Lajmet

51 të infektuar me COVID-19 në Shtëpinë e të Moshuarve

Published

on

51 të infektuar me COVID-19 në Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë janë të evidentuar deri më tani. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Ekonomia Online, drejtoresha Raze Aliçkaj, duke shtuar se të gjithë banorët rezidentë që jetojnë në këtë institucion janë në listë për të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Aliçkaj tha se asnjë nga rastet e prekura me Covid-19 nuk ka përfunduar me fatalitet, si dhe gjendja e të moshuarve është stabile.

“Deri më tani gjithsej kanë qenë të infektuar 51 banorë rezidentë dhe një numër shumë i madh i stafit, por që fatmirësisht të gjithë e kanë kaluar mirë. Nuk kemi pasur raste të vdekjes nga COVID-19 as nga rezidentët dhe as nga stafi fatmirësisht, aktualisht është një gjendje shumë e mirë, nuk kemi të infektuar as nga rezidentët, por as nga stafi”, tha drejtoresha Aliçkaj.

Tutje, ajo thotë se nuk kanë pasur probleme me furnizim të barnave, duke shtuar se të gjitha kërkesat e këtij institucioni janë realizuar.

“Në kuadër të masave preventive, në fillim e kemi formuar Shtabin Emergjent i cili e ka kryer punën e vet, e cila i është caktuar brenda institucionit, furnizimi me medikamente ka qenë i mirë nuk kemi pasur probleme, për arsye se furnitori është i kontraktuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me material mbështetës dhe mbrojtës jemi furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë, dhe i kanë realizuar të gjitha kërkesat tona”, tha ajo për Ekonomia Online.

Nga gjithsej 65 banorë rezidentë sa janë, 38 gra dhe 27 burra, tashmë kanë hyrë në listën për t’u vaksinuar, kështu bëri të ditur Aliçkaj, e cila tha që banorët këtu po presin me padurim të vaksinohen.

“Ka qenë data 13 mars kur e kemi dërguar listën e banorëve të moshuar që presin për t’u vaksinuar, tash pas ardhjes së vaksinave ku aktualisht janë 65 rezidentë, prej tyre 38 femra e 27 meshkuj, dhe numri i punëtorëve është 52”, theksoi tutje ajo.

Tutje ajo  theksoi se pandemia i ka shqetësuar mjaft shumë banorët në këtë Shtëpi.

“Shtëpia e Personave të Moshuar pa përkujdesje familjare, të gjithë e dimë që është një ndër institucionet më të ndjeshme në nivel vendi duke e pasur parasysh që banorët e saj janë në një moshë të shtyre dhe i shoqërojnë edhe sëmundjet e ndryshme kronike dhe kardiovaskulare. Në fillim neve pandemia na ka shqetësuar shumë, mirëpo jemi munduar që me një menaxhim të mirëfilltë bashkë me stafin të ia dalim, kemi dhënë shumë rekomandime, qe ta kuptojnë gjendjen serioze që është ende aktuale. Në fillim kemi pasur shumë vështirësi, sepse disa nuk e pranonin e disa e merrnin si jo shumë të rrezikshme, mirëpo kemi punuar për vetëdijesimin e tyre”, u shpreh drejtoresha.

Aliçkaj tregoi që gjatë pandemisë  kanë kërkuar dhe staf vullnetar dhe praktikantë që të kenë më të lehtë punën dhe menaxhimin me të moshuarit sidomos gjatë përballjes me COVID-19.

“Kemi kërkuar vullnetarë dhe praktikantë, që të punojnë në një periudhë kohore për të na ndihmuar në kohë pandemie dhe mund të themi që kemi staf të mjaftueshëm. Por gjithmonë jemi munduar që ta zbusim situatën me pandeminë dhe ta ruajmë qetësinë, dhe besoj që kemi bërë një punë shumë të mirë”, përfundoi ajo.

Continue Reading

Vendi

Kurti merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë këtë të martë në mbledhjen e parë me Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare.

Takimi do të zhvillohet në Ndërtesën e Qeverisë, përkatësisht në sallën P-38, duke filluar nga ora 11:00.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të këtij takimi të rëndësishëm që shënon fillimin e përgatitjeve për organizimin e kësaj ngjarjeje madhore sportive.

Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 shënojnë ngjarjen më të madhe multisportive që është organizuar ndonjëherë në Kosovë. Vendimi u mor zyrtarisht në shtator të vitit 2023 nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, i cili ia besoi Prishtinës rolin e qytetit mikpritës për edicionin e 21-të të këtij kompeticioni.

Kjo ngjarje do të mbledhë mijëra sportistë nga 26 shtete të tre kontinenteve (Evropë, Azi dhe Afrikë), të cilët do të garojnë në dhjetëra disciplina të ndryshme sportive. Për shkak se Kosova nuk ka dalje në det, garat e sporteve ujore detare do të zhvillohen në bashkëpunim me Shqipërinë, përkatësisht në bregdetin e Durrësit.

Organizimi i këtyre lojërave konsiderohet një arritje madhore shtetërore dhe diplomatike, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e infrastrukturës moderne sportive në gjithë vendin. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Ligji i ri i BE-së: Çdo përmbajtje e krijuar nga IA duhet të etiketohet qartë

Published

on

By

Pjesë të reja të Aktit gjithëpërfshirës të Bashkimit Evropian për Inteligjencën Artificiale kanë hyrë zyrtarisht në fuqi. Ky ligj i ri u kërkon kompanive dhe përdoruesve profesionistë të identifikojnë qartë çdo material të gjeneruar apo të manipuluar nga inteligjenca artificiale, me qëllim parandalimin e mashtrimit dhe dezinformimit në hapësirën digjitale.

Sipas Nenit 50 të këtij ligji, ofruesit e chatbot-eve duhet të njoftojnë përdoruesit kur ata po komunikojnë me një sistem IA. Gjithashtu, të gjitha tekstet, imazhet, audiot dhe videot e krijuara duhet të pajisen me shënues teknikë të lexueshëm nga makinat, të cilët provojnë prejardhjen e tyre.

Kërkesat janë veçanërisht strikte për falsifikimet e thella, të njohura si “deepfakes”, si dhe për tekstet që lidhen me tema të interesit publik si politika, shëndetësia, mjedisi apo shkenca, sa herë që ato publikohen pa një kontroll thelbësor njerëzor. Komisioni Evropian ka sqaruar se rregullimet e thjeshta gramatikore apo drejtshkrimore nuk konsiderohen si kontroll editorial.

Nga ana tjetër, për veprat artistike, satirike apo fiktive, zbulimi i pranisë së IA-së mbetet i detyrueshëm, por mund të bëhet në mënyrë të tillë që të mos prishë përvojën krijuese. Ndërkohë, personat që e përdorin inteligjencën artificiale thjesht për qëllime personale dhe joprofesionale janë tërësisht të përjashtuar nga kjo rregullore.

 

Continue Reading

lajme

LDK pranon ftesën e VV-së, PDK dhe AAK e refuzojnë

Published

on

By

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje u ka dërguar ftesa të reja tri partive opozitare shqiptare për të diskutuar formimin e institucioneve të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar këtë ftesë dhe takimi ndërmjet kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurtit pritet të mbahet të martën në orën 18:00.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën, me kryetarin Bedri Hamza që rikonfirmoi vendimin e tyre të prerë për të mbetur në opozitë. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka refuzuar si takimin ashtu edhe mundësinë e pjesëmarrjes në Qeveri.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, theksoi se nuk shohin arsye për t’u takuar në këtë format, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje për gjashtë kushtet e tyre strategjike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK rikonfirmon qëndrimin për të mbetur në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar zyrtarisht ftesën për takim të dërguar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Përmes një letre kthyese drejtuar Kurtit, Hamza ka bërë të ditur se PDK-ja nuk do të jetë pjesë e takimeve konsultative, duke rikonfirmuar vendimin e partisë për të qëndruar në opozitë.

“Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, thuhet në përgjigjen e Hamzës.

Përveç refuzimit të ftesës, kreu i PDK-së i ka bërë thirrje Kurtit që të kërkojë marrëveshje me subjektet e tjera politike për krijimin e institucioneve të reja. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara