Magazinë

Tronditet arti botëror, vdes në moshën 35 vjeçare aktori i njohur

Published

on

Për botën e artit sot është një ditë aspak e këndshme. Kjo sepse ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare aktori i mirënjohur Paul Teal. Atë e mbajmë në mend me rolin e tij në “One Tree Hill”. Lajmin e ka konfirmuar agjentja e tij Susan Tolar Walters përmes një deklarate.

“Teal humbi jetën të premten “pas një beteje të guximshme me kancerin”, tha Walters për CNN të hënën. “Talenti i tij i jashtëzakonshëm, së bashku me shpirtin e tij të butë, ka lënë gjurmë të pashlyeshme te të gjithë ne, që kemi qenë me fat që e kemi njohur. Humbja që ndjejmë në zemrat tona është e pamatshme”, thuhet në deklaratën në fjalë.

Lajmin për vdekjen e tij e ndau edhe e fejuara e Teal, Emilia Torello, duke shkruar në një deklaratë të postuar në faqen e saj në Instagram: “Një pjesë e imja vdiq me ty, unë premtoj se do të luftoj për të gjetur gëzim në jetë aq fort sa luftove për të jetuar çdo ditë. Bota pati fatin ta njohë Paul Teal edhe për një moment, dhe unë jam njeriu më me fat në jetë sepse mund të të quaj ‘i imi’. Do të të dua përgjithmonë”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, artisti humbi betejën me sëmundjen e kancerit. /UBT News/

Magazinë

Rosie O’Donnell flet pas humbjes në peshë: S’më besohet që jam unë

Published

on

Rosie O’Donnell ka befasuar ndjekësit me pamjen e saj të re pas humbjes në peshë, të cilën e lidh edhe me përdorimin e ilaçit Mounjaro – një medikament për diabetin e tipit 2 që ndihmon edhe në rënien në peshë.

Në një postim në Instagram, aktorja 63-vjeçare ndau një foto nga një performancë e saj në skenë, duke shkruar: “Nuk më besohet që kjo jam unë tani.”

Ajo përdori hashtagët #mounjaro, #weightloss dhe #bodydysmorphia.

Në një video më parë në TikTok, Rosie rrëfeu se përveç Mounjaro-s, ndryshimi në stilin e jetesës ka ndikuar shumë, pasi tani gatuan vetë për veten dhe djalin e saj 12-vjeçar, Clay, pas zhvendosjes në Irlandë.

Continue Reading

Magazinë

Filmi “Nobody 2”, i mbushur me skena aksion

Published

on

Studioja filmike “Universal Pictures” i ka publikuar pamjet e para të filmit të ri të mbushur me skena aksion, “Nobody 2”, që është vazhdim i trilerit të vitit 2021 me protagonist yllin e hollywoodit, Bob Odenkirk.

Filmi e rikthen aktorin në rolin e Hutch Mansellit, një burrë punëtor i zakonshëm, që gjithashtu ka aftësi të fshehta të vrasësit.

Pasi Hutch pajtohet ta dërgojë gruan e tij, Becca dhe fëmijët e tyre për pushime verore, ai e gjen veten sërish në një situatë të pazakontë. Hutch bëhet shënjestër e një sherifi të korruptuar dhe një shefeje të pamëshirshme të krimit.

Aktorët Sharon Stone, Colin Hanks dhe John Ortiz, u bashkohen kastës nga filmi i parë të përbërë nga emra të shquar si, Bob Odenkirk, Connie Nielsen, RZA, Michael Ironside, Colin Salmon, Billy MacLellan, Gage Munroe, Paisley Cadorath dhe Christopher Lloyd.

“Nobody 2”, i cili vjen me regji të Timo Tjahjantos, fillon së shfaquri për publikun e gjerë nga 15 gushti.

Continue Reading

Magazinë

Nicole Kidman flet rrallëherë për vajzat: “Jam shumë pranë tyre, ndajmë gjithçka”

Published

on

Nicole Kidman ka ndarë detaje të rralla dhe prekëse për marrëdhënien me vajzat, Sunday Rose, 16 vjeçe, dhe Faith Margaret, 14, që i ka me bashkëshortin e saj, këngëtarin Keith Urban, 57 vjeç.

Në një intervistë për Allure, aktorja tregoi se të qenit nënë e ka ndihmuar të kuptojë më mirë edhe veten.

“Jam shumë pranë të dyjave,” tha ajo. “Ulem në shtratin e tyre dhe flasim për gjërat më intime. Kam privilegjin të jem udhërrëfyesja e tyre.”

Aktorja e Nine Perfect Strangers tha gjithashtu se marrëdhënia mes tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe hapësirë të lirë. “Nëse duan të më thonë ‘hesht’, mund ta bëjnë. Mund t’u kërkoj ndjesë. Mund t’u dal përballë. Më pëlqen shumë marrëdhënia që kemi,” u shpreh ajo.

E njohur për rolet e guximshme, nga neurokirurge në Days of Thunder te një grua e dhunuar në Big Little Lies, Nicole ka rregull të qartë: nuk do të luajë krah bashkëshortit në film a serial. “Jemi bashkë në jetë, nuk kemi nevojë të bëjmë edhe shfaqje së bashku. Jeta jonë është shfaqje,” tha ajo me humor për People.

E pyetur nëse do pranonte një rol ku të gjitha personazhet që ka luajtur ndër vite bashkohen në një projekt të vetëm, Nicole u përgjigj: “Qesharake, por jam gati! Më pëlqen të them që jam gjithmonë për lojë. Nuk e marr asgjë si të mirëqenë. Vetëm falënderoj universin.”

Aktorja zbuloi pse ishte kaq e entuziazmuar për t’u rikthyer në rolin e Masha-s në sezonin e dytë të Nine Perfect Strangers. “Sepse ajo është argëtuese dhe e fuqishme,” tha Nicole, duke cituar edhe kolegen Maisie Richardson-Sellers: “Masha është si një peshkaqen.”

Continue Reading

Magazinë

Prindërit miliarderë të Nicola Peltz paditen për neglizhencë, ish-punonjësja kërkon 75,000 dollarë dëmshpërblim

Published

on

Mileidis Morejon pretendon se ajo pësoi lëndime serioze pasi u sulmua vazhdimisht nga qeni i familjes.

Sipas Page Six, paditësja ngriti një padi duke kërkuar 75,000 dollarë dëmshpërblim për lëndimet fizike dhe mendore që ajo pretendon se i ka pësuar gjatë punës në rezidencën luksoze të familjes Peltz në Florida.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Morejon e përshkruan qenin pit bull të familjes, të quajtur Houdini, si “të egër” dhe “të padisiplinuar” dhe pretendon se ai e sulmoi disa herë në vitin 2023, ndërsa ajo po punonte në pasurinë prej 100 milionë dollarësh të familjes. Në një nga sulmet, qeni dyshohet se i “shqyeu” rrobat, në rast tjetër “ra përtokë duke u përpjekur të shpëtonte”, kur kafsha dyshohet se “u vërsul drejt saj me qëllim që ta sulmonte”.

Ajo thotë se në një nga sulmet u detyrua të përdorte një fshesë me korrent për të mbrojtur veten.

Morejon pretendon në padi se Houdini kishte “natyrë të egër”, një “temperament agresiv”, “prirje për sulm ose tentativë sulmi”, që Nelson dhe Claudia Peltz “e dinin ose duhej ta dinin”. Padia, e ngritur në dhjetor 2024, ia atribuon neglizhencën punëdhënësve e kërkon kompensim për “dhimbje dhe vuajtje fizike dhe mendore, paaftësi, dëmtime trupore, shëmtim”, si dhe “ankth mendor”.

Përveç kësaj, Morejon deklaron se ajo pësoi humbje të të ardhurave dhe një reduktim të aftësisë së saj për të shijuar jetën, ndërsa përmendi edhe shpenzime të konsiderueshme mjekësore.

Familja Peltze i mohon akuzat për neglizhencë. Në përgjigjen e tyre të paraqitur në maj 2025, ata theksojnë se “është e padiskutueshme që Morejon nuk është kafshuar” dhe pretendojnë se nuk ka pasur kontakt fizik midis paditëses dhe qenit, si rezultat i të cilit ajo “nuk ka të drejtë për kompensim”.

Nelson Peltz argumentoi se Morejon, si pjesë e punës së saj si punëtore shtëpiake, “shoqërohej”, “vinte në kontakt” me Houdini-n dhe “pastronte rrëmujën e tij”, kështu që ajo duhet të ishte përshtatur me sjelljen e tij..

Continue Reading

Të kërkuara