Lajmet nga UBT

UBT dhe AKK nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi për rritjen e numrit të ekspertëve të konkurrencës

Published

on

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka pritur në takim kryetarin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, me të cilin ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Përmes këtij memorandumi synohet bashkëpunimi për zhvillimin e moduleve dhe programeve të ndryshme të studimit, konkretisht përfshirja e një lënde në fushën e politikave të konkurrencës.

Ky memorandum parasheh organizimin e veprimtarive shkencore dhe profesionale si: simpoziume, konferenca, seminare, tryeza, shkolla verore, trajnime, etj.

Rektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi ka thënë se kjo marrëveshje është e rëndësishme për institucionin, për faktin se do të jetë në shërbim të studentëve, për të shkëmbyer përvoja dhe praktika më të mira me stafin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është promovimi i përpjekjeve të përbashkëta që ka UBT me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës në sferën e avancimit të çështjeve me interes reciprok, në zhvillimin e programeve të ndryshme të studimit, si dhe rritja e numrit të ekspertëve në fushën e politikave të konkurrencës.

Lajmet nga UBT

Publikohen librat “Mekanika I dhe II” nga Prof. Naser Morina! Autori flet për veçantitë e dy vëllimeve

Published

on

Dje në ambientet e UBT-së u promovuan dy libra nga profesori i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Prof. Naser Morina.

I njëjti ishte sot i ftuar në “n’RITËM” me Albina Zeneli ku u diskutuan dy vëllimet “Mekanika I” dhe “Mekanika II”.

Libri i parë fokusohet në parimet themelore të mekanikës së trupave në gjendje të qëndrueshme, duke trajtuar temat si:

Sistemet e forcave konkurrente komplanare, ekuilibri e trupave të ngurtë, analizën e trarëve dhe strukturave të ndryshme, si dhe përcaktimin e sistemit statikisht të përcaktuar.

Kurse, vëllimi i dytë përshkruan konceptet më dinamike të mekanikës dhe lëvizjes së trupave.

Profesori Morina thekson rëndësinë e madhe që librat kanë për studentët duke përmendur faktin që UBT vlerë të madhe u kushton veprave që do të mbetën gjatë në kujtesën e lexuesve e madje apelon të rinjtë që mos ta harrojnë zakonin e leximit.

Linku: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1223919273069270&set=pb.100063536255412.-2207520000

N’RITËM – Nga e hëna në të premte nga ora 13:00-15:00. /UBT News/

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Intervistë me Dr. Sc. Hazir Cadraku! Siguria në punë: Themel i shëndetit dhe produktivitetit

Published

on

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT organizoi një ngjarje të rëndësishme në kuadër të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, duke sjellë në vëmendje çështjet thelbësore që lidhen me sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien në vendin e punës.

E, pikërisht për këtë temë n’RITËM pati të ftuar Dr. Sc. Hazir Cadraku i cili njëherësh është ligjerues në departamentin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturë.

Me të diskutuam gjerë e gjatë për sigurinë në vendet tona të punës dhe masat parandaluese që duhet t’i marrim që të ulet rreziku që kanoset në ambientet e punës

Përndryshe, siguria në vendin e punës është një aspekt i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve. Ajo përfshin një seri masash që synojnë të parandalojnë aksidentet dhe dëmtimet që mund të ndodhin gjatë punës, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm.

N’RITËM vjen në Campus Radio – 100.7FM çdo ditë pune nga ora 13:00 deri 15:00 me Albina Zeneli.

TUNE IN: https://www.ubt-uni.net/en/media-events/ubt-radio-campus/

/UBT News/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Laboratori për Testimin e Performancës së Sportistëve, flet profesori Milaim Berisha

Published

on

I ftuari i radhës i n’RITËM të Campus Radio me Albina Zeneli ishte Milaim Berisha, ligjërues në departamentin Shkenca Sportive ku mes tjerash folëm në lidhje me laboratorin për testime të performancës së sportistëve.

“Në vitet e kaluara ne kemi pasur mundësi vetëm t’i dëgjojmë profesorët, por jo ta verifikojmë saktësinë dhe kualitetin e atyre se çka janë ligjëruar, kurse tani përmes punës praktike dhe bashkëpunimit me klube mund ta shohim direkt praktikimin e punës shkencore”, tha mes tjerash Berisha.

Ai më tutje tregoi edhe për organizimin e konferencave që sipas tij i ndihmojnë secilit pjesëmarrës për ta fuqizuar drejtimin që marrin për studime.

E, që padyshim UBT ofron një mundësi ideale që studentët e dalluar të ndjekin praktika në vendet e ndryshme e pastaj nga rezultati i shkëlqyer të pranohen në punë me kontrata të rregullta.

Berisha zbulon se krahas konferencës që organizohet nga viti në vit, risi në 2025 do të jetë edhe konferenca e mjekësisë sportive e madje edhe Kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare i Mjekësisë Sportive është i ftuar dhe do të jetë pjesëmarrës.

Kjo ngjarje konsiderohet e jashtëzakonshme sepse do të ndodhë për herë të parë në Kosovë.

Ndryshe, Programi i Shkencave të Sportit është një mundësi e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë profesionale në fushën e sporteve, shëndetit dhe trajnimit.

Ky program ofron qasje të balancuar mes teorisë dhe praktikës, duke përgatitur studentët për nevojat e tregut të punës në Kosovë e më gjerë.

“Kemi studentë që janë punësuar nëpër klube sportive që kanë përfunduar praktikën e tyre profesionale, sepse puna që e realizojnë ata i’a mundëson që të jenë të kërkuar në treg e madje me disa jemi dhe kolegë në të njëjtin vend të punës”, përfundoi Milaim Berisha.

Pjesë nga biseda:

https://www.facebook.com/campusradio100.7/videos/1181351350400498

/UBT News/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT promovon dy botime të rëndësishme shkencore në fushën e mekanikës dhe inxhinierisë së ndërtimit të autorit, Prof. Naser Morina

Published

on

By

Në UBT u mbajt promovimi për dy botime të rëndësishme shkencore në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe infrastrukturës: “MEKANIKA – 1 (Statika)” dhe “MEKANIKA – 2 (Kinematika dhe Dinamika)”, autor i të cilave është Prof. Dr. Naser Morina, profesor i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.

Këto dy vepra përfaqësojnë një kontribut të vyer akademik dhe praktik në fushën e mekanikës, të ndërtuara mbi një përvojë shumëvjeçare shkencore dhe pedagogjike, duke u shndërruar në literaturë të domosdoshme për studentët universitarë e pasuniversitarë, si dhe për profesionistët e fushës.

Në këtë aktivitet, morën pjesë personalitete të rëndësishme nga bota akademike dhe profesionale, ndër ta edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili vlerësoi lart angazhimin e profesor Morinës, duke theksuar se ky promovim është një tjetër dëshmi e përkushtimit të stafit akademik të UBT-së për avancimin e shkencës dhe dijes në Kosovë dhe më gjerë.

Ky është një moment i rëndësishëm për institucionin tonë, për studentët dhe për gjithë komunitetin akademik që kërkon dije cilësore. Vepra të tilla i japin hov zhvillimit profesional dhe krijojnë një bazë të fortë për ndërtimin e kompetencave të inxhinierëve të rinj”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Në fjalën e tij, autori i librave, Prof. Dr. Naser Morina, ndau me të pranishmit rrugëtimin e tij akademik në ndërtimin e këtyre dy veprave, të cilat, sipas tij, kanë për qëllim të përmbushin boshllëkun që ekzistonte në literaturën teknike në gjuhën shqipe, duke ofruar një qasje të qartë dhe të strukturuar mbi temat më sfiduese të mekanikës.

Në diskutim mori pjesë edhe Prof. Dr. Visar Krelani, Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, i cili theksoi rëndësinë e pasurimit të burimeve didaktike në gjuhën shqipe dhe rolin që ka kjo literaturë në përgatitjen e inxhinierëve të aftë për sfidat e tregut të punës.

Gjatë promovimit, studentë, profesorë dhe ekspertë të fushës diskutuan mbi përmbajtjen e librave, rëndësinë e tyre për kurset universitare dhe ndikimin që kanë në avancimin e metodologjisë së mësimdhënies në inxhinieri.

“MEKANIKA – 1 (Statika)” trajton parimet bazë të trupave në ekuilibër, analizën e forcave konkurrente, strukturat statikisht të përcaktuara dhe analiza të trarëve.

“MEKANIKA – 2 (Kinematika dhe Dinamika)” përfshin konceptet e lëvizjes së pikave materiale dhe trupave të ngurtë, duke ofruar analiza dinamike dhe zgjidhje përmes ekuacioneve diferenciale.

Me metodologji bashkëkohore dhe ilustrime të shumta praktike, këto tekste janë projektuar për të lehtësuar procesin mësimor dhe për të forcuar aftësitë analitike dhe teknike të studentëve.

Continue Reading

Të kërkuara