Botë
Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës
Published
1 year agoon
By
UBTnewsProkurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan është personi i parë që goditet nga sanksione ekonomike dhe udhëtimi të autorizuara nga Presidenti amerikan Donald Trump, që kanë në qendër gjykatën e krimeve të luftës, për shkak të hetimeve ndaj qytetarëve të SHBA-së ose të aleatëve të tyre si Izraeli.
Emri i zotit Khan, një qytetar britanik, ishte përfshirë të hënën në një shtojcë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga zoti Trump javën e kaluar. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të premten se zoti Khan po sanksionohej nga Uashingtoni.
Sanksionet, të cilat janë të ngjashme me veprimet që zoti Trump ndërmori gjatë mandatit të tij të parë, përfshijnë ngrirjen e pronave në Shtetet e Bashkuara dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave të përfshirë dhe familjeve të tyre.
GJNP-ja denoncoi të premten sanksionet, duke u zotuar se do të qëndrojë në krah të personelit të saj dhe do “të vazhdojë të japë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme të mizorive në të gjithë botën”. Zyrtarët e gjykatës u takuan në Hagë të premten për të diskutuar mbi pasojat e sanksioneve.
Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila u hap në vitin 2002, ka juridiksion ndërkombëtar për të ndjekur penalisht gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në vendet anëtare ose nëse një situatë referohet tek ajo nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Sipas një marrëveshjeje midis Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtonit, zoti Khan duhet të jetë në gjendje të udhëtojë rregullisht në Nju Jork për të informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rastet që ky organizëm ka paraqitur para gjykatës në Hagë.
Këshilli i Sigurimit i ka referuar GJNP-së raste për gjendjen në Libi dhe rajonin e Darfurit në Sudan.
“Ne besojmë se çdo kufizim kundër individëve të caktuar do të zbatohet në përputhje me detyrimet e vendit pritës sipas marrëveshjes së OKB-së,” tha të premten zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haç.
Aktualitet
Arrestohet ushtari i forcave speciale që fitoi 400 mijë dollarë duke vënë baste mbi operacionin sekret për kapjen e Maduros
Published
2 hours agoon
April 24, 2026By
UBTNews
Një ushtar i forcave speciale amerikane, i përfshirë në planifikimin e operacionit për kapjen e presidentit venezuelas Nicolas Maduro, është arrestuar nën akuzën se ka përdorur informacione të klasifikuara për të përfituar rreth 400,000 dollarë përmes basteve.
Rreshteri i lartë Gannon Ken Van Dyke, i stacionuar në Fort Bragg, hapi një llogari në platformën Polymarket në fund të dhjetorit dhe vuri rreth 32,000 dollarë bast se Maduro do të largohej nga pushteti deri në janar, një rezultat që konsiderohej me probabilitet të ulët nga publiku. Sipas prokurorëve, Van Dyke kishte qasje në detajet e operacionit “Absolute Resolve” dhe vendosi 13 baste të njëpasnjëshme, ku i fundit u krye vetëm pak orë para ndërhyrjes ushtarake në Caracas.
Pasi fitoi shumën e madhe, ai i transferoi paratë në një portofol kriptovalutash jashtë vendit për të ruajtur anonimitetin, por lëvizjet ranë në sy të autoriteteve.
Tashmë ai përballet me pesë akuza penale për vjedhje, mashtrim dhe keqpërdorim të informacioneve konfidenciale qeveritare. Ndërkohë, Nicolas Maduro, i cili u kap gjatë një aksioni nate në pallatin presidencial dhe u transportua në New York për akuza të trafikut të drogës, është deklaruar i pafajshëm para drejtësisë amerikane. /CBS/
Aktualitet
Përshkallëzohen tensionet: SHBA-ja sekuestron anijen iraniane
Published
20 hours agoon
April 23, 2026By
UBTNews
Ushtria amerikane ka sekuestruar këtë të enjte një tjetër cisternë me naftë iraniane, duke përshkallëzuar më tej tensionet me Teheranin.
Operacioni u zhvillua në Oqeanin Indian, vetëm një ditë pasi Garda Revolucionare e Iranit mori nën kontroll dy anije në Ngushticën strategjike të Hormuzit. Departamenti i Mbrojtjes publikoi videopamje të forcave amerikane në kuvertën e anijes “Majestic X”, ndërsa përmes një deklarate, Pentagoni bëri të ditur se do të vazhdojë zbatimin e ligjit detar për të ndërprerë rrjetet që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin.
Të dhënat e gjurmimit treguan se anija, e cila ishte nisur drejt Kinës, u ndalua midis Sri Lankës dhe Indonezisë, në të njëjtin rajon ku forcat amerikane sekuestruan më parë edhe cisternën “Tifani”. Deri më tani, nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga Irani për këtë aksion.
Ky sekuestrim vjen në një kohë kur sulmet ndaj transportit detar kanë destabilizuar rrugën kryesore ujore, ku kalon rreth 20% e naftës botërore.
Megjithëse presidenti Donald Trump ka zgjatur armëpushimin me Iranin, ai po vazhdon ta mbajë në fuqi bllokadën e porteve iraniane, duke e lënë konfliktin pa një zgjidhje në horizont.
Si pasojë e kësaj bllokade, çmimet e naftës bruto Brent kanë shënuar rritje drastike duke kaluar mbi 100 dollarë për fuçi, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së ushqimeve dhe produkteve të tjera në mbarë botën.
Aktualitet
Araghchi: SHBA dhe Izraeli janë “rrënja e pasigurisë” në Hormuz
Published
1 day agoon
April 23, 2026By
UBTNews
Ministri i Jashtëm i Iranit thotë se “agresioni” i SHBA-së dhe Izraelit është “rrënja e pasigurisë” në Gji dhe në Ngushticën e Hormuzit.
Një seri postimesh në rrjetin X nga qeveria iraniane njoftojnë se Abbas Araghchi u takua me të dërguarin e posaçëm të Koresë së Jugut në Teheran, ku ministri i jashtëm iranian u bëri thirrje shteteve që të “mbajnë një qëndrim të qartë dhe të vendosur në dënimin e këtyre sulmeve”.
Raportohet se Araghchi ka thënë se Irani ka marrë masa sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë dhe interesat e tij, duke shtuar se përgjegjësia për pasojat “bie mbi agresorët”.
Kjo vjen në një kohë kur Irani deklaroi se ka “sekuestruar” dy anije në ngushticë, ndërsa një anije e tretë mallrash është sulmuar gjithashtu./BBC/
Aktualitet
Irani sulmon tri anije në Hormuz, pak orë pas vendimit të Trumpit
Published
2 days agoon
April 22, 2026By
UBTNews
Situata në Ngushticën e Hormuzit është përshkallëzuar të mërkurën me sulmin ndaj tri anijeve tregtare, zhvillim ky që u konfirmua nga Qendra e Operacioneve Tregtare Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO). Sipas raportimeve, Korpusi i Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) ka goditur një anije kontejnerësh dhe dy mjete të tjera lundruese, dy prej të cilave tashmë janë sekuestruar nga forcat iraniane.
Ky përshkallëzim vjen në një moment kritik, vetëm pak orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi zgjatjen e armëpushimit me Iranin me qëllim dhënien e hapësirës për negociata. Megjithatë, Trump ka bërë të qartë se bllokada detare e porteve iraniane nga marina amerikane do të mbetet në fuqi.
Në rrafshin diplomatik, paqartësia mbetet e lartë:
-
Negociatat në pritje: Udhëtimi i Zëvendëspresidentit JD Vance drejt Pakistanit, i paraparë për të martën, nuk u realizua.
-
Reagimi i Teheranit: Irani ende nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar ndaj lëvizjes së fundit të Trumpit. Një këshilltar i kryeparlamentarit iranian e ka cilësuar zgjatjen e armëpushimit si një “dredhi” për të përgatitur një sulm të papritur, duke thënë se ky vendim nuk peshon asgjë për ta.
-
Situata në Islamabad: Ndonëse korrespodenti i BBC-së raporton se strukturat për bisedime janë ende gati, gjasat për një takim gjatë kësaj jave janë zbehur ndjeshëm pas incidenteve të fundit në det.
Ky zhvillim i fundit minon përpjekjet diplomatike dhe lë në pikëpyetje statusin e bisedimeve mes dy vendeve, ndërkohë që bllokada detare dhe sulmet iraniane po rrisin pasigurinë në rrugët kryesore tregtare.
Profesorët e UBT-së publikojnë studim ndërkombëtar për cilësinë e ujërave nëntokësore në Kosovë
Donjeta Sadiku synon medalje në Kupën Botërore të Boksit në Brazil
Nderohet kontributi i ish-kongresmenit Engel në shtetndërtimin e Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Fetahaj dhe KF Gjakova
Vedat Muriqi feston ditëlindjen, Mallorca e uron si golashënues historik në La Liga
Stuttgart kalon në finale të Kupës së Gjermanisë
Dy raste të posedimit të substancave narkotike, një në Dubravë e një në Gjakovë
Zbulohen mallra të padeklaruara në Han të Elezit
Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
Të kërkuara
-
Lajmet2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Live2 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
