsa më pas në orën 19:00 nis zyrtarisht konferenca ndërqeveritare.

Ky takim vjen pas vendimit të Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare të BE-së (COREPER), i cili ka konfirmuar përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve të ndërmjetme dhe ka përcaktuar hapat për mbylljen e kapitujve kyç të negociatave, përfshirë drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Në përfundim të konferencës, rreth orës 20:15, pritet të mbahet një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë mbi vendimet dhe ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Continue Reading

Lajmet

Zhvillo talentin tënd artistik me programin e Arteve Dramatike në UBT

Published

on

By

Programi Bachelor në Arte DramatikeUBT është krijuar për të formuar gjenerata të reja artistësh dhe profesionistësh kreativë në fushën e aktrimit, regjisë dhe dramaturgjisë. Përmes një kombinimi të teorisë dhe praktikës moderne, studentët përgatiten për sfidat e teatrit, filmit dhe medias digjitale, duke zhvilluar njëkohësisht kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë profesionale.

Misioni i programit është të kultivojë profesionistë që kontribuojnë në zhvillimin kulturor në Kosovë dhe më gjerë, duke nxitur krijimtarinë origjinale dhe përgjegjësinë artistike. Studentët pajisen me njohuri të avancuara në artet dramatike dhe aftësi ndërdisiplinare që i bëjnë të gatshëm për tregun modern të industrisë kreative.

Programi zgjat 3 vite studimi me kohë të plotë dhe përfshin 180 ECTS, ndërsa ligjëratat zhvillohen në Kampusin Kryesor të UBT-së në Prishtinë. Studimet ofrohen kryesisht në gjuhën shqipe, me disa module profesionale në anglisht, duke u mundësuar studentëve një përgatitje bashkëkohore dhe konkurruese.

Programi është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe ofron një ambient modern studimi për të gjithë ata që synojnë të ndërtojnë karrierë në botën e artit dhe skenës.

Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.

Continue Reading

Lajmet

Ekzekutohet ndihma prej 100 euro për pensionistët 

Published

on

By

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është ekzekutuar mbështetja e njëhershme në vlerë prej 100 euro për pensionistët.

Ky vendim lidhet me masën e miratuar nga Qeveria në detyrë më 22.05.2026, në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 euro për pensionistët, fëmijët, studentët dhe punonjësit e sektorit privat me paga të ulëta.

Sipas Qeverisë, pagesat për përfituesit do të realizohen në faza, ndërsa në të njëjtën pako parashihet edhe rritje e shtesave për lehonat dhe mbështetje për familjet në nevojë përmes kuponëve ushqimorë

Continue Reading

Lajmet

Filmi “Dua” vlerësohet në Cannes, Ministrja Bogujevci takon ekipin në Kosovë

Published

on

Filmi “Dua” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit është vlerësuar së fundi në festivalin prestigjioz në Cannes, dhe si rezultat i këtij suksesi, ministrja e kulturës dhe turizmit Saranda Bogujevci ka takuar ekipin.

“Me shumë kënaqësi prita sot në kabinet ekipin e filmit “Dua”, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Festivalin e Kanës, ku filmi u nderua me çmimin “SACD” në kuadër të “Semaine de la Critique”.

I përgëzova regjisoren Blerta Basholli dhe gjithë ekipin për këtë arritje të rëndësishme për kinemanë tonë. Ky vlerësim, i ndarë nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë në Francë, dëshmon edhe një herë fuqinë krijuese dhe nivelin artistik që po arrijnë filmbërësit tanë në botë.

“Dua” është sukses i merituar që na bën krenarë të gjithëve dhe një tjetër dëshmi se kinemaja jonë po vazhdon të zërë vend të rëndësishëm në festivalet më prestigjioze të botës”, ka shkruar Bogujevci.

Continue Reading

Të kërkuara