

Bota
Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se vaksina AstraZeneca është e sigurt
Published
4 years agoon
By
Betim GashiShtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se vaksina AstraZeneca është e sigurt. Kjo vaksinë u dëshmua 79% efektive kundër sëmundjes simptomatike nga COVID-19, dhe 100% efektive se i mbron njerëzit nga të sëmurët rëndë.
Më shumë se 32 mijë vullnetarë morën pjesë në vaksinim, më së shumti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga Kili dhe Peru./UBTNews
Bota
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se 3 vjetësh, pa Putin e Zelensky
Published
3 minutes agoon
May 15, 2025By
UBTnews
Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për bisedime të drejtpërdrejta për paqe për herë të parë pas më shumë se tre vjetësh në Stamboll. Megjithatë, përbërja e tyre do të jetë në nivel teknik, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë.
Bisedimet do të mbahen më 15 maj, në Pallatin Dolmabahçe, në Stamboll, dhe do të zhvillohen në mënyrë private, pa praninë e mediave, kanë raportuar mediat ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur drejt Turqisë, sipas agjendës së tij, edhe pse Putin ka refuzuar të udhëtojë për të marrë pjesë në bisedime. Zelensky do të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Ankara, por nuk do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll.
Ai kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të takohej vetëm me Putinin dhe jo me zyrtarë të tjerë të nivelit të ulët nga Moska.
Pritshmëritë se presidenti amerikan, Donald Trump, mund të merrte pjesë në bisedime u shuan, kur një deklaratë e Kremlinit njoftoi se Putin kishte nënshkruar më 14 maj një urdhër për të emëruar katër negociatorë dhe katër ekspertë që do të përfaqësojnë Rusinë.
Bota
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Published
20 hours agoon
May 14, 2025By
UBTnews
Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në hije” të Rusisë, ndërkohë që Evropa po kërcënon me ndëshkim shtesë, nëse Moska nuk pajtohet për armëpushim në Ukrainë.
Masat e reja kundër Kremlinit – pra paketa e 17-të e sanksioneve nga BE-ja që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022 – ishin përgatitur para se liderët evropianë ta jepnin ultimatumin e fundit për Moskën lidhur me përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për paqe në Ukrainë.
Diplomatët – që përfaqësojnë 27 shtetet anëtare të BE-së – e miratuan paketën në e re një takim në Bruksel, sipas presidencës polake të bllokut.
Paketa, e cila pritet të miratohet zyrtarisht të martën që vjen, përfshin futjen në listën e zezë të rreth 200 cisternave të naftës që përdoren për t’i shmangur kufizimet ndaj eksporteve të naftës ruse.
Kompani nga vende si Vietnami, Serbia dhe Turqia, të akuzuara se ndihmojnë në furnizimin e ushtrisë ruse me mallra, gjithashtu do të përballen me kufizime.
Dhjetëra zyrtarë rusë do t’i shtohen listës prej gati 2.400 personash dhe entitetesh që tashmë përballen me ndalime vizash dhe ngrirje pasurish.
Paketa përfshin gjithashtu sanksione ndaj individëve rusë për sulme kibernetike, shkelje të të drejtave të njeriut dhe akte sabotimi në Evropë.
Zyrtarët e pranojnë se paketa e re e sanksioneve ndaj Moskës është relativisht i kufizuar krahasuar me paketat e mëparshme, pasi BE-së po i vështirësohet puna të arrijë pajtueshmëri për objektivat.
Përveç këtyre masave, liderët e BE-së e kanë kërcënuar Rusisë me “sanksione të mëdha”, nëse ajo nuk e pranon një propozim të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për armëpushim 30-ditor në Ukrainë.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e paralajmëroi Rusinë të martën se do të përballet me sanksione të tjera evropiane nëse nuk ka “përparim të mirëfilltë” këtë javë drejt paqes në Ukrainë.
Merz i bëri thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të ulet në tavolinën e bisedimeve për të folur për armëpushimin dhe për paqen në Ukrainë, bashkë me presidentin Volodymyr Zelensky, në Stamboll, të enjten.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se mund të marrë pjesë në bisedimet në Turqi nëse Putin dhe Zelensky ulen në tryezë, por deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë nga Kremlini se Putin do të marrë pjesë./REL/

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar në orën 01:50 të mëngjesit të së mërkurës në zonën detare mes ishujve të Kretës, Kasos dhe Karpathos, duke shkaktuar shqetësim tek banorët.
Tërmeti shkaktoi shqetësim te banorët e ishujve të Egjeut jugor dhe në Kretën lindore, ku u ndje veçanërisht, megjithëse epiqendra e tij ishte në një thellësi prej 60 km.
Ai u ndje gjithashtu në disa zona të Atikës dhe përgjatë bregdetit të Turqisë.
Nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale, ndërsa sizmologët shprehen se pavarësisht fuqisë së lëkundjes, nuk do të ketë tërmete të tjera.
Ndërkohë nëpërmjet numrit 112 është dërguar mesazh tek banorët me paralajmërim për cunami dhe kërkesë që të largoheshin nga brigjet.
Kreu i OASP (Organizata për Planifikimin Antisizmik) Efthymios Lekkas theksoi se bëhet fjalë për një tërmet që ndodhi pikërisht mbi harkun grek, pra në vendin ku përplasen pllakat tektonike evropiane dhe afrikane dhe se nuk ka asnjë lidhje absolutisht me tërmetet në Santorini apo me tërmetin që ndodhi në Turqi.
Pavarësisht distancës relativisht të madhe të Iraklios nga epiqendra, tërmeti u ndje si tre “valë” me intensitet të ndryshëm dhe me ndjesinë e zgjatjes për të paktën 15 sekonda.
Bota
BE do vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse Putini refuzon armëpushimin
Published
23 hours agoon
May 14, 2025By
UBTnews
Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, duke kërcënuar se do të vendosë një tjetër nëse vendi vazhdon të refuzojë armëpushimin 30-ditor pa kushte të propozuar nga Shtëpia e Bardhë dhe “Koalicioni i të Vullnetshmëve”.
Shtytja e madhe vjen ndërsa Volodymyr Zelenskyy e sfidon Vladimir Putinin të ulet për bisedime të drejtpërdrejta paqeje në Turqi, një format i mbështetur nga Donald Trump. Deri më tani, Kremlini nuk e ka konfirmuar nëse presidenti rus do të udhëtojë vërtet në Stamboll.
“Unë besoj se nëse Putini nuk mbërrin dhe luan lojëra, kjo është pika e fundit që ai nuk dëshiron t’i japë fund luftës”, tha Zelenskyy.
Marrëveshja paraprake mbi sanksionet e reja, paketa e 17-të që nga shkurti i vitit 2022, u nënshkrua të mërkurën në mëngjes gjatë një takimi të ambasadorëve të BE-së dhe pritet të miratohet zyrtarisht nga ministrat e punëve të jashtme javën e ardhshme.
Hungaria, një kritike e zëshme e kufizimeve ekonomike, e cila dy herë këtë vit pothuajse e ka bllokuar rinovimin e tyre, nuk i kundërshtoi masat. Diskutimet prapa skenave midis shteteve anëtare u zhvilluan pa ndonjë polemikë të madhe, vunë në dukje diplomatët, një shenjë e mundshme e fushëveprimit të kufizuar të propozimit.
Edhe një herë, objektivi kryesor i sanksioneve është “flota në hije” që Kremlini ka vendosur për të anashkaluar kufizimet perëndimore mbi tregtinë e naftës dhe për të ruajtur një burim të ardhurash që është thelbësor për të financuar pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
Flota përbëhet nga anije të vjetra dhe të pasiguruara, të dyshuara për praktika mashtruese, duke përfshirë transmetimin e të dhënave të falsifikuara, fikjen e transponderëve të tyre për t’u bërë të padukshëm dhe kryerjen e transferimeve të shumëfishta nga një anije në tjetrën për të fshehur origjinën e fuçive të tyre. Anijet janë gjithashtu nën shqyrtim për përfshirje në sabotim kundër infrastrukturës kritike.
Deri më tani, blloku ka synuar 153 anije cisterna nga “flota në hije”, të cilave të gjitha u është mohuar qasja në portet dhe shërbimet e BE-së.
Sanksionet e reja shtojnë pothuajse 200 anije, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 350.
Marrëveshja e së mërkurës gjithashtu fut në listën e zezë 75 individë dhe kompani të përfshira në kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë dhe mbi 30 firma të dyshuara se furnizojnë Moskën me mallra me përdorim të dyfishtë që aleatët perëndimorë i kanë ndaluar, thanë diplomatët. Ajo gjithashtu ndalon eksportet e kimikateve të prodhuara në BE që mund të përdoren për të prodhuar raketa.

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime pas më shumë se 3 vjetësh, pa Putin e Zelensky

Sot tentimi i gjashtëmbëdhjetë për konstituimin e legjislativit të nëntë

Osmani takon sot liderët e partive politike në përpjekje për dalje nga ngërçi

Hajrizi: UBT po e ndërton të ardhmen digjitale të Kosovës – 60% e IT-ve janë produkt i yni

Rektori Hajrizi: UBT po udhëheq revolucionin teknologjik në arsim me inteligjencë artificiale

A je shumë e re për një mamografi? Ja çfarë duhet të dish

IKSHPK raporton për rritje të rasteve të fruthit “si pasojë e mosvaksinimit”

Bëhuni gati! Po vjen një serial për jetën dhe karrierën e Madonna-s

Në UBT do të mbahet aktiviteti humanitar “Dita e Bamirësisë” nën moton “Studentët dhurojnë buzëqeshje, jo vetëm dije”
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet1 month ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesorët Besnik Skenderi, Safet Zejnullahu, Diamanta Skenderi dhe Ferid Selimi publikojnë punimin shkencor mbi AI në arsim