Lajmet

Pse nuk po humbisni peshë, gabimet që bëhen rëndom

Published

on

Humbja e kilogramëve të tepërt nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin e hekurt. Ndonjëherë ky mision vështirësohet si pasojë e gabimeve të cilat ne i bëjmë pa vetëdije.

Ngrënia e mishit çdo ditë

Studimet kanë treguar se njerëzit që ushqehen me mish çdo ditë janë më të predispozuar të jenë të shëndoshë dhe mbipeshë. Njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore nga ana tjetër janë më të prirur të kenë një peshë të shëndetshme trupore.

Mëngjesi dhe dreka në tryezën e punës

Të qenit të vetëdijshëm për atë që keni në pjatë është një hap shumë i rëndësishëm për rënien në peshë. Mos konsumoni vaktet tuaja ndërkohë që bëni punë apo shikoni televizor.

Ushqyerja në këmbë

Kaloritë merren njësoj si të hani ulur apo në këmbë. Mos u merrni me ushqime të shpejta e kafshata të vogla në dukje të padëmshme përpara se të shtroheni për të ngrënë. Uluni, hani dhe jini të kujdesshëm me racionet.

Pjata të mëdha

Përdorimi i enëve të mëdha të kuzhinës është i gabuar sepse tjetërson perceptimin e racioneve. Për pasojë, është më e lehtë ta teproni me të ngrënit.

Pijet me kalori

Pijet me kalori, të përpunuara dhe të ëmbëlsuara shtojnë kilogramë në peshën tuaj. Në vend të tyre zgjidhni ujë dhe çajra bimorë.

Shmangia e vakteve

Shmangia dhe kapërcimi i vakteve mund të duket sikur po hani më pak, por në të vërtetë jeni duke ngadalësuar metabolizmin. Ky i fundit është si zjarri, nëse nuk i hidhni dru, do të shuhet. Metabolizmi ka nevojë për ushqim çdo katër ose pesë orë.

Zgjidhni regjimin vegjetarian

Nëse bëhet siç duhet, një regjim i tillë mund të ulë kolesterolin, të ruajë shëndetin e zemrës dhe të shmangë kancerin. Por ngrënia e tepruar e arrorëve, farave dhe vajrave të tyre rrit gjithashtu numrin e kalorive dhe të kilogramëve në peshore.

Karbohidrate me shumicë

Periudha e tranzicionit nga një regjim gjithëpërfshirës në një regjim vegjetarian nxit nepsin për karbohidrate. Që të frenoheni nga ky neps sigurohuni që çdo vakt të përmbajë një proteinë bimore dhe yndyrna të shëndetshme.

Hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Kur ia ndaloni të ëmblat vetes, në të vërtetë po përpiqeni të shmangni të paevitueshmen. E vërteta është se të gjithë bien pre e tundimit për të ëmblat, sidomos kur ia kanë ndaluar vetes për shumë kohë. Një gjë e tillë nënkupton që do të hani ëmbëlsira pa fre dhe do të merrni më shumë kalori.

Hani kur nuk keni uri

Dëshira për ushqim është shumë e madhe kur jeni të stresuar apo të mërzitur. E rëndësishme është që mos t’i vini veshin stresit por më mirë sinjaleve të trupit që tregojnë me të vërtetë nëse jeni të uritur.

Hani djathë në çdo vakt

Djathi është një burim i mirë proteine dhe kalçiumi por ai nuk duhet ngrënë në çdo vakt. Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej tij, të paktën shoqërojeni me produkte bimore dhe zgjidhni ushqime pa yndyrë.

Zgjidhni ushqime që krijojnë varësi

Patatet e skuqura, të ëmblat, ushqimet me yndyrë krijojnë varësi. Shmangini sa më shumë që të mos shëndosheni.

Jo çdo gjë duhet të jetë pa yndyrë

Trupi ka nevojë për yndyrna, proteina dhe karbohidrate. Nëse mendoni se blerja e produkteve pa yndyrë do ju ndihmojë të dobësoheni, atëherë gaboheni rëndë. Trupi ka nevojë për yndyrë, ndaj zgjidhni yndyrna të shëndetshme.

Jo çdo gjë gatuhet me vaj ulliri

Vaji i ullirit është padyshim një yndyrnë e shëndetshme por duke gatuar çdo ushqim të vaktit me këtë yndyrnë rrezikoni që të konsumoni shumë prej tij. Ju mund të gatuani një ushqim me vaj ulliri dhe të tjerat t’i piqni ose t’i gatuani me avull.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara