Lajmet

UBT shënoi Ditën e Tokës

Published

on

Planeti Tokë është pasuria më e madhe nacionale e çdo vendi, ku funksionet e shumta dhe roli i saj janë te pazëvendësueshme. Mbarë bota më 22 prill shënon Ditën e Tokës. Me shënimin e kësaj dite, mijëra njerëz anekënd planetit zhvillojnë aktivitete, me qëllim të vetëdijesimit dhe sensibilizimit të opinionit për ruajtjen dhe rëndësinë e planetit TOKË.

UBT si përherë edhe kësaj radhe bashkë me ekspertët e fushës së mjedisit organizoi konferencën online, ku sipas Prof. Dr.Nexhat Balaj, ky organizim synon nxitjen e të gjitha grupmoshave dhe profesioneve në shkallë vendi të jenë më miqësor me planetin Tokë, respektivisht me tre komponentët jetike të saj: Ajrin, Ujin dhe Tokën.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi konfirmoi edhe njëherë se UBT është mjaft e angazhuar për rolin, rëndësinë dhe kujdesin ndaj planetit TOKË.

Në konferencën e organizuar nga stafi profesional i fushës së mjedisit në UBT, morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit si dhe akterë të tjerë nga institucionet vendore dhe shoqëria civile.

Ky aktivitet u përmbyll me mbjelljen e disa pemëve, fidaneve dhe luleve në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.

Kujtesë

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 27 nëntor 1992-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1992-1998.

27 nëntor 1992

Tiktak bomba në Kosovë për një shpërthim ballkanik

Agjencia austriake APA në një raport të gjerë nga Prishtina thekson se kryeqyteti i Kosovës është i rrethuar. Tankat, tytat e të cilave janë në gatishmëri për të qëlluar kundër qytetit me 200 mijë shpirtëra, duan t’i bëjnë të qartë popullsisë shqiptare prej 90 për qind që ajo të mos ndjek me shumë intensitet dëshirën për pavarësi. Kërcënimi përforcohet me “Migët” serbë që zhurmojnë çdo ditë duke fluturuar ulët mbi shtëpitë e tyre. Ekspertët e ndryshëm paralajmërojnë, theksohet në këtë raport se këto janë shenja të një lufte të zgjeruar ballkanike që mund të përfshijë Serbinë, Maqedoninë, Shqipërinë, madje edhe Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.

Në Kosovë ka arritur pika e vlimit, konstaton APA, dhe përkujton se presidenti serb Slobodan Milosheviq brenda një kohe të shkurtë ka ngritur në këmbë një forcë të armatosur mirë prej 40 mijë policësh, të cilët janë nën komandën e drejtpërdrejtë të tij. Milosheviqi ka më shumë dëshirë ta zgjidhë problemin e Kosovës me gjak dhe sa nuk është bërë vonë. Në Kosovë pothuaj çdo ditë vijnë kamiona të mbushur me armë që u shpërndahen pjesëtarëve të pakicës serbe. Njësi të tëra të ushtrisë së dikurshme federative, që ishin stacionuar më prë në Maqedoni, tash ndodhen në Kosovë. Ultranacionalisti Vojislav Sheshel, të cilin kjo agjenci e quan “majë të shtizës së Milosheviqit” të paktën një herë në muaj viziton Kosovën për të frymëzuar njësitë e tij paramilitare, të cilat rregullisht bëjnë stërvitje ose ushtrime për rast lufte në Prishtinë.

Pasi thekson rezistencën pa dhunë të shqiptarëve kundër represionit serb, të cilën po e udhëheq “shkrimtari karizmatik Ibrahim Rugova”, agjencia austriake citon ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Alfred Serreçin të ketë thënë se “Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që është i ndarë”. Sidoqoftë, tani për tani, thotë Serreçi, nuk mund të mendohet një bashkim i pjesëve shqiptare në Maqedoni dhe të Kosovës me Mëmëdheun. “Ne nuk do të fillojmë asnjë luftë. Këtë do ta bëjnë të tjerët”, thotë Serreçi dhe përkujton se Shqipëria nuk do të mund të vështrojë pa vepruar nëse në Kosovë ndodhë ndonjë konflikt. “Lufta e tretë ballkanike, thotë Serreçi, atëherë do të ishte e paraprogramuar, thekson në një raport të gjerë nga Prishtina agjencia APA.

 

27 nëntor 1995

Policia ndërpreu një manifestim sportiv me rastin e 28 nëntorit

Më 25 nëntor, policia ndërhyri dhe ndërpreu një ndeshje futbolli që po zhvillohej në Zllakuqan të Klinës në kuadër të shënimit të 28 nëntorit, njofton KI i Degës së LDK-së në Klinë.

Policia ua tërhoqi vërejtjen organizatorëve se nuk guxojnë të organizojnë kurrfarë organizimi publik deri më 5 dhjetor.

Sipas urdhërit të policisë të nesërmen në stacionin e policisë në Klinë u paraqitën Bardhec Baci e Dedë Coli.

 

27 nëntor 1996

Dhuna e përditshme në Kosovë

Mitrovicë: – Më 26 nëntor, me pretekst të kërkimit të armëve, policia ishte në shtëpinë e vëllezërve Jonuz e Hamdi Bajramit. Vëllezërit Bajrami u dërguan në polici ku u mbajtën rreth një orë. Hamdiu dorëzoi një revole, ndërsa Jonuzi nuk kishte armë për të dorëzuar pasi atë e kishte dorëzuar dy vjet më parë.

Po këtë ditë, policia ndaloi dhe legjitimoi Aziz Çitakun (41), kryetar i nëndegës së LDK-së në Shipol.

Viti: – Më 26 nëntor, prej orës 11,30 deri në orën 14,30, Sali Salihu nga fshati Smirë, anëtar i Kryesisë së Nënkëshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Viti, u mor në të ashtuquajturën bisedë informative.

Gjatë kohës sa u mbajt në lokalet e sigurimit shtetëror serb kryesisht u pyet për veprimtarinë e tij si anëtar i Krysisë së NKMDLNJ-së, për fotografimin e rasteve të të keqtrajtuarve si dhe për punën dhe veprimtarinë e gjithëmbarshme të nënkëshillit në Viti.

 

27 nëntor 1997

Nga pasojat e plagosjes mbrëmë vdiq arsimtari Halit Geci

Mbrëmë vonë, nga pasojat e plagosjes nga policia serbe, vdiq Halit Geci, i moshës rreth 50- vjeçare, arsimtar në shkollën fillore “Përparimi” të Llaushës së Skenderajt.

  1. Geci u plagos dje, së bashku me kolegun e tij Shaban Rreci, kur nga një autoblindë e policisë serbe u shti në sallën e arsimtarëve të kësaj shkolle, ku ata ndodheshin. Plumbi atë e kishte qëlluar në pjesën e poshtme të stomakut.

Për shkak se fshati Llaushë, sikur edhe disa fshatra të komunës së Skenderajt, dje ishte nën rrethimin dhe represionin e egër policor, z. Geci iu dha me vonesë ndihma mjekësore. Duke mos përballuar dot plagën, ai vdiq mbrëmë në spitalin e Mitrovicës.

Në shkollat e Prishtinës, sot në orën e parë të mësimit, me një minutë heshtje u nderua arsimtari i vrarë Halit Geci.

 

27 nëntor 1998

Ngrihet procedurë kundërvajtëse kundër Avni Spahiut

Me propozimin e prokurorisë serbe publike të qarkut të Prishtinës të datës 6.10.1998 është ngritur procedura kundërvajtëse kundër NSHG “Rilindja” dhe, siç thuhet, kundër përgjegjësit të gazetës “Rilindja”, Avni Spahiu, gjoja për “shkelje të dispozitave ligjore të ligjit serb mbi informimin”. Atij i vihet në barrë fajësia se “nuk i ka dërguar çdo ditë nga një ekzemplar të gazetës “Bujku”, kësaj prokurorie në periudhën kohore prej 1.9.1998 deri më 30.9.1998″.

Sipas kësaj del kinse, ish-kryeredaktori Avni Spahiu paskësh bërë “shkelje të ligjit serb mbi informimin” dhe ai ftohet bashkë me përfaqësuesin juridik të gazetës që të paraqiten në gjykatën serbe për kundërvajtje në Prishtinë më 27.11.1998.

Redaksia e gazetës “Rilindja” asnjëherë nuk ka përfillur një urdhër të tillë të prokurorisë serbe për dërgimin e përditshëm të ekzemplarit të “Bujku” këtij organi, sepse edhe sipas ligjit serb mbi informimin nuk është e obliguar ta bëjë këtë.

Shantazhet dhe trysnitë mbi mjetet e informimit shiqp dhe mbi punonjës e gazetar shqiptarë në Kosovë, po vazhdojnë edhe në këto mënyra kundër kolektivit të “Rilindjes”, e cila, siç dihet, që nga viti 1990 vazhdon të jetë e ndaluar për shqiptarët e Kosovës me një vendim diskriminues të regjimit serb, njofton “Bujku” i sotëm.

 

Foto: Mësuesi Halit Geci

Continue Reading

Aktualitet

FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”, hapen dyert e kazermave për qytetarët

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) shënon sot “Ditën e Forcës” përmes aktivitetit tradicional “Dita e Hapur”, duke mirëpritur qytetarët në të gjitha kazermat e saj në mbarë vendin.

Vizitat do të jenë të hapura nga ora 10:00 deri në 13:30 në kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Pomozotin dhe Gjakovë. Gjatë kësaj kohe, qytetarët do të kenë mundësi të shohin nga afër pajisjet ushtarake, kapacitetet operuese dhe demonstrimet e aktiviteteve të pjesëtarëve të FSK-së.

Ndërkaq, ceremonia qendrore do të mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, ku pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues diplomatikë dhe mysafirë të ftuar. /E.A/

Continue Reading

lajme

Moti sot në Kosovë

Published

on

By

Moti gjatë ditës së premte parashikohet të jetë kryesisht me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell, i shoqëruar herë pas here me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të shfaqen në formë rrebeshesh.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 7 deri në 35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 13 gradë Celsius./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Çitaku prezanton draftin e ri për Specialen, synon miratimin në Kuvend gjatë dhjetorit

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se ka pranuar draftin e iniciativës së re ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të cilin ua ka prezantuar edhe anëtarëve të Grupit Strategjik për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Në një konferencë për media, Çitaku tha se drafti është hartuar dhe harmonizuar nga ekspertë juridikë, ndërsa theksoi se synimi i iniciativës është garantimi i një procesi të drejtë gjyqësor, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe krijimi i mekanizmave të mbikëqyrjes institucionale, duke ruajtur pavarësinë e gjyqësorit.

Ajo bëri të ditur se iniciativa do të procedohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, me synimin që të miratohet në të dyja leximet gjatë muajit dhjetor.

Para se drafti të dërgohet në Kuvend, Çitaku paralajmëroi takime me drejtuesit e partive politike shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, organizatat e dala nga lufta, përfaqësues të OVL-UÇK-së, shoqërinë civile, ekspertë juridikë, akademikë, diplomatë dhe përfaqësues të vendeve partnere perëndimore.

Çitaku njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e Grupit Strategjik është miratuar strategjia për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në instancën e Apelit. Sipas saj, dokumenti është hartuar me kontributin e ekspertëve, institucioneve dhe përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare.

Ajo bëri të ditur se për draftin e ri ka njoftuar edhe shefin e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke shprehur gatishmërinë për të nisur konsultimet me BE-në lidhur me ndryshimet e propozuara ligjore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara