Lajmet

Sindikata e Policisë së Kosovës nis paditë për mosplotësim të kërkesave të tyre

Published

on

Zyrtarët e Policisë së Kosovës po kërkojnë pagën jubilare, atë të 13-të dhe shujtën ditore. Të tri këto kërkesa ata thonë se u janë premtuar nga qeveria kaluar, e mbi të gjitha i kanë të garantuara me ligj, por që të njëjtat nuk i kanë gëzuar kurrë. Ndërsa shprehën të diskriminuar, me qindra prej tyre kanë nisur paditë ndaj qeverisë. Nga këto padi, Sindikata e Policisë së Kosovës deklaron se do të tërhiqen vetëm atëherë kur do të plotësohen kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Shaban Tasholli, në një intervistë për KosovaPress, thotë se nga ish-kryeministri Avdullah Hoti iu kishte premtuar gjatë vitit të kaluar se në dhjetor do të kenë një shtesë në muajin 12-të. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur, ndaj thekson se padia në gjykatë bazohet me ligjin në fuqi.

“Tani kanë filluar policia që të bëjnë ankesat, apo paditë në gjyq në regjione të ndryshme. Kjo padi ka filluar që dy muaj, me kërkesën e punonjësve të PK-së, ne si sindikatë jemi detyruar që të bisedojmë me disa avokatë dhe kanë marrë përsipër dy avokatë që të marrin ankesën për rrogën e 13, për shujtën dhe për rrogën jubilare. Në bisedime jemi të përditshme me avokatin dhe PK është në vazhdimësi të këtyre kërkesave. Ende ne nuk kemi takim me ministrin Sveçla”, thotë ai.

Ai tregon se a janë gjasat që ata të tërhiqen nga këto padi.

“Nëse zotohet ministri dhe kryeministri që rroga e 13-të dhe shujta do të hyjnë në fuqi, ne mund të tërhiqemi nga padia. Sepse nga ish-kryeministri Hoti kemi pasur premtim që nga 1 janari, shujta të hyjë në fuqi. Nuk ka fare”, shton ai.

Ai njofton se ka pasur pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët paditë e tyre i kanë dorëzuar para dy muajve. Tasholli tregon se gjatë ditës së djeshme kanë bërë kërkesë për takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Mirëpo nga kjo javë, veç tani kemi me qindra kërkesa që kanë bërë për padinë në gjykatë për këto tri pika”, njofton ai.

Kreu i Sindikatës së Policëve të Kosovës në intervistën për KosovaPress thekson se tash e sa vjet po kërkojnë sigurime shëndetësore, përkundër që janë premtuar, asnjëherë nuk është realizuar një gjë e tillë. Mes tjerash, flet edhe për pakënaqësitë që kanë për pensione.

“Duke parë rrezikshmërinë e policisë, e cila punon ditë-natë pa u ndalur, e cila ka vështirësi të jashtëzakonshme në punë. Edhe detyrohet të punojë deri në moshën 65-vjeçare dhe polici i Kosovës në moshën 65-vjeçare del në pension me 90 euro. Si një amvise apo bujk që merr ndihmë sociale. Nuk kemi hasur në mirëkuptim asnjëherë”, shton ai.

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të fillojnë reformat në Policinë e Kosovës, në mënyrë që oficerët policorë të dalin në pension në kohë ta parakohshme në moshën 55-vjeçare. Ku sipas tij, për të mundësuar këtë do të bëhet rekrutimi i 2 mijë policëve të rinj.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara