Lajmet

Szunyog dënon incidentet ndaj komuniteteve pakicë në Kosovë

Ai ka bërë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe.

Published

on

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar ashpër incidentet ku pjesëtarë të komuniteteve janë diskriminuar në baza etnike në Gjakovë dhe në Prizren.

Ai ka bërë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe. Me këtë rast ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore.

“Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër incidentet e fundit në Gjakovë dhe Prizren, që përfshin diskriminimin publik, keqtrajtimin dhe sjelljen jotolerante ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë. Bëjmë thirrje për respekt, tolerancë dhe paqe, dhe inkurajojmë fuqishëm autoritetet e Kosovës që të ndërmarrin masa ligjore”, thuhet në postim.

Kujtojmë që Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka ngritur shqetësimin se pjesëtarët e komuniteteve pakicë në Kosovë po refuzohen të shërbehen në disa lokale të gastronomisë në vend. Ai është informuar se një rast i tillë ka ndodhur të shtunën mbrëma në një lokal në Gjakovë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zëvendësministri i Kulturës, Sejnur Veshall.

Lajmet

Caktohet data, Pogba rikthehet në fushë

Published

on

Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një periudhe të gjatë mungese tha trajneri i Monacos, Adi Hütter. Ai zyrtarisht ka konfirmuar se mesfushori francez po përparon ndjeshëm.

“Fizikisht dhe mendërisht po shkon mirë. Është stërvitur për tre muaj dhe është afër kthimit në skuadër,” deklaroi Hütter.

Sipas mediave franceze, Pogba pritet të jetë i disponueshëm më 5 tetor, në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në Stade Louis II.

Ndërkohë, rikthimi në sfidën e së shtunës kundër Lorient shihet më pak i mundshëm.

Ish-mesfushori i Juventusit nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që prej 3 shtatorit 2023, kur u aktivizua ndaj Empolit.

Pak javë më vonë, ai u pezullua për doping dhe u dënua fillimisht me katër vite jashtë fushave. Megjithatë, në tetor 2024, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv uli ndalimin në 18 muaj, që skadoi më 11 mars 2025.

Pas ndarjes me Juventusin, Pogba refuzoi një transferim në MLS dhe verën e kaluar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Monacon, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Klubi monegask e ka regjistruar 31-vjeçarin edhe për Ligën e Kampionëve, ku pritet të rikthehet në tetor.

Ky rikthim do të shënojë një moment të rëndësishëm për kampionin e botës 2018, i cili synon të rifitojë formën dhe të lërë pas periudhën më të vështirë të karrierës së tij./S.K/KP/CNN/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Blagaj të Pejës

Published

on

By

Aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Blagaj të Pejës.

Raportohet nga mediat se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një katërçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se janë lënduar dy persona ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, teksa të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

KosovaPress ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

​Legjenda e Barcelonës njofton pensionimin nga futbolli

Published

on

Mesfushori i Inter Miami, Sergio Busquets, ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një karriere gati 20-vjeçare.

37-vjeçari e bëri njoftimin përmes një videoje në Instagram, ku falënderoi Barcelonën, kombëtaren spanjolle, Inter Miamin, shokët e skuadrës, tifozët dhe familjen e tij.

“Ndjej se ka ardhur koha t’i them lamtumirë karrierës sime si futbollist profesionist. “Kanë kaluar pothuajse 20 vjet duke shijuar këtë histori të pabesueshme për të cilën gjithmonë kam ëndërruar”, tha Busquets.

Busquets ishte një figurë kyçe te Barcelona për 14 vite, me mbi 700 paraqitje dhe 32 trofe të fituar, përfshirë 9 tituj të La Ligës dhe 3 Liga të Kampionëve.

Me Spanjën, ai regjistroi 143 ndeshje dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012.

“Nuk e di se sa gjatë do të luajë Busi, por mendoj se ai është një nga mesfushorët më të mirë në histori… Shpresojmë që ai do të na ndihmojë në fazën eliminatore sepse është një lojtar kyç”, tha trajneri i Inter Miami, Javier Mascherano.

Busquets, i njohur për inteligjencën taktike dhe pasimet e sakta, është aktualisht lojtari me më shumë minuta të luajtura për Inter Miami këtë sezon./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani takohet me presidentin e Senegalit

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndsrimit të saj në New York, është takuar me presidentin e Senegalit Bassirou Diomaye Faye.

Osmani përmes një njoftimi në Facebook, ka treguar se diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

“Me Presidentin e Senegalit, Bassirou Diomaye Faye, zhvilluam një takim në Neë York për të diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Partneriteti ynë i qëndrueshëm përbën një shembull të miqësisë dhe bashkëpunimit, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë”, shkruan Osmani./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara