Lajmet

Sveçla: Aksioni në Kaçanik po vazhdon, ka arrestime të reja

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se ka arrestime të reja që lidhen me vrasjen e rreshterit, Muhamed Lika.

Ai theksoi se operacioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik po vazhdon dhe numri i të arrestuarve nuk dihet.

Tashmë është publike që ka arrestime të reja. Numri përfundimtar ende nuk dihet, për shkak se aksioni është duke vazhduar. Gjitha institucionet ligj-zbatuese janë të vendosura që të luftohet çfarëdo lloj ekstremizmi apo dhune, e cila dëmton institucionet dhe pjesëtarët e saj por po ashtu vetë popullin e saj”, ka thënë Sveçla.

Ai tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime, derisa u pyet se personat e arrestuar kanë qenë në liri ani pse me vepra penale.

Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar hetime sa i përket kësaj informate, kur t’i kemi të dalurat nga këto hetime pastaj do të marrim masat e nevojshme”, shtoi ai.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, në komunën e Kaçanikut.

Ky informacion është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Më 1 prill, Muhamed Lika ishte gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, në Kaçanik rreth orës 23:00. Ai u transportua në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Lajmet

Haradinaj: Situata në Kuvend, shqetësim real

Published

on

By

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pohoi se situata e krijuar në Kuvend është shqetësim real.

Ai deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive.

“Është shqetësim real edhe të gjithë i kanë të drejtat e veta, mundësitë e veta, përgjegjësitë e veta. Unë mirëpres shoqërinë civile që na kujton detyrën tonë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

”Deputetë, emri juaj është bllokadë”, organizatat e shoqërisë civile me aksion para Kuvendit

Published

on

By

Organizatat e shoqërisë civile kanë zhvilluar sot një performancë simbolike përpara hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste ndaj bllokimit të vazhdueshëm të konstituimit të legjislaturës së re.

Të pajisur me pankarta me mesazhe të drejtpërdrejta si “Kur t’ju bëhet boll, kallxoni”, “Deputetë, emri juaj është bllokadë” dhe “Karriget janë për punë, jo për pushtet”, përfaqësuesit e shoqërisë civile kërkuan t’i japin fund krizës institucionale dhe theksuan përgjegjësinë e deputetëve për të përmbushur mandatin e tyre.

Protesta u zhvillua në prag të vazhdimit të seancës së 37-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Bahtiri: Qytetarët votuan deputetët të votojnë e jo të sabotojnë dhe shantazhojnë

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, është përballur sot me protestuesit e organizatave të shoqërisë civile para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, pak para vazhdimit të seancës konstituive.

Protestuesit po mbanin pankarta me mesazhe kundër bllokimit të konstituimit të Kuvendit, duke pyetur deputetin se a është boll, ndërkohë që Bahtiri komentoi situatën duke kritikuar opozitën për bllokadën.

“Qytetarët e kanë votuar çdo deputet të votojë e jo të sabotojnë dhe shantazhojnë”, tha Bahtiri.

Continue Reading

Lajmet

Kompania “Pastrimi” rifillon largimin e mbeturinave në Prishtinë pas ndërprerjes së grevës

Published

on

By

Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave “Pastrimi” ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime, pas një ndërprerjeje të përkohshme që zgjati rreth një muaj.

Sipas njoftimit të kompanisë, puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe të ngarkuara me mbeturina. Ekipet janë angazhuar me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pastrimi” thekson se mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve. Kompania falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin gjatë periudhës së vështirë dhe kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë.

Kujtojmë se ndërprerja e shërbimit erdhi si pasojë e një greve të punëtorëve, që protestuan për shkak të borxheve prej 2.7 milionë eurosh që Komuna e Prishtinës i kishte ndaj kompanisë. Më 22 maj, rreth 300 punëtorë bllokuan hyrjen e komunës me rreth 20 kamionë në shenjë proteste.

Marrëveshja për ndërprerjen e grevës u arrit së fundmi mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të “Pastrimit”, por kjo nuk u formalizua me dokument të nënshkruar.

Continue Reading

Të kërkuara