Lajmet

Tre fëmijë kosovarë shkojnë për trajtim mjekësor në Izrael

Published

on

Tre fëmijë kosovarë kanë shkuar për trajtim mjekësor në Izrael. Lajmin e ka konfirmuar Ines Demiri, e ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael.

Demiri njoftoi se kjo mundësi u është ofruar atyre përmes “Save Child’s Heart”, teksa ka falënderuar këtë organizatë për mundësinë që u ka dhënë të rinjve.

”Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shpresë. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri në Twitter./UBTNews

Lajmet

Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore

Published

on

By

Studentët e vitit të tretë të Fakultetit të Psikologjisë, në kuadër të aktiviteteve praktike dhe nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, realizuan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore, në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë që të bashkëbisedojnë nga afër me psikologun klinik, Arber Zeka, i cili gjithashtu është udhëheqes i të dy institucioneve, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin dhe psikologet Behare Bojaxhiu, Urtina Hajdini Sopa dhe Vlera Bokshi Ukmata. Bashkëbisedimi u fokusua në psikoterapine trupore, rolin e trupit dhe emocioneve në terapi, marrëdhënien e ndërlikuar midis traumës dhe trupit.

Ky lloj ekspozimi i punës praktike për studentët është shumë i dobishëm për cilësinë e studimeve të tyre dhe karrierën e ardhshme profesionale në fushën e psikologjisë. Fakulteti i Psikologjisë vazhdon të mbështesë iniciativa të tilla që krijojnë ura mes teorisë dhe praktikës, duke e konsideruar edukimin praktik si një komponent kyç në përgatitjen e psikologëve të ardhshëm.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Çmimi i rrymës rritet për 16 për qind

Published

on

By

Zyra e Rregullatori të Energjisë (ZRRE) ka lëshuar një njoftim zyrtar për media pas mbledhjes së mbajtur sot.

Në këtë njoftim, thuhet se çmimi i energjisë elektrike është rritur për rreth 16 % për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, raporton Ekonomia Online.

Sipas ZRRE-së, pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Njoftimi i plotë:

Më 11.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar dhe aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale për operatorët e licencuar, si në vijim:

– Kërkesa/propozimi fillestar i KOSTT-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OST/OT – ka qene 101.878 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 88.198 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KEDS-it për të Hyrat e Lejuara Maksimale për OSSH ka qenë 214.45 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 180.653 mil€;

– Kërkesa/propozimi fillestar i KESCO-s për të Hyrat e Lejuara Maksimale për FSHU ka qene 447.626 mil€ ndërsa ZRRE i ka aprovuar këto të hyra në vlerën prej 435.626 mil€, ku përfshihen operatorët e licencuar OSSH dhe OST/OT.

Rritja mesatare e tarifave për të gjitha kategoritë e konsumatorëve bazuar në të Hyrat e Lejuara Maksimale është rreth 16%.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera të lidhura me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi: S’kemi marrë ftesë nga Kurti, me partitë e tjera kemi komunikim të vazhdueshëm

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, njoftoi të premten se partia e tij nuk ka marrë deri tani ndonjë ftesë nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për bisedime në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, me rreth 42 për qind të votave, apo 48 ulëse nga 120 sa i ka Kuvendi i Kosovës.

Partia Demokratike, e cila nuk garoi me Krasniqin si kandidat për kryeministër por me Bedri Hamzën, doli e dyta duke i siguruar 24 ulëse.

Krasniqi tha për gazetarë se nuk është takuar dhe nuk pret takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për çështjen e formimit të Qeverisë së re.

Sikur të kishte ndodhur, do ta kishit kuptuar tashmë, sepse jo nuk bëhet në mënyrë jopublike. Nuk ka ftesë as takim e as nuk pres që të ketë”, tha Krasniqi për gazetarë në Prishtinë.

Partia e Kurtit e ka pranuar së fundi se nuk do të jetë në gjendje ta formojë Qeverinë vetëm me pakicat joserbe, të cilat kanë 10 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e refuzoi takimin me të ditë më parë.

Seanca konstituive për përbërjen e re parlamentare do të mbahet me 15 prill, dhe ky është hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja

Sipas ligjeve, Vetëvendosjes i takon të provojë ta formojë Qeverinë e re si fituese e zgjedhjeve dhe asaj i nevojiten të paktën 61 deputetë për të pasur sukses.

Krasniqi tha se pret që PDK-ja ta marrë të drejtën për ta nominuar kandidatin e saj për formimin e Qeverisë, nëse Kurti dështon ta formojë atë.

Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të Kurtit si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën”, tha Krasniqi.

Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë se, duke e respektuar rendin dhe hapat kushtetues, pas dështimit të mundshëm të partisë së parë, ne jemi të gatshëm t’i ofrojmë një Qeveri të re qytetarëve të vendit. Me të gjitha partitë kemi biseduar”, tha ai.

I pyetur nëse do ta pranonte kërkesën e LDK-së që ajo ta gëzojë postin e kryeministrit në rast të një marrëveshjeje për koalicion mes tyre, Krasniqi e hodhi poshtë këtë mundësi.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Turqia mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka lartësuar të premten marrëdhëniet e vendit të saj me Turqinë, pas një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

Në një postim në Facebook, Osmani tha se Turqia është dhe do të mbetet partnere e rëndësishme e Kosovës për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.

Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”, tha ajo.

Të premten në Antalia nisi edicioni i katërt i Forumit dyditor të Diplomacisë, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, nën patronazhin e Erdoganit.

Forumi këtë vit trajton temën “Rikthimi i Diplomacisë në një Botë të Fragmentuar”, e cila pasqyron nevojën urgjente që diplomacia të vihet në pah si forcë stabilizuese, mes rritjes së tensioneve globale.

Osmani e përshkroi Erdoganin si “lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses”.

Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”, tha ajo.

Turqia është një prej shteteve me praninë më të madhe të investimeve direkte në Kosovë.

Ajo gjithashtu është një ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Dhjetorin e kaluar, Qeveria e Kosovës e nënshkroi një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.

Ndërsa, në vitin 2023 Kosova bleu dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.

Continue Reading

Të kërkuara