Lajmet

Studimi 8-vjeçar: Ne humbim në gjumë një veçori thelbësore të ndërgjegjes

Shkencëtarët po përpiqen ende të kuptojnë se çfarë ndodh saktësisht në atë gjendje të ndërmjetme.

Published

on

Kur ëndërrojmë, brenda trurit tonë ndodh diçka misterioze. Ne përjetojmë diçka të ngjashme me të qenit zgjuar. E megjithatë është shumë ndryshe, dhe shkencëtarët po përpiqen ende të kuptojnë se çfarë ndodh saktësisht në atë gjendje të ndërmjetme.

Së fundmi është zbuluar një e dhënë tjetër. Një studim i ri, ka zbuluar se një veçori thelbësore të ndërgjegjes – aftësinë për të qenë të vetëdijshëm për tingujt, apo për t’i identifikuar ato –ç’aktivizohet fiket jemi në gjumë, dhe kjo mund të na ndihmojë të kuptojmë se si ëndërrontruri ynë.

Realizimi i një harte të aktivitetit të trurit të njerëzve të gjallë, si në gjendje zgjuar ashtu edhe në gjumë, nuk është e lehtë. Shumë pak nga ne, do të donin që elektrodat të implantoheshin në kafkën tonë gjatë aktiviteteve tona të përditshme.

Por në studimin në fjalë, ekipi përfitoi nga kërkimet mjekësore që po kryheshin mbi pacientët me epilepsi. “Ne ishim në gjendje të përdornim një procedurë të veçantë mjekësore, në të cilën në trurin e pacientëve me epilepsi u implantuan elektroda, të cilat monitoruan aktivitetin në pjesë të ndryshme të trurit të tyre për qëllime diagnostikimi dhe trajtimi” – thotë neuro–shkencëtari Juval Nir nga Universiteti i Tel Avivit në Izrael.

Elektrodat u dhanë mundësi studiuesve të shihnin ndryshimet në përgjigjen e korteksitcerebral, kur pacientët ishin në faza të ndryshme të gjumit, krahasuar me kohën kur ishin zgjuar, madje deri tek neuronet individuale. Për qëllimet e studimit, studiuesit luajtën një shumëllojshmëri tingujsh përmes altoparlantëve në shtratin e vullnetarëve.

Të dhënat për mbi 700 neurone (rreth 50 për pacient) u mblodhën gjatë 8 viteve. Ndërsa reagimi i trurit ndaj tingullit mbeti kryesisht i aktivizuar gjumit, pati një rritje të nivelit të valëve alfa-beta, që lidhen me vëmendjen dhe pritshmëritë. Duket se tingujt e ardhur analizohen, por nuk kalojnë në vetëdijen tonë.

Kjo bie ndesh me atë që mendohej më herët:se gjatë gjumit, sinjalet e lidhura me zërin zbehen shumë shpejt në tru. Në fakt, ato qëndrojnë më të forta dhe më të pasura nga sa mendonim, por thjesht ka një ndryshim domethënës në mënyrën se si përpunohen ndërsa ne jemi duke dremitur.

“Forca e reagimit të trurit gjatë gjumit, ishte e ngjashme me përgjigjen e vëzhguar gjatë zgjimit, përveç një veçorie specifike, ku u regjistrua një ndryshim dramatik:niveli i aktivitetit të valëve alfa-beta”– thotë autorja e parë, neuroshkencëtarja Hana Hajat nga Universiteti i Tel Avivit.

Këto valë alfa-beta (10-30 Hz) kontrollohen nga reagimet nga lart në tru. Ky reagim, indihmon mendjet tona të përcaktojnë se cilët tinguj janë të rëndësishëm, dhe që duhet të dëgjohen. Një lloj i ngjashëm zhvendosjeje lart tek modelet e valëve alfa-beta, është vërejtur më parë tek pacientët që janë nën efektet e anestezisë, por nuk është parë tek njerëzit që flenë.

Studiuesit e përshkruajnë atë si një mënyrë për të kuptuar “enigmën magjepsëse”, se si truri i ndërgjegjshëm ndryshon nga ai në gjendje të pandërgjegjshme. Gjithashtu, kjo iu jep shkencëtarëve një metodë sasiore të besueshme, për të matur nëse dikush është vërtetë pa ndjenja apo jo:gjatë operacioneve në spital, tek individët në koma, kur kontrollohen shenjat edemencës, etj./bota.al/

Vendi

UBT organizon edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore

Published

on

By

UBT do të organizojë edicionin e 15-të të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore, një platformë akademike që bashkon studiues, shkencëtarë, profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve nga fusha të ndryshme, me qëllim avancimin e kërkimit shkencor, shkëmbimin e njohurive dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Konferenca do të mbahet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, duke vazhduar traditën e kësaj platforme ndërdisiplinore, e cila u mundëson studiuesve dhe profesionistëve të prezantojnë punën e tyre shkencore, të diskutojnë zhvillimet e fundit në fushat përkatëse dhe të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim akademik.

Programi përfshin një gamë të gjerë fushash, ndër të cilat mjekësia dhe infermieria, shkencat farmaceutike dhe natyrore, stomatologjia, shkencat kompjuterike, inxhinieria, mekatronika, robotika, siguria e informacionit, arkitektura, planifikimi hapësinor, drejtësia, shkencat politike, gazetaria, media dhe komunikimi, menaxhmenti, ekonomia, psikologjia, arsimi, bujqësia, shkenca dhe teknologjia e ushqimit, arti, dizajni dhe muzika.

Përmes këtij programi të gjerë, konferenca synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet disiplinave të ndryshme, duke nxitur dialogun shkencor dhe duke promovuar qasje të reja për adresimin e sfidave bashkëkohore. Një rëndësi e veçantë i kushtohet gjithashtu mbështetjes së studiuesve në fillim të karrierës akademike dhe stafit të ri akademik, duke u ofruar mundësi për prezantimin e hulumtimeve dhe zhvillimin e aftësive për publikim sipas standardeve ndërkombëtare.

Gjatë edicioneve të deritanishme, konferenca ka krijuar një bazë të gjerë ndërkombëtare të pjesëmarrjes dhe prezantimeve shkencore, me pjesëmarrje të mbi 1 mijë folësve dhe prezantuesve, dhe përfaqësim nga mbi 30 shtete të botës.

Përmes edicionit të vitit 2026, UBT synon të vazhdojë forcimin e profilit të tij si institucion i arsimit të lartë me orientim drejt kërkimit shkencor, transferimit të dijes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke krijuar hapësirë për ide të reja, rezultate shkencore dhe partneritete që lidhin universitetet me profesionistët dhe sektorët e ndryshëm të shoqërisë.

 

Continue Reading

Lajmet

EOQ Congress 2026 në UBT: Liderët evropianë të cilësisë diskutojnë transformimin, inovacionin dhe udhëheqjen reziliente

Published

on

By

Në kuadër të Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ Congress 2026), në UBT u mbajt sesioni plenar i Liderëve Evropianë të Cilësisë, ku ekspertë ndërkombëtarë diskutuan mbi rolin e udhëheqjes në transformimin organizativ, arritjen e ekselencës dhe ndërtimin e organizatave të qëndrueshme në një mjedis biznesi gjithnjë në ndryshim.

Sesioni, i moderuar nga Tiia Tammaru, mblodhi përfaqësues të komunitetit evropian të cilësisë, të cilët ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi mënyrat se si cilësia mund të shërbejë si nxitës i transformimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së ndikimit organizativ.

Gjatë sesionit, u trajtuan këto tema:

Pierre Girault, president i AFQM-së, Francë – Fjalë përshëndetëse, të cilit iu nda edhe Certifikata nga EOQ.

Dr. Ing. Florian Weymar – “Udhëtimi i udhëheqjes: Cilësia si nxitës i transformimit”.

Dr. Patricia Carvalho – “Nga ekselenca te ndikimi: Mësime nga udhëheqja në fushën e cilësisë”.

Diskutimet vunë në pah rëndësinë e udhëheqjes efektive në përballimin e ndryshimeve teknologjike dhe sfidave të reja të biznesit, duke theksuar se cilësia nuk kufizohet vetëm në përmbushjen e standardeve, por përbën një element thelbësor të transformimit dhe zhvillimit afatgjatë të organizatave.

Në vazhdim të programit të Kongresit, u zhvillua edhe dialogu ndërmjet përfaqësuesve kombëtarë të EOQ-së dhe partnerëve ndërkombëtarë, me fokus në shkëmbimin e perspektivave dhe forcimin e bashkëpunimit global në fushën e cilësisë. Përmes këtyre diskutimeve, EOQ Congress 2026 në UBT vazhdoi të krijojë hapësirë për shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare dhe promovimin e qasjeve bashkëkohore ndaj cilësisë, udhëheqjes dhe inovacionit.

Continue Reading

lajme

Kosova mirëpriti Kongresin më të madh evropian të cilësisë – EOQ Congress 2026

Published

on

By

Përfundoi Kongresi i 67-të i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ 2026), i cili për tri ditë mblodhi në Kosovë përfaqësues të institucioneve, ekspertë ndërkombëtarë, akademikë dhe profesionistë, për të diskutuar mbi rolin e cilësisë në epokën e inteligjencës artificiale, transformimit digjital dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Sesioni përmbyllës i kongresit shërbeu si një moment reflektimi mbi përfundimet dhe mesazhet kryesore të këtij edicioni, duke vënë në pah rëndësinë e cilësisë si themel për inovacionin, besimin, qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë në një botë që po ndryshon me shpejtësi.

Në këtë kuadër u prezantuan përfundimet e kongresit me temën “Congress Conclusions: What Prishtina 2026 Has Taught Us”, si dhe mesazhi “Prishtina Quality Message 2026: The Future through Quality”, i cili thekson rëndësinë e angazhimit të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më cilësore dhe të qëndrueshme.

Një moment i veçantë ishte ceremonia e dorëzimit të flamurit të EOQ-së dhe prezantimi i kongresit të ardhshëm, i cili do të mbahet në Belgjikë, duke simbolizuar vazhdimësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimin e komunitetit evropian për avancimin e cilësisë.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Prof. Dr. Paulo Sampaio, President i Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), përcolli mesazhin për një komunitet të bashkuar të cilësisë dhe përgjegjësi të përbashkët në avancimin e standardeve dhe praktikave cilësore.

Ndërkaq, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, president dhe rektor i UBT-së, president i Quality Kosova dhe nënkryetar i EOQ-së, përmbylli kongresin me mesazhin “From Prishtina to the Future through Quality”, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shndërrimit të ideve e diskutimeve në iniciativa konkrete për të ardhmen.

 

Organizimi i Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës si hapësirë e dialogut profesional, shkëmbimit të njohurive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përmes këtij organizimi, UBT dhe Quality Kosova kontribuuan në avancimin e diskutimeve mbi rolin e cilësisë në zhvillimin institucional, ekonomik dhe shoqëror. Me mesazhin “Nga Prishtina drejt së ardhmes përmes cilësisë”, Kongresi EOQ 2026 përmbylli punimet duke riafirmuar rëndësinë e vizionit të përbashkët, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit për një të ardhme më cilësore dhe të qëndrueshme.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologë dhe Teknikë Dentarë

Published

on

By

Më 24 dhe 25 tetor 2026, në Kampusin e UBT-së në Lipjan, do të zhvillojë punimet Konferenca Ndërkombëtare për Stomatologë dhe Teknikë Dentarë. Kjo ngjarje e rëndësishme shkencore dhe profesionale vjen si një platformë e mirëfilltë që synon të bashkojë komunitetin akademik, stomatologët, teknikët dentarë dhe profesionistët e fushës, me qëllim promovimin e inovacionit, bashkëpunimit ndërprofesional dhe edukimit të vazhdueshëm.

Përmes prezantimit të njohurive të reja shkencore, përvojave klinike dhe zhvillimeve më të fundit teknologjike, konferenca synon të adresojë sfidat dhe mundësitë bashkëkohore në stomatologji. Ngjarjeve të tilla u jepet një vlerë e veçantë edhe përmes akreditimit zyrtar nga Oda e Stomatologëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës, ku pjesëmarrësit aktivë do të shpërblehen me 20 pikë EVP, ndërsa ata pasivë me 15 pikë EVP.

Lidhur me këtë ngjarje, Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë dhe Teknikës Dentare në UBT, Prof. Ass. Dr. Agim Prokshaj, ka theksuar:

“Si fakultet, mbetemi të përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional, duke besuar se bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe praktikës klinike është thelbësor për të ardhmen e stomatologjisë. I ftoj të gjithë kolegët, profesionistët dhe studentët të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila do të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për ndërtimin e bashkëpunimeve të reja dhe avancimin e profesionit tonë. Ju mirëpresim në UBT!”

Për të gjithë të interesuarit, regjistrimi i pjesëmarrësve në kampus zhvillohet më 23 tetor prej orës 14:00 deri në 17:00, si dhe më 24 tetor nga ora 09:00 deri në 17:00, ndërsa procedurat e aplikimit dhe pagesës realizohen sipas udhëzimeve zyrtare të organizatorëve.

 

Continue Reading

Të kërkuara