Lajmet

Studimi: Kalimi në energjitë e rinovueshme mund të kursejë triliona

Hulumtimi është publikuar në revistën Joule.

Published

on

Kalimi nga lëndët djegëse fosile në energjitë e rinovueshme mund ti kursejë botës deri në 12 trilion dollarë deri në vitin 2050, thotë një studim i Universitetit të Oksfordit.

Raporti tha se ishte e gabuar dhe pesimiste të pretendohej se lëvizja e shpejtë drejt burimeve më të pastra të energjisë ishte e shtrenjtë.

Çmimet e gazit janë rritur për shkak të shqetësimeve në rritje për furnizimet me energji.

Por studiuesit thonë se blerja tani ka kuptim ekonomik për shkak të rënies së kostos së burimeve të rinovueshme.

“Përfundimi ynë qendror se ne duhet të ecim me shpejtësi të plotë përpara me tranzicionin e energjisë së gjelbër sepse do të na kursejë para”, tha Doyne Farmer për BBC.

Gjetjet bazohen në hulumtimin e të dhënave rreth çmimeve për burimet e rinovueshme dhe lëndët djegëse fosile dhe më pas në modelimin se si ato ka gjasa të ndryshojnë në të ardhmen.

Burimet e rinovueshme kanë ekzistuar vetëm për disa dekada, kështu që ka më pak të dhëna. Por në atë kohë, përmirësimet e vazhdueshme në teknologji kanë bërë që kostoja e energjisë diellore dhe erës të ketë rënë me shpejtësi, me një normë që i afrohet 10% në vit.

Pritshmëria e raportit që çmimi i burimeve të rinovueshme do të vazhdojë të bjerë bazohet në modelin “probabilist”, duke përdorur të dhëna sesi investimet masive dhe ekonomitë e shkallës i kanë bërë më të lira teknologjitë e tjera të ngjashme.

Hulumtimi është publikuar në revistën Joule./UBTNews/

Lajmet

​Hovenier: Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë

Published

on

By

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit me Kosovën.

Pas takimit lamtumirës me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, tha se duan ta shohin Kosovën të përparojë.

Bashkë me Osmanin, ata kanë bërë homazhe të shtatorja e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“Dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA-së këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”, tha Hovenier.

Hovenier pas homazheve pranë shtatores së presidentit Ibrahim Rugova, vlerësoi këmbënguljen e tij për një shtet sovran, demokratik dhe shumë etnik.

“E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh Hovenier.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani tha se angazhimi i Hovenierit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka qenë i pandalshëm.

Osmani theksoi se miqësia me SHBA-të bënë që shteti i Kosovës të ecën përpara në mbrojtjen e plotë të integritetit territorial.

“Një diplomat karriera e të cilit është lidhur në jo vetëm një rast me Republikën e Kosovës. Angazhimi i tij për lirinë dhe pavarësinë tonë ka qenë i pa ndalshëm qysh para 25 vitesh si një diplomat që merrej me Kosovën dhe kontribuonte për lirinë tonë, për të vërtetën, në veçanti për mbrojtjen e së vërtetë. Pastaj si një diplomat i angazhuar në ekipen e presidentit Ahtisari kur edhe u propozua pavarësia për Republikën tonë dhe në gjithë procesin e shtetndërtimit deri tek misioni i tij këtu në Kosovë si ambasador. Ka qenë kënaqësi e veçantë që të bashkëpunojmë në këto tri vite. Që të punojmë shumë afër në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të SHBA-ve dhe mbi të gjitha në mbrojtjen e themeleve të kësaj aleance ekzistenciale për popullin tonë…Po e përfundojmë sot këtë takim lamtumirës me po të njëjtin veprim duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë. Dëshmoj se kur ke miq të fuqishëm pranë, kur ke miqësi që janë të bazuara në vlera, atëherë edhe populli i Kosovës edhe shteti i Kosovës, shteti sovran në mbrojtje të plotë të integritetit territorial ecën përpara”, tha Osmani.

Continue Reading

Lajmet

​Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Edmond Lajçin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Aktgjykimi është shpallur të premten dhe sipas tij ai dënohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Laçi e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 24 dhjetor në Gjykatën Themelore në Pejë.

Familjarët e Ukellës e kanë mirëpritur vendimin.

Continue Reading

Lajmet

​Qeveria merr vendim për ndarjen nga 100 euro për fëmijët dhe pensionmarrësit

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeçare dhe pensionmarrësit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ka ky vendim do të përfitojnë rreth 700 mijë persona.

Krahas kësaj, ekzekutivi miratoi edhe rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Zyrës së koordinatorit kombëtar për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore.

Continue Reading

Lajmet

Autoritetet energjetike: S’ka mungesë të rrymës, por mbingarkesë të rrjetit

Published

on

By

Ndërprerjet me furnizim me energji elektrike po ndodhin për shkak të mbingarkesës së rrjetit për shkak të rritjes së konsumit, e jo për shkak të mungesës së energjisë, tha shefi ekzekutiv i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Evetar Zeqiri.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli zhvilloi me KOSTT-in dhe Kompaninë Kosovare për Shpërndarjen e Energjisë (KEDS).

Nuk ka mungesë të rrymës. Ne jemi duke prodhuar në maksimum në katër blloqe. KESCO po importon energjinë e munguar. Nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por bëhet fjalë për ngarkesë që ka prekur kufijtë”, tha Zeqiri.

Problemi është i përkohshëm, vetëm në këtë javë dhe javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitetet, të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa“, shtoi ai.

Ditëve të fundit, qytetarë në pjesë të ndryshme të Kosovës janë ankuar për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike. Institucionet e Kosovës, ndërkaq, u kanë bërë thirrje atyre që të kursejnë energjinë për shkak të mbingarkesës së rrjetit.

Ndërkaq, drejtori i Operimit të Sistemit në KEDS, Bujar Jupaj, tha për mediat se në periudhën nëntor-dhjetor ka pasur rritje të ngarkesës për 30 për qind, duke argumentuar se “ka rritje të kërkesës së paparashikuar”.

Ai tha se KEDS-i do të angazhojë 1.000 punëtorë shtesë për të intervenuar në rastet e mbingarkesës së rrjetit.

KEDS-i ka rreth 730 mijë konsumatorë dhe nga të dhënat që i kemi, mbi 95 për qind të konsumatorëve që furnizohen në të njëjtën kohë. Po flasim për një 5 përqindësh të cilin e kanë një problem si pasojë e mbingarkesës”, tha ai, duke shtuar se piku i ngarkesës së rrjetit është arritur javën e kaluar me 2.500 megavatë të shpenzuara.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar se bizneseve po u shkakton telashe mungesa e energjisë elektrike. Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë thënë se institucionet ishin të papërgatitura për stinën e dimrit dhe masat e ndërmarra viteve të fundit, sikurse subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje kanë çuar në rritje të konsumit.

Subvencionimi i pajisjeve elektrike efiçiente ka rezultuar që shumë konsumatorë të ndryshojnë mënyrat e ngrohjes, duke kaluar në ngrohje me energji elektrike, qoftë përmes investimeve në klima apo pompa termike. Kjo ka shtuar kërkesën për energji në sistem, sepse qytetarët kanë kaluar nga ngrohjet me lëndë djegëse tradicionale në ngrohje me rrymë”, tha Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Por, kështu nuk mendon ministrja Rizvanolli. Ajo i cilësoi si “të pasaktë” lidhjen e çështjes së subvencionimit të pajisjeve me rritjen e ngarkesës së rrjetit.

Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvencionimit është menduar çdo detaj. Prandaj, edhe ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet ngrohëse efiçiente që ngrohin me energji elektrike, përveç nëse jeni konsumator që ngroheni me energji elektrike me pajisje joefiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër”, tha Rizvanolli.

Sipas saj, nga të dhënat e viteve paraprake, përfituesit e subvencioneve për pajisje efiçiente për ngrohje me rrymë kanë konsumuar më pak energji elektrike.

Megjithatë, ajo shtoi se në rrjet në tre vjetët e fundit është rritur numri i konsumatorëve, përkatësisht sipas saj janë 60.000 amvisëri të reja të kyçura në rrjet dhe 8.500 biznese.

Ministria e Ekonomisë e Qeverisë së Kosovës, që nga viti 2022, disa herë ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje, përfshirë pompa termike, kondicionerë/klima efikase, si dhe kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) dhe stufa individuale me biomasë. Thirrja e fundit u bë edhe në shtator të këtij viti.

Në janar të këtij viti, ajo ka njoftuar se gjatë dy viteve të fundit janë realizuar pagesa për mbi 15 mijë familje, në një vlerë rreth shtatë milionë euro.

Kosova aktualisht prodhon energji elektrike në dy termocentralet, Kosova A dhe B, që funksionojnë me thëngjill. Por, shteti po ashtu importon rrymë me qëllim që të përmbushë kërkesat në rritje të konsumatorëve./REL/

Continue Reading

Të kërkuara