Kulturë

Skerdi dhe bashkëshortja e tij me COVID-19

Publikuar

Reperi i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago dhe bashkëshortja e tij, Vesa Rama-Ago, u infektuan me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar Skerdi përmes një shkrimi në Instagram, teksa njoftoi se vetëm edhe pak ditë ju kanë mbetur drejt shërimit.

“E di që ju kam premtuar disa projekte të reja, por unë dhe gruaja ime Vesa Ago jemi duke u shëruar nga Covid-19. Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë derisa të mbaroj vetëizolimin dhe atëherë do të ketë shumë këngë të cilat i kam gati për ju. Ju dua shumë dhe faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme. Mbroni veten dhe familjarët tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë shpejt”, shkroi artisti./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kulturë

Gjylije Rexha sjell librin e ri dedikuar fushës së medias

Publikuar

“Radio nga valët në rrjet”, është libri i radhës i autores Prof.Dr.Gjylije Rexha, që u botua më 23 nëntor të këtij viti.

Në këtë libër, autorja ka sintetizuar njohuritë e saj mbi ‘medien e sfondit’, ka trajtuar radion në funksionin e saj gjithëpërfshirës, duke iu kundërvënë të gjitha teorive dhe qasjeve që kanë parashikuar “shuarjen” e saj.

Në një intervistë në Radio Campus, Rexha foli rreth vështirësive që ka hasur gjatë botimit të librit dhe të mirat që përfitohen nga ky libër.

“Përgatitja e librit ka nisur prej kohësh. Nuk ka qenë fare e vështirë duke marrë parasysh se libri përmbledhë çështje të cilat kanë dalë prej gjeneratës në gjeneratë, gjatë punës me studentët e UBT-së”, tregoi ajo.

Ajo tutje shtoi se në vendin tonë ka shumë studentë të entuziazmuar dhe që do t’i shërbenin botës së medias me përkushtim dhe korrektësi.

“Ka jashtëzakonisht shumë të rinj të entuziazmuar në fushën e medias. Në fund të kursit të çdo gjenerate kemi arritur që të marrim përgjigjje të tilla të cilat na dëshmojnë që ka shumë të rinj të cilët janë në gjendje që të punojnë radio dhe t’i shërbejnë botës së medias”, shtoi Rexha.

Ndërkaq, e pyetur nëse radiogazetaria po e humb vlerën apo rëndësinë në publikun kosovar, ajo ka treguar që duhet të jepet më shumë përkushtim për të mos u zbehur media e sfondit.

“Nëse bëni një debat të gjatë në radio, askush nuk do të ju dëgjojë sepse do të shndërrohet në një monotoni që nuk ofron dinamikë. Prandaj është e rëndësishme dinamika që ofrojmë për të mos humbur interesimi në radio”, ka thënë ajo.

Për fund, prof. Gjylije Rexha dha edhe një këshillë për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë t’i shërbejnë botës së medias.

“Së pari, për ata të cilët dëshirojnë të nisin rrugën e studimeve, ejani në UBT – studioni Media dhe Komunikim, përfshihuni në Campus Radio. Mos u dekurajoni nga fakti që mund të thonë se radio është media që nuk ka aq shumë dëgjueshmëri, sfidoni veten”, ka shtuar prof. Gjylije Rexha.

“Radio nga valët në rrjet” është libri i tretë i publikuar nga prof. Gjylije Rexha pas librave “Etosi i humbur” dhe “Politics and the Public Media in Kosovo”./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara