Sport

Tom Brady flet për kthimin e mundshëm në NFL, pas pensionimit

Ai diskutoi njoftimin e tij të fundit në episodin e fundit të podcast-it të tij, Let’s Go!.

Published

on

Tom Brady njoftoi pensonimin e tij në një postim të gjatë në Instagram në fillim të këtij muaji.

Shtatë herë kampioni i Super Bowl, 44 vjeç, diskutoi njoftimin e tij të fundit në episodin e fundit të podcast-it të tij, Let’s Go!.

Kur iu drejtua asaj se çfarë do të sjellë e ardhmja e tij kur bëhet fjalë për futbollin, Brady i tha bashkë-prezantuesit të tij Jim Grey, “Unë thjesht do t’i marr gjërat ashtu siç vijnë. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta thënë” duke shtuar se “kurrë nuk them kurrë”.

Ai vazhdoi, “Në të njëjtën kohë … ndihem shumë mirë me vendimin tim. Nuk e di se si do të ndihem pas gjashtë muajsh”.

Brady gjithashtu tregoi se ai është “shumë mirënjohës” nga homazhet që pranoi pas ndarjes së lajmit të madh.

“Ajo që ka vlerë për mua është se unë kam ndikuar në jetën e njerëzve dhe sigurisht që ata kanë ndikuar edhe në timen” përfundoi ai./UBTNews/

Lajmet

Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve

Published

on

Bayern Munich dhe Chelsea përballen sot në Allianz Arena në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, një duel që rikthen kujtimet e finales së vitit 2012, të fituar nga londinezët.

Bavarezët nën drejtimin e Vincent Kompany, e kanë nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar mesatarisht gati katër gola për ndeshje.

Ata do të zbresin në fushë pa Alphonso Davies, Jamal Musiala, Raphaël Guerreiro dhe Hiroki Ito, por me Harry Kane si pikë referimi në sulm.

Chelsea, i rikthyer në garën më të madhe evropiane pas një sezoni mungese, synon surprizën në Mynih. Trajneri Enzo Maresca ka përforcuar skuadrën gjatë verës, por e di se shorti i vështirë e bën misionin të komplikuar.

Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka fituar katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një dhe ndeshja nis në orën 21:00 në Mynih.

Këto janë formacionet e mundshme:

Bayern: (4-2-3-1): Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.

Chelsea: (4-2-3-1): Sánchez; James, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Estêvão, Palmer, Neto; Pedro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Galliani mohon rikthimin te Milani

Published

on

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.

I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.

“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.

Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.

Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

Published

on

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.

Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.

Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.

Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.

Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Trajneri Skaloni: Messi luajti ndeshjen e fundit në Argjentinë, por mund të kthehet

Published

on

Lionel Skaloni kujtoi me emocion fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Venezuelës, ndeshjen që shënoi ndeshjen e fundit garuese të Lionel Messit në shtëpi.

“E përjetuam ndeshjen si të gjithë të tjerët, duke e ditur sa emocionuese ishte, që të gjithë ishin aty për të dhe shokët e tij të ekipit. Emocionet që ndjemë atë ditë do të zgjasin përgjithmonë. Ishte një ditë e bukur, veçanërisht sepse gjithçka shkoi kaq mirë, Mesi ishte në gjendje të shijonte shënimin e golit dhe ishte me familjen e tij, gjë që në fund të fundit është ajo që ka vërtet rëndësi. Ishte një ditë spektakolare që do të mbetet në kujtimet tona.”, tha ai.

Skaloni la gjithashtu të hapur mundësinë që kampioni argjentinas të rikthehet në fushën e Argjentinës, edhe nëse nuk ka asnjë pikë në lojë:.

“Sigurisht që nuk do të jetë ndeshja e tij e fundit në Buenos Aires. Do ta shohim, sepse ai meriton të luajë përsëri këtu.”, shtoi Skaloni.

Një pasazh që nxjerr në pah jo vetëm dashurinë e Mesit për vendin e tij, por edhe admirimin e të gjithë mjedisit argjentinas për një lojtar që vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara