Lajmet

Si manifestohet mungesa e vitaminës B12?

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktohet nga moskonsumimi i ushqimeve të pasura me këtë vitaminë.

Published

on

Shumë njerëz vuajnë shpesh nga mungesa e vitaminës B12, një simptomë që është shumë e vështirë për t’u diagnostikuar. Kjo sepse mungesa e vitaminës B12 shfaqet me një gamë të gjerë simptomash, nga marramendja deri te çrregullimet obsesive-kompulsive, të cilat mund të shkaktohen edhe nga një problem apo mungesë tjetër.

Shkaqet

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktohet nga moskonsumimi i ushqimeve të pasura me këtë vitaminë, siç ndodh me vegjetarianët dhe veganët. Rekomandohet monitorim i rregullt i niveleve të vitaminës B12 (sidomos në rastet e alkoolizmit, çrregullimeve të stomakut ose zorrëve, plakjes ose sëmundjeve gjenetike).

Marramendje

Nëse shpesh humbisni ekuilibrin dhe ndiheni shumë shpesh të trullosur, duhet të konsultoheni me një mjek. Marramendja është simptoma tipike e presionit të ulët të gjakut, që është një efekt anësor i zakonshëm i mungesës së vitaminës B12.

Përkeqësimi i shikimit

Vitamina B12 është thelbësore për funksionimin e duhur të nervave. Mungesa e tij mund të dëmtojë nervin optik, nervin që bart informacionin dhe sinjalet nga syri në tru.

Humbje kujtese

Kujdes nga përkeqësimi i mundshëm i kujtesës. Mungesa e vitaminës B12 mund të rezultojë në një lloj demence më të butë që të kujton sëmundjen e Alzheimerit në fazën e hershme.

Depresioni

Edhe pse nuk është e qartë se si ndikon saktësisht vitamina B12 në një sëmundje kaq komplekse si depresioni, disa studime kanë treguar se pacientët me depresion kanë ulur nivelet e vitaminës B12.

Diarre dhe fryrje

Për shkak të përthithjes së pamjaftueshme të B12, qelizat e traktit tretës nuk marrin një sasi të mjaftueshme oksigjeni. Kjo çon në probleme të tretjes si gazra, kapsllëk, diarre, humbje të oreksit dhe humbje peshe.

Dobësi muskulore

Dobësia e muskujve është një simptomë e dukshme e mungesës së vitaminës B12, sepse muskujt nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe nuk mund të kryejnë aktivitetet e përditshme.

Si të zbuloni mungesën e mundshme të vitaminës B12?

Për të zbuluar nëse ka mungesë të vitaminës B12, është e nevojshme t’i nënshtroheni analizave të gjakut dhe të mbështeteni në këshillën e mjekut.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara