Kronikë e zezë

Trafikim me njerëz, arrestohen tre persona në Gjakovë

Rasti është nën hetime.

Published

on

Tre persona janë arrestuar dje në Gjakovë për veprën penale “Trafikim me njerëz”.

Policia sot ka informuar se njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt”, ka informuar Policia.

Rasti është nën hetime.

Kronikë e zezë

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestime në Prishtinë, Drenas, Pejë e Gjakovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në rajone të ndryshme.

Sipas raportit, rastet kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve dhe dërgimin e tyre në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti i parë është raportuar në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje “dy viktimat gra kosovare janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Në Drenas është arrestuar një i dyshuar pasi “dyshohet se i ka sulmuar anëtarët e familjes”. Policia bën të ditur se “viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor”, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq në Pejë janë regjistruar dy raste të ndara.

Në rastin e parë, është arrestuar një burrë pasi “dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua kosovare”.

Për këtë rast nuk raportohet për të lënduar, por i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin tjetër po në Pejë, janë arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, pasi “të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë fjalosur në mes vete”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Edhe në Gjakovë është raportuar për një incident ku viktima  grua është sulmuar fizikisht nga e dyshuara grua kosovare.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe rasti po trajtohet si dhunë në familje.

 

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Rrahje pas një mosmarrëveshjeje në Leposaviq, një person dërgohet në spital

Published

on

By

Një incident që ka rezultuar me lëndime trupore është regjistruar në komunën e Leposaviqit. sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, pas një konflikti verbal mes dy personave.

“Viktima burrë kosovar ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës Veri, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, sipas raportit të policisë.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitë policore kanë shoqëruar personat e përfshirë për intervistim.

Pas ekzaminimit të rrethanave dhe konsultimit me organet e drejtësisë, rasti ka kaluar në fazë hetimore të rregullt.

Sipas policisë, “palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente si “Lëndim i lehtë trupor”.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të ndara të dhunës në familje në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Skenderaj, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarve dhe konfiskimin e armëve.

Sipas raportit policor, rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 03:00, ku “është arrestuar një i dyshuar burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën grua kosovare”, me ç’rast i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Një situatë e ngjashme është raportuar edhe në Fushë Kosovë, ku një mosmarrëveshje ka agravuar në kanosje dhe sulm fizik.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka sulmuar viktimën grua, e cila “ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. Ky rast është cilësuar si “Dhunë në familje & kanosje”, duke reflektuar rrezikshmërinë e lartë të kanosjeve brenda ambienteve familjare.

Ndërkaq, në Skenderaj, policia ka ndërhyrë pas raportimeve për dhunë të vazhdueshme psikike.

“I dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare”.

Gjatë hetimit të këtij rasti, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa parandaluese duke konfiskuar dy armë zjarri dhe 12 fishekë, për të cilat i dyshuari posedonte leje.

Për dallim nga dy rastet e para, me vendim të prokurorit, ky rast në Skenderaj “vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”.

 

Continue Reading

Të kërkuara