Kulturë

Sjelljet më të besdisshme të grave që burrat i urrejnë

Published

on

Kur bëni “shefen”

Disa burra nuk vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërisni atij për ndonjë mikeshë kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjesht mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë.

Pyetjet kurioze

Kur ai kthehet nga shtëpi e ndonjë shoku a i bëni atij një quiz se çfarë bën ata sepse ti në të vërtet nuk beson që ai ka qënë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për tu grindur me njëri-tjetrin.

Kontrolli i telefonit

Kur i dashuri juaj lë celularin në tavolinë kur është duke bërë dush a vraponi të lexoni mesazhet? Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë. Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent. Kjo do të thoni që ju nuk keni besim tek ai dhe pse duhet të qëndroni me një person që mendoni se ju mashtron?

Telefonatat pa pushim

Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë. Por nëse e telefonon çdo orë që kalon, për të kuptuar se ku ndodhet dhe cfare fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rreik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë!

Shfaqni pasiguri

Sa herë që ai sheh një vajzë tjetër ju përfundoni duke qarë? Është normale për qëniet njerëzore të shikojnë qënie të tjera, edhe pse janë në një lidhje tjetër. Nëse ai është duke bërë diçka të papërshtatshme atëherë keni të drejtë të flisni. Por nëse ai i buzeqësh kamarieres për të qënë i sjellshëm, mos e pyesni nëse ajo i duket më e bukur se ju.

Flakni çfarë ju del përpara

Disa njerëz flakin tutje sende kur janë të nervozuar. Disa të tjerë do të thyenin edhe xhamat po të mundnin. Nëse bëhesh e dhunshme sa herë që bëhesh xheloze, ai nuk do dojë të të ketë më pranë vetes. Edhe nëse acarimi juaj është i justifikuar, mundohuni të qetësoheni.

Akuza të tmerrshme

Nëse ai nuk bëhet i bezdisur me ju, do të nervozohet kur ta akuzoni se ka qënë i pabesë. Një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje është besimi dhe nëse ju i tregoni atij mosbesim, marrëdhënies suaj mund t’i vijë edhe fundi. Gjeni fakte përpara se të ngrini akuza mbi diçka të rëndë.

Continue Reading

Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara