Lajmet

Shtatzënia kërkon kujdes të bazuar në shkencë – United Hospital sjell ekspertizën e Dr. Sebajdin Gjinit për shëndetin e gruas

Published

on

Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe përkushtim ndaj çdo pacienteje, United Hospital po ndërton një model të kujdesit shëndetësor ku profesionalizmi, diagnostikimi i hershëm dhe komunikimi i bazuar në shkencë janë çelësi për një shtatzëni të sigurt dhe një jetë më të shëndetshme për çdo grua.

Në një kohë kur informacionet për shtatzëninë shpesh përzihen mes këshillave popullore dhe miteve të trashëguara ndër breza, United Hospital vazhdon të promovojë një qasje moderne, të bazuar në evidencë shkencore dhe standarde bashkëkohore të kujdesit shëndetësor për gruan.

Nën kujdesin profesional të Dr. Sebajdin Gjinit, specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, pacientet përfitojnë një shërbim të integruar që mbulon të gjitha fazat e shëndetit riprodhues nga kontrollet parandaluese dhe diagnostikimi i hershëm, deri te ndjekja e shtatzënisë, trajtimet gjinekologjike dhe ndërhyrjet kirurgjikale minimalisht invazive.

Nëpërmjet këshillimit profesional, Dr. Gjini ndihmon gratë të dallojnë faktet mjekësore nga besimet e pabazuara. Ai thekson se gjatë shtatzënisë nuk është e nevojshme “të hahet për dy”, por të ushqehet me cilësi; aktiviteti fizik i moderuar është i dobishëm për shumicën e grave shtatzëna; forma e barkut nuk përcakton gjininë e foshnjës; përdorimi i bojërave moderne për flokë është zakonisht i sigurt pas konsultimit me mjekun, ndërsa konsumimi i moderuar i kafesë mund të lejohet sipas rekomandimeve individuale.

United Hospital

Përveç ndjekjes së shtatzënisë dhe udhëheqjes profesionale të lindjes, United Hospital ofron një gamë të gjerë shërbimesh gjinekologjike, përfshirë PAP-testin, ultrasonografinë, diagnostikimin e sëmundjeve gjinekologjike, trajtimin e infertilitetit, planifikimin familjar, si dhe procedura të avancuara si laparoskopia dhe histeroskopia për trajtimin e miomave, kisteve dhe endometriozës.

Me teknologji moderne, staf të specializuar dhe përkushtim ndaj çdo pacienteje, United Hospital po ndërton një model të kujdesit shëndetësor ku profesionalizmi, diagnostikimi i hershëm dhe komunikimi i bazuar në shkencë janë çelësi për një shtatzëni të sigurt dhe një jetë më të shëndetshme për çdo grua.

Në këtë institucion, shëndeti i gruas nuk trajtohet vetëm si një shërbim mjekësor, por si një mision i vazhdueshëm për të garantuar siguri, mirëqenie dhe cilësi jete në çdo etapë të saj./rajonipress/

Vendi

Vetaksident me fatalitet në rrugën Pejë–Prishtinë: Humb jetën një 24-vjeçare, tre të tjerë lëndohen

Published

on

By

Një 24- vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishitnës, Daut Hoxha, për UBTnews bëri të ditur se bëhet fjalë për vetaksident, ndërsa njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Me këtë rast, Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Prizren për bashkëjetesë me një të mitur

Published

on

By

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar të hënën rreth orës 10:00, pasi i dyshuari ishte duke bashkëjetuar me viktimën.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Vendi

United Hospital – Fizioterapia moderne që rikthen lëvizjen, redukton dhimbjen dhe përmirëson cilësinë e jetës

Published

on

By

Prishtinë – Lëvizja pa dhimbje nuk është vetëm një dëshirë, por një objektiv i arritshëm kur trajtimi bazohet në diagnostikim profesional, teknologji bashkëkohore dhe kujdes të personalizuar. Pikërisht mbi këto parime funksionon Departamenti i Fizioterapisë në United Hospital, ku pacientët përfitojnë rehabilitim të avancuar për rikthimin e funksionit të plotë të sistemit muskuloskeletor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.

I pajisur me teknologjinë më të fundit dhe i udhëhequr nga fizioterapistë me përvojë, departamenti ofron programe rehabilitimi të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo pacienti. Qasja multidisiplinare synon jo vetëm lehtësimin e dhimbjes, por edhe trajtimin e shkakut të saj, duke mundësuar rikthim të sigurt në aktivitetet e përditshme.

Shërbimet përfshijnë rehabilitimin e patologjive të shtyllës kurrizore, përfshirë herniet diskale cervikale, torakale dhe lumbale, rehabilitimin ortopedik dhe post-operativ pas ndërhyrjeve të ligamenteve (ACL/PCL), menisqeve dhe vendosjes së protezave të gjurit apo kërdhokullës. Po ashtu, trajtohen me sukses dhimbjet muskulore, tendinitet, spasticiteti dhe mbingarkesat funksionale, ndërsa programe të veçanta janë të dedikuara për korrigjimin e posturës dhe edukimin e pacientëve për një qëndrim të shëndetshëm të trupit.

Në United Hospital, fizioterapia nuk kufizohet vetëm në trajtim, por përfaqëson një proces të plotë rehabilitimi, ku çdo pacient udhëhiqet me profesionalizëm drejt rikuperimit të qëndrueshëm dhe një jete më aktive. Investimi në rehabilitim të hershëm dhe të specializuar mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar komplikimet afatgjata dhe për të rikthyer mirëqenien fizike./rajonipress/

Për termine dhe konsultë profesionale:
📞 038 60 70 70 / 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë – Kosovë

Continue Reading

Lajmet

Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Published

on

By

Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara