Aktualitet

Sot u shënua dita e Ashkalive edhe në FSK

Ministri Mehaj u shpreh se pjesëtarët e këtij komuniteti e vërtetojnë diversitetin etnik në FSK.

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakët e Forcës së Sigurisë të Kosovës nga radhët e komunitetit ashkali shënuan ditën e Ashkalive.

Ministri Mehaj u shpreh se pjesëtarët e këtij komuniteti e vërtetojnë diversitetin etnik në FSK dhe shërbejnë në ushtrinë e vendit tonë për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve.

“Me këtë rast, shpreh edhe njëherë urimet e përzemërta gjithë qytetarëve të vendit nga radhët e komunitetit ashkali, duke ju rikonfirmuar se FSK është e gjithë qytetarëve të saj, pa dallime të përkatësisë etnike, racore, fetare e gjinore”, shkroi Mehaj në Facebook./UBTNews

Aktualitet

Presidenti Trump: Nuk kam mbaruar me Putinin, megjithëse jam i zhgënjyer me të

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është i zhgënjyer, por nuk ka mbaruar punë me presidentin rus Vladimir Putinin, në një telefonatë ekskluzive me BBC-në.

Presidenti Trump u pyet nëse i beson udhëheqësit rus dhe u përgjigj: “Nuk i besoj pothuajse askujt”, kështu duke folur disa orë pasi njoftoi planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk do të kishte marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh.

Në një intervistë të gjerë nga Zyra Ovale, presidenti amerikan gjithashtu mbështeti NATO-n, pasi e kishte përshkruar dikur si të vjetëruar, dhe pohoi mbështetjen e tij për parimin e mbrojtjes së përbashkët të organizatës.

Pasi u takua me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti kaloi një pjesë të konsiderueshme të intervistës duke folur gjerësisht për zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus duke thënë se kishte menduar se një marrëveshje ishte në plan me Rusinë katër herë të ndryshme./Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Sot vazhdon seanca konstituive në Kuvend, partitë me qëndrime të njëjta

Published

on

Deputetët mblidhen sërish sot, më 15 korrik, për vazhdimin e seancës konstituive dhe kjo është hera e 47-të që e bëjnë një gjë të tillë.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për Albulena Haxhiun, të cilën e kanë propozuar për kryetare të Kuvendit. Në mungesë të numrave në votim të hapur, ata kanë propozuar që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Komisioni që mundëson votimin e fshehtë nuk po mbështetet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo çështje madje është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka dhënë aktgjykimin e saj, por i njëjti po interpretohet në mënyra të ndryshme nga subjektet politike.

Kushtetuesja ka sjellë aktvendim sipas të cilit deputetët kanë afat deri më 26 korrik që ta konstituojnë legjislaturën e nëntë. PDK dhe AAK i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten për kryetare të Kuvendit me arsyetimin se ka punuar në dëm të interesave të shtetit. Kurse, LDK ka deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidatë.

Këto parti kanë thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka as votat për formimin e Qeverisë, gjë të cilën e mohon LVV-ja.

Ndërkohë, PDK dhe LDK iu ka drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë nëse seancat e fundit kanë shkelur Kushtetutën. Gjithashtu, edhe presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar se së shpejti do t’i drejtohet Kushtetueses se cilat janë masat që duhet të merren nëse nuk konstituohet Kuvendi deri në afatin e paraparë prej një muajsh.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt ndërkaq mbledhja e parë për konstituimin e Kuvendit të ri është mbajtur më 15 prill dhe që nga ajo datë çdo 48 orë po mbahen vazhdime të seancës konstituive pa arritur ndonjë rezultat. /Kosovapress

Continue Reading

Aktualitet

Ish-kryeministri Agim Çeku dhe 9 të tjerët dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”

Published

on

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 të akuzuarit: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashar, në rastin “Veteranët”. Kurse, u liruan nga akuza Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

Në gjykimin e kaluar, Themelorja kishte shpallur aktgjykim lirues për gjithë të akuzuarit.

Në këtë rast, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzoheshin ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga kryetari i trupit gjykues, Gazmend Bahtiri. Anëtarë të trupit gjykues ishin gjykatësit Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit janë fajtorë për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i Kodit Penal, andaj secili veç e veç dënohen me nga 1 vit burgim.

Gjykatësi Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Gjykatësi tha se pas administrimit të provave personale dhe materiale, përtej dyshimit të bazuar mirë është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale. Kurse, për Lushtakun dhe Elezajn, Gjykata gjeti se nuk janë fajtorë pasi nuk e kanë pasur cilësinë e personit zyrtar.

Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur të identifikojë secilin veç e veç prej 19 mijë e 500 aplikacioneve për statusin e veteranti, andaj vlerëson se duhet të shqyrtohet procedura përkatëse pastaj të merret vendim se a gëzon statusin e veteranit apo jo.

Obligohet Qeveria e Republikës së Kosovës që pëmes komisioneve përkatëse në procedurë administrative të bëjë rishqyrtimin e listës prej 19 mijë e 500 veteranëve si në shtojcën e Prokurorisë Speciale.

Prezent në shpallje ishin prokurori special Valdet Gashi dhe i akuzuari Sadik Halitjaha./BetimipërDrejtësi

Continue Reading

Aktualitet

UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega

Published

on

UBT do të sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega – një figurë kyçe e historisë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita do të hapet, nesër, më 15 korrik, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 17:00, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për vendin dhe mbarë rajonin.

E realizuar në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë evropiane të Karl Gegës si një inxhinier që bashkoi kulturat dhe ndërlidhi komunitetet përmes projekteve të tij vizionare.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka theksuar se kjo ekspozitë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

Kontributi i studentëve dhe stafit të Fakulteteve të Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar, ka qenë thelbësor në përgatitjen dhe realizimin e kësaj ekspozite.

Ekspozita përfshin dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale dhe materiale multimediale, duke e shndërruar në një përvojë edukative dhe vizuale që ndërlidh të kaluarën me të ardhmen, shkencën me artin, dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes këtij organizimi, UBT dëshmon rolin e vet si institucion lider në krijimin e urave ndërmjet kulturave dhe shkencave të ndryshme, si dhe angazhimin e tij për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje ndërkombëtare dhe vlerë të lartë arsimore dhe kulturore.

Continue Reading

Të kërkuara