Lajmet

Sherifi: Albin Kurti e shkarkoi shokun e burgut veç pse s’është instrument i tij

Published

on

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se Albin Kurti është shndërruar në të kundërtën e atij që është paraqitur në opozitë, që prej kur është bërë kryeministër.

Sherifi ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve, përfshirë edhe Nait Hasanin nga detyra e ambasadorit në Shqipëri, dëshmon për personalitetin e Kurtit.

“Që kur ka ardhur në pushtet Albin Kurti është shndërruar në të kundërtën e atij që paraqitej sa ishte në opozitë duke grumbulluar rreth vetes vetëm njerëz që i shërbejnë atij dhe i ka emëruar në pozita të larta shtetërore edhe persona që në kohë të vështira të popullit ishin në anën e kundërt të historisë”, ka shkruar Sherifi.

Ai ka thënë se Hasani është shkarkuar vetëm sepse nuk është instrument i Kurtit.

“Ndërkaq, vetëm për arsye se nuk është instrument i tij, Albin Kurti e shkarkoi Nait Hasanin nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, edhe pse botërisht dihet se Nait Hasani ishte një ndër figurat më të rëndësishme të rezistencës kombëtare dhe pjesë e atyre që krijuan historinë moderne të Kosovës”, ka shkruar Sherifi.

“Shkarkimi i Nait Hasanin, me të cilin ka ndarë edhe tmerret nëpër burgjet serbe, dëshmon se për Albin Kurtin i mirë është vetëm ai i cili i shërben personalisht atij!”, ka shtuar ai.

Continue Reading

Lajmet

Bajrami: Qeveria po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre

Published

on

By

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për çështjen e mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik.

Ajo ka thënë se Qeveria e ka shkelë 10 herë Kushtetutën dhe se po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre.

“Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm  gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues dëtyre, nuk e ka problem sot edhepse në kundërshtim me Ligjin me e caktu dikë ushtrues dëtyre në Thesar në mënyrë që me procedu me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmën.”

Bajrami ka thënë se Qeveria po e shkel ligjin sepse pozitën e drejtorit të Thesarit dhe “dhjetëra” pozita tjera po i mban me ushtrues detyre më shumë se 12 muaj.

“Pra, qeveria është në shkelje të  Ligjit që pozitën e drejtorit të Thesarit dhe dhjetra pozita të tjera po i mban më shumë se 12 muaj me ushtrues detyre. Qeveria është në shkelje të Ligjit që nuk i kanë ekzekutuar pagat dje dhe do të bëjnë shkelje të Ligjit kurdo që vendosë me bë një ushtrues dëtyre tjetër në Thesar, apo me emëru dikë aty në mënyrë që me pasë mundësi me bë ekzekutimin e pagave për mbi 80 shërbyes civilë.”

Ish ministrja e Financave ka thënë se “kjo thotë shumë për paditurinë e tyre dhe mungesën e vullnetit për të respektuar edhe Ligjet që vetë ata i kanë hartu dhe i kanë aprovu”.

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci ftohet në Komision, deputetët kërkojnë sqarime për ushqimin e largimin e pjesëtarëve të FSK-së

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ministri është ftuar në Komisionin me propozim të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni. Sipas Qunit, Maqedonci duhet të raportojë para deputetëve për shërbimet e ushqimit dhe largimin e ushtarëve të FSK-së.

“Kemi parë lajmet në media që kohën e fundit ngritën disa shqetësime. Kam pasur kërkesa për shërbimet e FSK-së me ushqim. E kam konsideruar që është e pandershme me u deklaruar pa pasur informata zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Po ashtu çështja e fundit është largimi i FSK-së, kërkoj që të jeni sa më korrekt dhe të mospolitizuar këtë çështje. Të diskutohen këto çështje të shohim sa janë të vërteta, nëse janë ku qëndron problemi. Mundemi të vijmë në një epilog të përbashkët edhe të shohim ku është problemi që pjesëtarët e FSK-së po largohen nga FSK-ja”, deklaroi Quni.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli u pajtua me propozimin e Qunit.

“Pajtohem me këtë diskutim, me mënyra e qasjes profesionale dhe pajtohem ta kemi ministrit në takim. Pajtoj që sa më shpejt që ka mundësi ai të bashkëbisedojë dhe të raportoj të gjitha shqetësimet”, tha Dugolli.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka propozuar që të intervistohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Komisioni miratoi plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Përderisa pjesë e grupit punues do të jen Erxhan Galushi, Anton Quni dhe Enver Dugolli.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Bota

Ishiba, zyrtarisht kryeministër i Japonisë

Published

on

Shigeru Ishiba është zyrtarisht emëruar si kryeministri i ri i Japonisë pas një votimi të suksesshëm në Parlament. Ai pritet të shpallë së shpejti formimin e qeverisë së tij, duke nisur një epokë të re për vendin.

Votimi në Parlament, në të cilin koalicioni qeverisës kishte shumicën, ishte kryesisht një formalitet, pas zgjedhjes së Ishibës si lider të Partisë Liberal Demokratike (LDP) të premten e kaluar. Ishiba ka qenë një figurë e njohur në politikën japoneze, me një karrierë të gjatë dhe një histori të angazhimit në çështje të sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.

Në garën për udhëheqjen e LDP-së morën pjesë nëntë kandidatë, pas njoftimit të kryeministrit të mëparshëm, Fumio Kishida, se nuk do të kandidojë për rizgjedhje. Kishida kishte drejtuar vendin në një periudhë sfiduese, dhe tani është në duar të Ishibës që të rikthejë stabilitetin dhe besimin në qeveri.

Ky ndryshim në krye të partisë vjen në një kohë të turbullt për LDP-në, e cila është tronditur nga skandale dhe konflikte të brendshme, që kanë shpërndarë fraksionet e saj dikur të fuqishme. Ishiba do të përballet me sfida të mëdha, përfshirë rritjen ekonomike, menaxhimin e krizave sociale dhe tensionet ndërkombëtare.

Me këtë emërim, Japonia shpreson të rikthejë një politikë të qëndrueshme dhe një lidership të fortë në një periudhë që kërkon vendime të shpejta dhe efektive për të përballuar sfidat e ardhshme. Ishiba, me përvojën e tij, pritet të sjellë një qasje të re dhe strategji për të adresuar problemet që prekin vendin./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara