Lajmet

Sveçla e Krasniqi vizitojnë komunën paralele serbe të Skenderajt

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme kanë vizituar komunën paralele serbe të Skenderajt në veri, e cila është mbyllur dje.

Brenda komunës e cila tashmë është marrë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, po qëndrojnë të dy ministrat.

Në komunat të cilat u mbyllen dje, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në objektet ilegale janë lëshuar dokumente të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në veri të Mitrovicës kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, e që gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për Komunën e Skenderajt.

Prokurori më pas ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen.

Lajmet

Theret me thikë një person në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është therur me thikë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00.

Sot rreth orës  09 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, njofton Policia.

Continue Reading

Lajmet

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit

Published

on

By

Rruga Shkup-Han i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e 9 korrikut në Facebook.

Ndërkaq, rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 300 vatra zjarresh në 5 ditët e fundit, Metaj flet për situatën në Kosovë

Published

on

By

Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj deklaroi se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

Metaj shtoi se situata është menaxhuar me sukses deri më tani, por rreziku mbetet i lartë për shkak të kushteve të motit.

Sipas tij, dyshohet që zjarrëvëniet mund të jenë të qëllimshme dhe shumica prej tyre janë toka bujqësore, e që pastaj shpërndahen edhe në zona malore.

Metaj tha se numri i zjarrëfikësve është i kënaqshëm, porse duhet të jetë edhe më i madh.

Drejtori i AME-së, Genc Metaj tregoi se aktualisht janë 3 vatra aktive, një në Pejë dhe dy në Skënderaj.

AME apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe bashkëpunim në parandalimin e zjarreve, duke shmangur ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe duke raportuar çdo rast të dyshimtë.

Ndër të tjera, Metaj u shprehu ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve për vdekjen e shefit të Operativës në Brigadën e Zjarrfikësve të Gjakovës, Kaqun Lima.

Continue Reading

Lajmet

Nga e premtja fillon greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Published

on

By

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka bërë të ditur se të premten, me 11 korrik, duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së do të mbahet greva e paralajmëruar.

Në njoftimin e lëshuar për media nga FSPTSPK thuhet se nesër do të mbajnë takimin e fundit përmbyllës të të gjithë këtij procesi, në QKUK në mes të Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës dhe drejtorit të QKUK-se, Osman Hajdari.

Ju thërrasim që të premten, me datë 11.07.25 duke filluar nga ora 10:00, para Administratës së QKUK-së të fillohet më grevën e paralajmëruar”.

Sipas të gjitha informacioneve akteret kryesorë po e vonojnë nënshkrimin e kontratës për qëllime të tyre individuale, që në fakt ky proces ka mundur të përfundoi për vetëm tri ditë angazhim”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara