Bota

Tregjet e aksioneve në Evropë tërhiqen pasi Trump dyfishon tarifat për çelikun

Published

on

Aksionet evropiane po shënojnë një fillim kryesisht negativ të javës dhe muajit të ri të tregtimit, raporton CNBC.

Indeksi rajonal Stoxx 600 ka rënë për 0.18 për qind, ndërsa CAC 40 i Francës dhe DAX i Gjermanisë kanë rënë përkatësisht për 0.43 për qind dhe 0.22 për qind.

Megjithatë, FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar është rritur për 0.08 për qind, i ndihmuar nga një rritje prej 0.57 për qind në aksionet e naftës dhe gazit, pasi çmimet u rritën.

Aksionet e industrisë së automjeteve ranë për 1.4 për qind, mes frikës se një sërë zhvillimesh të fundit në lidhje me tarifat e propozuara nga Trump mund të çojnë në tarifa më të rrepta për këtë sektor, veçanërisht pasi presidenti amerikan njoftoi papritur një rritje të tarifave për çelikun në 50 për qind.

Aksionet e teknologjisë, të ndjeshme ndaj rrezikut, ranë për 1 për qind.

Bota

​Kombet e Bashkuara: Izraeli të ndalojë menjëherë planin për Gazën

Published

on

OKB-ja kërkon që Izraeli të “ndalojë menjëherë” planin për kontroll ushtarak të Rripit të Gazës, sipas ANSA.

Në një deklaratë thuhet se “Plani i qeverisë izraelite për një marrje të plotë ushtarake të Rripit të Gazës të pushtuar rrezikon të sjellë vuajtje të paimagjinueshme dhe krime të tmerrshme dhe duhet të ndalet menjëherë”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, në një deklaratë të publikuar sot në Gjenevë.

Plani, theksoi më tej Türk, “është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli duhet t’i japë fund okupimit sa më shpejt të jetë e mundur, me zbatimin e zgjidhjes me dy shtete dhe të drejtës së palestinezëve për vetëvendosje”.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së, bazuar në të gjitha provat e disponueshme deri më tani, “kjo përshkallëzim i mëtejshëm do të sjellë zhvendosje masive të detyruar, vrasje të mëtejshme, vuajtje të padurueshme, shkatërrim të pakuptimtë dhe krime mizore”.

“Në vend që ta përshkallëzojë këtë luftë, qeveria izraelite duhet të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar jetët e civilëve të Gazës duke lejuar rrjedhën e plotë dhe të pakushtëzuar të ndihmës humanitare”.

Gjithashtu, pengjet duhet të “lirohen menjëherë dhe pa kushte” nga grupet e armatosura palestineze, ashtu si edhe palestinezët e ndaluar në mënyrë arbitrare nga Izraeli”.

Continue Reading

Bota

Qeveria izraelite miraton planin për marrjen nën kontroll të gjithë qytetit të Gazës

Published

on

Situata e luftës në Gazë pritet të mbetet e përkeqësuar, pasi qeveria izraelite miratoi të premten një plan për ta marrë tërësisht nën kontroll zonën palestineze.

“Ushtria izraelite do të përgatitet të marrë nën kontroll Qytetin e Gazës, duke i ofruar ndihmë humanitare popullatës civile jashtë zonave të luftës,” njoftoi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Vendimi erdhi pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare se luftës midis Izraelit dhe Hamasit duhet t’i vijë fundi, ndërkohë që shumë qytetarë në Izrael janë ngritur në protesta, pasi kanë frikë se çfarë do të ndodhë me pengjet që Hamasi mban prej 22 muajsh, që kur nisi konflikti më 7 tetor 2023.

Qeveria izraelite ka miratuar këto kushte për t’i dhënë fund luftës:

Hamasi të çarmatoset;Të gjitha pengjet duhet të kthehen, qofshin gjallë apo të vdekur;Rripi i Gazës duhet të çmilitarizohet;Siguria në Rripin e Gazës duhet të kontrollohet nga pala izraelite;Duhet formuar një qeveri civile alternative, e cila nuk është nën drejtimin e Hamasit apo Autoritetit Palestinez.

Francesca Albanese, raportuesja speciale e OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze, deklaroi më parë se njoftimi i kryeministrit Netanjahu për Gazën “është po aq shokues sa lufta që i paraprin atij.”

“Kjo tregon dëshpërimin e kryeministrit izraelit,” tha ajo në një intervistë për kanalin televiziv BBC News, duke shtuar se kryeministri Netanjahu vazhdon të shkelë ligjet ndërkombëtare, siç ka gjykuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për sa i përket futjes së ushtrisë izraelite në territoret palestineze.

Ofensiva ushtarake izraelite raportohet se ka lënë të vrarë mbi 61 mijë palestinezë në gati dy vite luftë. 42 qytetarë të Gazës u vranë të enjten, një pjesë e tyre duke pritur ndihmat për t’u lehtësuar nga kriza e urisë që ka pllakosur vendin.

Continue Reading

Bota

​Çmimet e naftës mbesin nën 67 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës mbetën nën 67 dollarë në tregjet ndërkombëtare duke balancuar midis shenjave të kërkesës së fortë në SHBA dhe spekulimeve të investitorëve se lehtësimi i tensioneve në marrëdhëniet ruso-amerikane mund të largonte kërcënimin për furnizimet ruse me naftë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte pothuajse i njëjtë me mbylljen e djeshme të tregtimit dhe arriti në 66.77 dollarë. Nuk pati ndryshime të rëndësishme as në tregun amerikan, ku një fuçi u tregtua me 64.26 dollarë.

Tregjet u tronditën të mërkurën nga lajmi se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, sipas një zyrtari të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht takimit të njoftuar midis Trump dhe Putin, SHBA-të kanë vazhduar të përgatisin sanksione dytësore, paralajmëroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ato mund të vendosen edhe ndaj Kinës.

Rusia është eksportuesi më i madh i naftës në botë pas SHBA-së dhe furnizuesi kryesor i Indisë.

Kina importoi 11 për qind më shumë naftë në korrik sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi administrata doganore në një raport paraprak.

Burimi i furnizimit nuk dihet, pasi të dhënat e plota tregtare nuk do të publikohen deri më 20 gusht.

Continue Reading

Bota

​Trump: Asnjë takim me Putin nëse ai nuk pranon të ulet me Zelensky

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump do të pranojë një takim me Vladimir Putin vetëm nëse presidenti rus pranon të flasë me Volodymyr Zelensky, raporton gazeta New York Post, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Putin duhet të pranojë të takohet me Zelensky që takimi të zhvillohet”, tha zyrtari i paidentifikuar.

Ai shtoi se vendi nuk është përcaktuar ende por Kremlini konfirmoi se takimi Trump-Putin do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend të mundshëm, por ai minimizoi shanset e një takimi me Zelensky, duke thënë se takimi mund të zhvillohet vetëm “kur të krijohen kushte të caktuara”.

“Nuk kam asgjë kundër në parim, është e mundur, por kushtet duhet të krijohen. Fatkeqësisht, ne jemi ende larg kësaj”, tha Putin për mediat në Kremlin.

Continue Reading

Të kërkuara