Lajmet nga UBT

Studime nga ekspertët në UBT: Ndikimi i Teknologjisë në zhvillimin e Ekosistemeve të Qëndrueshme

Ndër prezantimet e shumta, studimi i Zhilbert Tafës me temë “IoT in Air Pollution Monitoring: data acquisition and dissemination aspects”, ishte mbi përdorimin e teknologjisë IoT (Interneti i Gjërave) në monitorimin e ndotjes së ajrit.

Published

on

UBT një rrjet i shkencës dhe inovacionit në Konferencën Ndërkombëtare për ‘Ekosistemet e Qëndrueshme’, mblodhi ekspertë e profesorë që diskutuan, prezantuan, analizuan temat e tyre të studimit.

Ndër prezantimet e shumta, studimi i Zhilbert Tafës me temë “IoT in Air Pollution Monitoring: data acquisition and dissemination aspects”, ishte mbi përdorimin e teknologjisë IoT (Interneti i Gjërave) në monitorimin e ndotjes së ajrit. Tafa vuri theks në aspektet e përfitimit dhe shpërndarjes së të dhënave në lidhje me monitorimin e ndotjes së ajrit.

Po ashtu u pëmend që përmes përdorimit të sensorëve të lidhur në internet, të dhënat e cilësisë së ajrit mund të mbledhen në kohë reale dhe të shpërndahen për të dhënë informacion të rëndësishëm për cilësinë e ajrit në një zonë të caktuar. Sipas Tafës, kjo teknologji mund të ndihmojë në identifikimin e burimeve të ndotjes së ajrit dhe në ndërmarrjen e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin publik.

Xhafer Krasniqi prezantoi temën “Will the cellular IoT dominate the Sustainable IoT Ecosystem”, që shqyrton se a do të dominojë celulari IoT (Interneti i Gjërave Celular) në ekosistemin e qëndrueshëm të IoT-së. Në prezantim fokusi bie në diskutimin e rolit dhe përfitimeve të teknologjisë celular IoT në mënyrë specifike, duke vlerësuar potencialin e saj për të përmirësuar efikasitetin dhe ndikimin e pozitshëm në shëndetin e mjedisit.

Diskutimi gjithashtu përfshin analizën e sfidave dhe mundësive që shoqërojnë përdorimin e kësaj teknologjie në kontekstin e një ekosistemi të qëndrueshëm të IoT-së. Jakup Ratkoceri, Edmond Hajrizi, Besnik Qehaja prezantuan temën “Impact of IoT in Smart Industry” që analizon ndikimin e Internetit të Gjërave (IoT) në Industrinë e Mençur (Smart Industry).

Përmes një hulumtimi të gjerë, ata shqyrtuan se si përdorimi i teknologjisë IoT ka transformuar mënyrën se si operojnë kompanitë industriale, duke integruar pajisje dhe procese të lidhura në internet për të përmirësuar efikasitetin, prodhimin dhe sigurinë.

Ekspertët diskutua përfitimet dhe sfidat e përdorimit të IoT në sektorin industrial, si dhe potencialin e tij për të krijuar një mjedis më të lidhur dhe inteligjent në industrinë e prodhimit. Kjo analizë ofroi një kuptim të thellë për ndryshimet dhe përparimet që teknologjia IoT sjell në sektorin industrial dhe ndikon në zhvillimin e industrisë së pjesshme.

Milot Morina prezantoi temën “Smart Agriculture Solution: Integrating Sensors with Azure IoT Cloud Platform”, u përqendrua në përdorimin e sensorëve në bujqësi, të lidhur me platformën e Cloud Azure IoT, që mund të sjellë inovacione në menaxhimin e tokës dhe bimëve. Përmes kësaj teknologjie, sipas autorëve bujqit janë në gjendje të mbledhin dhe monitorojnë të dhëna kritike si temperatura, lagështia, drita diellore dhe pH-ja e tokës në kohë reale.

Ky informacion mund të përdoret për të marrë vendime strategjike, për të përmirësuar rritjen e bimëve, për të zvogëluar përdorimin e burimeve dhe për të rritur prodhimtarinë. Elton Boshnjaku, Naim Llumnica, Behar Haxhismajli, Blerim Zylfiu, Lavdim Menxhiqi, Elita Hajrizi me temën “Bridging the Gap: Enabling Enhanced Data Processing for IoT Sensor Devices through Azure Cloud Services”, analizuan sfidat dhe mundësitë që shoqërojnë përdorimin e këtyre shërbimeve në kontekstin e IoT. Ata gjithashtu shpjeguan si përdorimi i shërbimeve të Azure Cloud mund të mundësojë një përpunim të avancuar të të dhënave, duke hapur rrugën për inovacione dhe aplikime më të përparuara në fushën e IoT.

Në përmbledhje, prezantimi ofron një analizë të thellë të ndikimit të shërbimeve të Azure Cloud në përpunimin e të dhënave për pajisjet e sensorëve IoT dhe potencialin e tyre për të përmirësuar performancën dhe efikasitetin në këtë fushë. Elita Hajrizi prezantoi temën “IoT Enabled Health Monitoring System Using Wearable Sensors for Chronic” Disease Management”, që është realizuar në bashkëpunim me Greta Ahma, Mirlinda Reqica, që në fokus kishin sistemin e monitorimit të shëndetit nga Interneti i Gjërave (IoT), duke përdorur sensorë për menaxhimin e sëmundjeve kronike. Sipas autorëve kjo teknologji ofron një mënyrë më efikase dhe të përhershme për të monitoruar dhe menaxhuar kujdesin shëndetësor për pacientët, duke u mundësuar ndjekjen e afërt të gjendjes së tyre shëndetësore dhe reagimin e menjëhershëm në ndryshime.

Në konferencë u prezantuan edhe Saranda Dreshaj, Arsim Murseli, Kastriot Parduzi me temë” Digital Twin as a Central Hub for IoT-based Smart Cities Empowered by AR/VR Visualization”, që përshkruan potencialin e ndërthurjes së teknologjive të Digital Twin me AR/VR për të përmirësuar qytetet e mencura dhe të lidhura me IoT. Amet Shabani, Edmond Hajrizi, Besnik Qehaja.

“Internal Threats as Major Security breaks in IoT, Detection and prevention steps in transmission medium and Networks”, ofruan një analizë të thellë të kërcënimeve potenciale të sigurisë dhe hapat e nevojshëm për t’u mbrojtur nga to në ambientet e lidhura me IoT. Shqipe Sejdiu, Vesa Morina, Edmond Hajrizi me temë “Synergizing AI and 5G: Unleashing Nex- Generation Connectivity and Intellegence”, paraqitën potencialin e sinergjisë së AI dhe 5G për të hapur rrugën për një lidhje të avancuar dhe inteligjente të gjeneratës së ardhshme.

Erilda Muka, Polis University, Tirana, Albania me temë “Harnessing Digital Twins to model and monitor IoT Devices for green transformation and Energy Efficiency of Polis University”, shpalosën potencialin e përdorimit të binarëve dixhitale për të promovuar praktika më të mira mjedisore dhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë në institucionet arsimore./UBTNews/

lajme

Fondacioni “Shqipe Luzha Heroi” dhe UBT shpallin konkurs për tre bursa Bachelor në Inxhinieri

Published

on

By

Fondacioni Shqipe Luzha Heroi, në bashkëpunim me Kolegjin UBT, në vazhdën e bashkëpunimit të suksesshëm të vitit të kaluar, shpall konkursin për ndarjen e tri  bursave për studente të nivelit Bachelor në programet e Inxhinierisë në UBT, për vitin akademik 2026/2027.

Pas ndarjes së dy bursave gjatë vitit të kaluar, Fondacioni Shqipe Luzha Heroi ka vendosur të vazhdojë mbështetjen për studentet e UBT-së, duke rritur numrin e bursave në tri . Ky bashkëpunim pasqyron përkushtimin e Fondacionit për mbështetjen dhe fuqizimin e vajzave dhe grave të reja në fushat inxhinierike, si dhe angazhimin e UBT-së për ofrimin e arsimit cilësor dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e tyre akademik e profesional.

Qëllimi i këtij konkursi është mbështetja e studenteve me rezultate të larta akademike dhe potencial për zhvillim profesional, si dhe nxitja e pjesëmarrjes dhe kontributit të tyre në zhvillimin shkencor, kërkimor dhe teknologjik.

Të drejtën e aplikimit e kanë studentet që kanë të regjistruar vitin e dytë ose të tretë të studimeve në vitin akademik 2026/2027, në programet e Inxhinierisë në UBT.

Kandidatet duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të kenë notë mesatare mbi 7.5, të dëshmuar përmes pasqyrës së notave;
  • Të mos jenë përfituese të ndonjë burse tjetër;
  • Të jenë studente të rregullta;
  • Të jenë shtetase të Republikës së Kosovës.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 25 nëntor 2026 deri më 15 dhjetor 2026. 

Studentet që plotësojnë kriteret e përcaktuara mund të aplikojnë përmes linkut të mëposhtëm:

Linku për aplikim: www.shqipeluzhaheroi.com

Dokumentacioni i pakompletuar, i pasaktë ose i dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merret në shqyrtim nga komisioni vlerësues.

Lista e studenteve përfituese do të shpallet në ambientet e UBT-së, në Kampusin Inovativ.

Kandidatet që kanë aplikuar kanë të drejtë ankese brenda shtatë (7) ditësh nga data e publikimit të rezultateve. Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni për ankesa.

Përmes vazhdimit të këtij bashkëpunimi, Fondacioni Shqipe Luzha Heroi dhe Kolegji UBT dëshmojnë përkushtimin e përbashkët për mbështetjen e studenteve të dalluara dhe fuqizimin e rolit të grave në fushat e inxhinierisë. Rritja e numrit të bursave përbën një hap të rëndësishëm në këtë partneritet, duke krijuar më shumë mundësi për arsimim, zhvillim profesional dhe avancimin e vajzave të reja në shkencë dhe teknologji.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Punimi shkencor i profesorëve të UBT-së publikohet në revistën ndërkombëtare të indeksuar në Scopus, “Georgian Medical News”

Published

on

By

Punimi shkencor i profesorëve të Shkencave Mjekësore të UBT-së, Prof. Dr. Minire Alilaj Beqiraj, Prof. Dr. Fitim Alidema dhe Prof. Dr. Hajrullah Fejza, në bashkautorësi me MSc. Behrije Halilaj Vishi, është pranuar për publikim në revistën prestigjioze ndërkombëtare Georgian Medical News, e indeksuar në bazën e të dhënave shkencore Scopus (kuartili Q3).

Hulumtimi i titulluar “Farmakoterapia peripartum dhe rezultatet e hershme të nënës pas lindjes vaginale dhe cezariane: Një studim farmakoepidemiologjik i përdorimit të antibiotikëve, anestetikëve dhe analgjetikëve” përfshin 945 gra që kanë lindur në periudhën janar 2024 – gusht 2026 (504 lindje vaginale dhe 441 cezariane). Studimi analizon në mënyrë të integruar përdorimin e barnave para, gjatë dhe pas lindjes, si dhe ndikimin e tyre në infeksionet pas lindjes dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital.

Sipas gjetjeve kryesore të publikimit, lindja cezariane shoqërohet me një trajektore dukshëm më intensive farmakoterapeutike, ku profilaksia me antibiotikë është aplikuar në 92.7% të rasteve, krahasuar me 19.8% te lindjet vaginale. Gjithashtu, studimi evidenton se koha e administrimit të antibiotikëve para prerjes kirurgjikale luan rol kyç në parandalimin e infeksioneve pas lindjes, ku çdo rritje prej 10 minutash e intervalit nga administrimi deri te prerja (brenda kufirit 5–60 minuta) uli me 29% gjasat për infeksion.

Ky hulumtim përbën një kontribut të rëndësishëm në fushën e farmakologjisë klinike dhe gjinekologjisë, duke ofruar të dhëna konkrete për optimizimin e protokolleve terapeutike dhe rritjen e sigurisë shëndetësore të nënave gjatë dhe pas procesit të lindjes. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Me pjesëmarrjen e ambasadorit italian, UBT promovon kulturën gastronomike të Italisë

Published

on

By

Në kuadër të Javës së Kuzhinës Italiane në Botë, UBT, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Kosovë dhe me pjesëmarrjen e rektorit Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe ambasadorit Maurizio Antonini, organizoi një ligjëratë të veçantë me profesorin Fabio Amadei nga akademia prestigjioze italiane e artit kulinar, ALMA.

Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë që kanë shkenca dhe teknologjia e ushqimit, gastronomia dhe turizmi në zhvillimin akademik e shoqëror. Ai nënvizoi se Italia përbën një partner strategjik për UBT-në dhe se bashkëpunimi me universitetet e qendrat kërkimore italiane po zgjerohet vazhdimisht përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të njohurive dhe qasjeve ndërdisiplinore.

Nga ana e tij, ambasadori i Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me UBT-në, duke e cilësuar institucionin si një partner të besueshëm dhe të rëndësishëm në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e kulturës, ekonomisë dhe promovimit të traditës italiane. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e UBT-së në zhvillimin e iniciativave që forcojnë lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

Ndërkohë, profesori Fabio Amadei, përgjegjës për programet e Kulturës Gastronomike dhe Qëndrueshmërisë në ALMA, ndau me studentët ekspertizën e tij mbi historinë e ushqimit, mbrojtjen e produkteve tradicionale agroushqimore dhe rëndësinë e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit. Përmes kësaj ligjërate, studentët patën mundësinë të njihen më nga afër me dimensionin shkencor e kulturor të gastronomisë italiane.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Biblioteka e UBT-së pasurohet me romane dhe novela nga Ambasada Italiane

Published

on

By

Biblioteka e UBT-së në kampusin universitar është pasuruar me një donacion të ri nga Ambasada Italiane, i cili përfshin romane, novela dhe DVD.

Materialet e dhuruara do të jenë në dispozicion të studentëve të fakulteteve të UBT-së, si dhe të nxënësve të shkollave të mesme, duke u ofruar atyre mundësi shtesë për lexim, mësim dhe njohje me kulturën italiane.

Me këtë rast, rektori i UBT-së ka pritur ambasadorin italian dhe përfaqësuesit e Ambasadës Italiane në ambientet e kampusit. Gjatë takimit është bashkëbiseduar rreth donacionit dhe rëndësisë së pasurimit të fondit bibliotekar me materiale të reja edukative dhe kulturore.

Ky donacion kontribuon në promovimin e leximit, edukimit dhe shkëmbimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Italisë, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe gjeneratat e reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara