Bota

Trump premton masa më të ashpra ndaj Putinit kur Europa të zvogëlojë varësinë nga nafta ruse

Published

on

Presidenti amerikan, Donald Trump e bëri të qartë se po pret që vendet evropiane të zvogëlojnë varësinë e tyre nga nafta ruse përpara se të vendos që të ushtrojë më shumë presion mbi Vladimir Putinin.

“Jam i gatshëm të bëj gjëra të tjera, por jo kur njerëzit për të cilët po luftoj blejnë naftë nga Rusia. Nëse çmimi i naftës ulet, shumë thjesht, Rusia do të pajtohet”, u tha presidenti gazetarëve, shkruan BBC.

Hungaria dhe Sllovakia kanë rritur blerjen e naftës ruse që kur Putini nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës në vitin 2022, pavarësisht se iu dha kohë nga BE për të gjetur furnizues alternativë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Bota

SHBA përdor veton në OKB për rezolutën e armëpushimit në Gaza

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të bllokuar një rezolutë që kërkonte armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gaza, si dhe lehtësimin e ndihmave humanitare për civilët palestinezë.

Rezoluta mori 14 vota pro nga 15 anëtarët e Këshillit, por u pengua nga vetoja amerikane.

Kjo ishte hera e gjashtë që SHBA e përdor veton që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit, raporton Reuters.

Rezoluta kërkonte gjithashtu lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza.

Zyrtarë të OKB-së paralajmëruan se Gaza ndodhet tashmë në gjendje urie të konfirmuar dhe situata humanitare po përkeqësohet çdo ditë./S.K/EO/

Continue Reading

Bota

Macroni e paralajmëron rikthimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Iranit

Published

on

Fuqitë evropiane thuhet se do t’i rivendosin sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit pasi rundi më i ri i bisedimeve me Teheranin me qëllim të parandalimit të kësaj mase u vlerësua si joserioz, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

Britania, Franca dhe Gjermania, që njihen edhe si grupi E3, nisën një proces 30-ditor në fund të gushtit për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së.

Ato caktuan kushte që duhej të plotësoheshin nga Irani gjatë shtatorit për t’i bindur që ta shtynin mekanizmin e rikthimit të sanksioneve.

Oferta e tri fuqive evropiane për shtyrjen e rikthimit të sanksioneve për deri në gjashtë muaj për të mundësuar bisedime serioze u bë me kushtin që Irani t’ua rikthente qasjen inspektorëve bërthamorë të Kombeve të Bashkuara të cilët gjithashtu do të kërkonin llogari për rezervat e mëdha iraniane të uraniumit të pasuruar si dhe përfshirjen në bisedime me Shtetet e Bashkuara.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se ai u kishte paraqitur një plan të arsyeshëm dhe të zbatueshëm homologëve të grupit E3/EU për të shmangur një krizë të panevojshme dhe të shmangshme ditëve në vijim.

Në një shkrim në rrjetin X, kryediplomati iranian tha se propozimi i vendit të tij adreson shqetësime të sinqerta dhe e përshkroi atë si fitimprurës në mënyrë reciproke, por nuk dha hollësi të mëtejme për përmbajtjen.

Ministrat e jashtëm të vendeve të grupit E3, kryediplomatja e Bashkimit Evropian dhe homologu i tyre iranian zhvilluan të mërkurën një bisedë telefonike, në të cilën diplomatët e të dyja palëve thanë se nuk pati progres substancial, ndonëse dora ishte ende e hapur për të bërë përpjekje drejt arritjes së një marrëveshjeje para skadimit të afatit.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, i cili ka 15 shtete anëtare, do të votojë të premten një rezolutë me të cilën Iranit do t’i hiqeshin në mënyrë të përhershme sanksionet e Kombeve të Bashkuara./S.K/EO/

 

Continue Reading

Bota

Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor

Published

on

Izraeli ka kryer një valë të madhe sulmesh ajrore në Libanin jugor, duke thënë se po synonte pozicionet e grupit të armatosur Hezbollah të mbështetur nga Irani.

“Sulmet erdhën pasi u lëshuan paralajmërime për evakuim për disa vende. Nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima”, shkruan BBC.

Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj njerëzve dhe vendeve që sipas tyre thonë se janë të lidhura me Hezbollahun pothuajse çdo ditë, pavarësisht një marrëveshjeje që i dha fund luftës me grupin në nëntor.

Kryeministri libanez i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i kërkojë Izraelit të ndalojë atë që ai e përshkroi si kërcënime dhe sulme, dhe të përmbushë detyrimet e tij të armëpushimit./S.K/KP/BBC

Continue Reading

Bota

Franca në protesta kundër buxhetit të 2026

Published

on

By

Një ditë grevash, bllokadash dhe demonstratash ka nisur në Francë, e organizuar nga sindikatat të bashkuara kundër masave të kursimeve të parashikuara në buxhetin e vitit 2026. Protestat kanë ndikuar tashmë në shkolla dhe transport që nga mëngjesi, ndërsa priten marshime të mëdha në shumë qytete franceze në mesditë.

Shkolla e parë e bllokuar ishte Maurice-Ravel në rrethin e 20-të të Parisit, ku rreth 300 nxënës kërkuan një “bllokadë shkollore kundër kursimeve”, sipas ANSA.

Në Marseille, grupe të vogla protestuesish që përpiqeshin të mblidheshin që nga mëngjesi u shpërndanë nga policia, e cila kishte përdorur gaz lotsjellës në lagjen Joliette pranë portit. Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, foli për “bllokada rrugësh të pastruara” në rajonin e Parisit.

Transporti publik funksionon siç pritej, me shumicën e metrove dhe trenave rajonalë duke operuar vetëm gjatë orëve të ngarkuara.

Në total, priten 900,000 protestues në të gjithë vendin, shumë më shumë se 190,000 që mblidheshin një javë më parë për demonstratën “Bloquons tout”. Mobilizimi po kthehet në nivelet e vitit 2023 për protestat rrugore kundër reformës së pensioneve.

Deri në orën 9:00 të mëngjesit, gjatë një dite protestash në Francë kundër kursimeve të buxhetit të vitit 2026, u arrestuan 37 persona, sipas policisë. Në gjithë vendin pati 170 përpjekje për demonstrata ose marshime dhe 63 bllokada rrugësh ose ndërtesash. Ministri i Transportit, Philippe Tabarot, tha se ndikimi i grevës së metrosë dhe autobusëve ishte pak më i ulët se sa pritej./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara