

Kulturë
The Weeknd befasoi fansat edhe me një klip të këngës “I Can’t Feel My Face”
Published
4 years agoon
By
Betim GashiGjashtë vjet pas lansimit të hitit “I Can’t Feel My Face”, The Weeknd i ka publikuar edhe një klip kësaj kënge.
Klipi i ri, që u lansua të enjten në YouTube, ishte një përsëritje e klipit të mëhershëm, por me disa ndryshime.
Këngëtari ndua videon në platformat e tij sociale, duke shtuar se publikimi i këtij klipi ishte për nder të 6-vjetorit të lansimit të albumit “Beauty Behind the Madness”, albumi i dytë i tij.
Kur u lansua në vitin 2015, kënga ishte numër 1 në toplistën “Billboard Hot 100” në gusht të atij viti, dhe qëndroi për 41 javë në listë./UBTNews

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 79-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.
Si fëmijë i vogël Billi jetoi më të ëmën, Virginia Cassidy Blythe, dhe me prindërit e sajë në Hope. Kur Billi mbushi një vjeç e ëma e tij shkoi në New Orleans për t’u shkolluar për infermiere-anesteziologe dhe dy vitet në vijim për Billin u kujdesën prindërit e së ëmës.
Kur ishte nxënës i shkollës së mesme, Billi më në fund u pajtua me njerkun e tij, i cili vdiq nga kanceri në vitin 1967. Clintoni vijoi dy vite në shkollën katolike para se të regjistrohej në shkollën publike në Hot Springs. Ai ishte nxënës tërheqës dhe i suksesshëm.
Në vitin 1963 pas vitit të parë të shkollës së mesme, Clintoni u zgjodh si njëri nga dy përfaqësuesit nga Arkansasi në programin e qeverisë për student në Boys Nation.
Clinton përfundoi gjimnazin në vitin 1964 dhe u regjistrua në Universitetin Georgetown në Washington, ku zgjoi interesin për marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë viteve të shkollës ai u angazhua të ndihmojë në punët e komitetit të Senatit për punët e jashtme të cilat i udhëhiqte senatori William Fulbright, demokrat nga Arkanzasi.
Clinton ishte admirues i tij sepse kritikonte rreptë përzierjen amerikane në luftën e Vietnamit. Clintoni gjithashtu ishte simpatizues i lëvizjes së zezakëve të viteve 1960-të.
Pas vrasjes në vitin 1968 të Martin Luther King (disa ditë para se ta kryente shkollimin), që shkaktoi kryengritjen e zezakëve në disa qytete amerikane, Clintoni ishte vullnetar për të ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje për njerëzit që kishin mbetur pa shtëpi.
Gjatë vitit të dytë të studimeve Clintoni fitoi bursën e Rhod dhe shkoi në Universitetin e Oxfordit në Angli ku kaloi dy vite. Në vitin 1970, Clintoni u regjistrua në Fakultetin Juridik në universitetin e Yale. Shkollimin e pagoi duke punuar në punë të ndryshme. Këtu takoi Hillary Diane Rodham nga Chicagoja. Clintoni u diplomua për Juridik në vitin 1973 dhe shkon në Fayetteville në Arkansas për të dhënë mësim në Fakultetin Juridik të Arkanzasit. Ai dhe Hillari u martuan më 19 nëntor 1975.
Ata kanë vetëm një vajzë, Chelsea Victoria Clinton.
Ai ka shërbyer më parë si Guvernator i Arkansas nga viti 1979 deri në vitin 1981 dhe nga 1983 deri në vitin 1992, dhe si Prokurori i Përgjithshëm i shtetit Arkansas nga viti 1977 deri më 1979.
Klinton është anëtar i Partisë Demokratike. Ideologjikisht ai i përkiste demokratëve të rinj, dhe shumë prej politikave të tij reflektonin një filozofi të rrugës të tretë centriste të qeverisjes.
Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në Luftën e Kosovës në vitin 1999.
Magazinë
Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të William dhe Kate
Published
25 minutes agoon
August 19, 2025By
UBT News
Zhvendosja e Princit William dhe Kate Middleton në rezidencën e tyre të re familjare, ka detyruar dy familje që të zhvendosen nga shtëpitë pranë tyre.
Çifti mbretëror dhe tre fëmijët e tyre, Princi George, 12 vjeç, Princesha Charlotte, 10 vjeç, dhe Princi Louis, 7 vjeç planifikojnë të jetojnë në Fort Lodge, një vilë me tetë dhoma gjumi në Windsor Great Park, që do të jetë “shtëpia e tyre përjetëse”, raporton Daily Mail të dielën.
Për këtë arsye, dy familje të ndryshme që jetonin në shtëpi pranë vilës u kërkua të largoheshin më herët gjatë verës, sipas raportit.
“Njerëzve u thanë të largoheshin. Mendoj se u dhanë një vend tjetër për të banuar, por u tha se duhej të largoheshin,” tha një burim për mediat.
“Ata nuk e prisnin këtë. Ato shtëpi janë afër vilës, kështu që nuk do të donin që çdo kush të jetonte aty, kur aty do të jetojnë mbretërorët”, shtoi burimi.
Sipas raportit, familjet ishin qiramarrëse të pronës së Crown Estate. Ata nuk morën njoftime zyrtare për largim e janë zhvendosur në banesa të ngjashme ose më të mira në zonë.
William dhe Kate, të dy 43 vjeç, shpresojnë për “një fillim të ri” në Fort Lodge dhe po paguajnë shpenzimet e zhvendosjes pa kosto shtesë për taksapaguesit, sipas raportit.
Kulturë
Mbyllet edicioni jubilar i Green Fest – mbi 10 mijë pjesëmarrës në Mitrovicë
Published
1 hour agoon
August 19, 2025By
UBT News
Me mbi 10,000 vizitorë përgjatë pesë ditëve, përfundoi mbrëmë edicioni i 15-të i Green Fest, festivali më i madh i artit dhe mjedisit në Kosovë.
Këtë vit, festivali u zhvillua nën temën “Toksiciteti”, duke trajtuar përmes artit dhe aktivitetet e shumta format e dukshme dhe të padukshme të ndotjes. Programi përfshiu koncerte, ekspozita, filma dokumentarë, workshope dhe aktivitete sportive e rekreative që bashkuan qytetarë, artistë e aktivistë të shumtë.
Mes momenteve më të veçanta ishin rikthimi i Armend Rexhepagiqit në Mitrovicë, performanca e Yll Limanit e bendeve dhe DJ-ve përgjatë tre netëve.
Vlen të theksohet edhe premiera e dokumentarëve “Rot in Routine” nga Gentiana Shyti dhe Engjëllushe Avdiu si dhe filmi “Kur pemët flasin” nga Qëndrim Gashi, prodhuar në kuadër të programeve të 7Arte Academy.
Krahas tyre, Green Talks sollën diskutime shkencore e aktiviste mbi toksicitetin, duke nxitur reflektim mbi sfidat mjedisore të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës.
Festivali u mbyll me shfaqjen e filmit dokumentar “The Sky Above Zenica”, duke lënë pas jo vetëm kujtime kulturore e artistike, por edhe një thirrje të fortë për veprim ndaj sfidave mjedisore.
Green Fest 15 u shndërrua në një hapësirë të gjallë ku arti, kultura dhe angazhimi qytetar u bashkuan për të dërguar një mesazh të qartë: ndotja dhe toksiciteti mund të kapërcehen vetëm përmes ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe veprimit kolektiv.
Magazinë
Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit
Published
15 hours agoon
August 18, 2025By
UBT News
Taylor Swift ka thyer rekordin e presidentit amerikan Donald Trump për numrin më të madh të ndjekësve në një podcast brenda orës së parë të publikimit.
Të mërkurën në mbrëmje, ajo u shfaq në “New Heights”, që udhëhiqet nga i dashuri i saj Travis Kelce dhe vëllai i tij Jason Kelce. Episodi, i cili zgjati mbi dy orë dhe u publikua në orën 19:00, u ndoq nga rreth 1.3 milionë njerëz vetëm në orën e parë në YouTube, sipas The Daily Beast dhe të konfirmuara nga përfaqësuesit e Swiftit, ka raportuar SYRACUSE.
Ky numër e kaloi rekordin që më parë mbahej nga Trump. Në tetor 2024, ishte i ftuar në “Joe Rogan Experience”, ku brenda orës së parë u regjistruan 800 mijë shikime, sipas të dhënave të analistit të CNN, Harry Enten.
Madje, numri i madh i shikuesve gjatë episodit me Swift ishte aq i lartë saqë videoja në YouTube u rrëzua pas 1 orë e 44 minutash transmetim.
Jason Kelce ka shkruar me shaka në platformën “X” pak para se videoja të dilte.
“Ky fakt që videoja ka 1.3 milionë shikime është mishërimi i numerologjisë”, ka shkruar ai.
Gjatë episodit rekord, Swift ka prezantuar kopertinën dhe listën e këngëve të albumit të saj të ardhshëm “The Life of a Showgirl”, foli për rikthimin e kontrollit mbi të drejtat e këngëve të saj origjinale dhe për marrëdhënien me Travis Kelce.
Thyerja e këtij rekordi vjen vetëm tre muaj pasi Trump kishte deklaruar në platformën e tij, Truth Social, se popullariteti i Swift po binte për shkak të tij.
“Ka vënë re dikush se, që kur thashë ‘E URREJ TAYLOR SWIFT’, ajo nuk është më ‘E NXEHTË’?”, ka shkruar ai në muajin maj.
Trump e pati sulmuar publikisht këngëtaren për herë të parë në muajin shtator 2024, pasi shpalli hapur mbështetjen për Kamala Harris në zgjedhje.
Që prej asaj kohe, ai ka vazhduar ta përmendë me kritika spontane, madje edhe në një fjalim në muajin prill, kur skuadra e Eagles vizitoi Shtëpinë e Bardhë pas fitores në Super Bowl. Swift, nga ana e saj, kurrë nuk i ka komentuar publikisht deklaratat e Trump.

Lamine Yamal imiton LeBron James, teksa i vendos vetes tri sfida për ta fituar Topin e Artë

Bill Clinton sot feston 79-vjetorin

Zelensky thotë se me Trump diskutuan garancitë e sigurisë së Ukrainës

OEK me padi ndaj ZRRE-së në Supreme, 450 biznese që janë shkyçur nga rrjeti energjetik

Dy familje u obliguan të ndërrojnë vendbanim për shkak të rezidencës së re të William dhe Kate

KDI: Kuvendi të rifillojë menjëherë konstituimin e Kuvendit

Kushtetuesja: Vetëm tri herë mund të votohet kandidati i njëjtë për kryeparlamentar

Reagon Lëvizja Vetëvendosje: Aktgjykimi i Kushtetueses, arbitrar që cenon demokracinë

8 vjet nga suksesi historik i Kombëtares së Kosovës në basketboll
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit