

Aktualitet
SHBA zgjat kufizimet e eksportit për dy linja ajrore ruse
Atyre kufizimet do të iu zgjaten për edhe gjashtë muaj.
Published
2 years agoon
By
UBT newsDepartamenti Amerikan i Tregtisë thotë se po zgjat kufizimin e eksporteve ruse me gjashtë muaj për dy linja ajrore ruse që vazhduan të fluturojnë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.
Zgjatjet e refuzimit të eksportit janë për Pobeda Airlines dhe S7 Airlines, të njohura gjithashtu si Siberian Airlines.
Departamenti shtoi më parë aeroplanët që dy linjat ajrore operojnë në një listë avionësh që besohet se shkelin kontrollet e eksporteve të SHBA-së, si pjesë e sanksioneve të administratës Biden për pushtimin rus të Ukrainës.
Departamenti ka vendosur kufizime të ashpra për linjat ajrore ruse, duke paralajmëruar kompanitë në mbarë botën se çdo furnizim me karburant, mirëmbajtje, riparim ose pjesë këmbimi ose shërbim shkel kontrollet e eksportit të SHBA dhe i nënshtron kompanitë ndaj veprimeve të rrepta të zbatimit të SHBA-së./UBTNews/
Bota
Reuters: Qeveria hungareze propozon ndryshime kushtetuese që synojnë LGBTQ+
Published
43 minutes agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Partia qeverisëse e Hungarisë ka propozuar ndryshime kushtetuese që mund të çojnë në ndalimin e Paradës vjetore të Krenarisë, raportoi Reuters.
Propozimi i amendamentit, i paraqitur dje në parlament, parashikon një shtesë në kushtetutë që thekson mbrojtjen e zhvillimit fizik, mendor dhe moral të fëmijëve mbi të gjitha të drejtat e tjera.
Kjo dispozitë mund të shërbejë si bazë ligjore për ndalimin e Paradës së Krenarisë, me arsyetimin se një ngjarje e tillë mund të jetë e dëmshme për fëmijët.
Një nga amendamentet parashikon që shtetasit hungarezë me shtetësi të dyfishtë mund të dëbohen nëse vlerësohen se paraqesin kërcënim për sovranitetin kombëtar, rendin publik, integritetin territorial ose sigurinë e vendit.
Amendamentet e propozuara do të përcaktojnë gjithashtu me kushtetutë gjininë vetëm si mashkull dhe femër, një pozicion i mbështetur edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Bota
Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme ndaj njëra-tjetrës
Published
44 minutes agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme ajrore gjatë natës, vetëm disa orë pasi Kievi u pajtua për një armëpushim 30-ditor pas negociatave me zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite.
Dy sulme me raketa të kryera nga Rusia goditën qytetin Krivij Rih të Ukrainës, tha guvernatori rajonal, Serhiy Lysak më 12 mars. Ai tha se nga këto sulme u vra një person, ndërkaq në një sulm të ndarë ndaj një anijeje mallrash pranë qytetit të Odesës u vranë katër anëtarë të bordit të anijes.
Më pas, kryeqyteti ukrainas, Kiev, u godit nga një sulm tjetër i madh. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas negociatave në Xhedah të Arabisë Saudite mes delegacionit ukrainas dhe atij amerikan lidhur me përfundimin e luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore u aktivizua dhe zmbrapsi sulmet.
Sulme janë raportuar edhe në Harkiv dhe Ministria për Transformim Digjital e Ukrainës tha se alarmet për sulme ajrore janë aktivizuar në dhjetë rajone që gjenden përreth Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e saj kundërajrore kanë rrëzuar gjashtë dronë gjatë natës, një mbi Krimenë e aneksuar nga Moska dhe pesë mbi Detin e Zi. Kanali në Telegram, The Krymsky Veter, raportoi për shpërthime të fuqishme dhe lëshim të alarmeve paralajmëruese për sulme në qytetet në Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe pranë objekteve të ushtrisë ruse.
Rusia, ndërkaq, tha se ka bërë përparime të tjera në rajonin perëndimor të Kurskut, teksa Moska po tenton të dëbojë forcat ruse që kanë pushtuar disa pjesë të territorit rus që nga gushti i vitit të kaluar.
Sulmet u kryen pasi Ukraina shprehu gatishmëri për të pranuar propozimin amerikan për zbatimin e një marrëveshje të përkohshme armëpushimi, me kohëzgjatje për 30 ditë, teksa SHBA-ja ka thënë se tani është në dorën e Moskës që të pajtohet në mënyrë që të hyjë në fuqi armëpushimi.
Bota
Lufta në Ukrainë, Scholz: Topi është në fushën e Putinit për një armëpushim
Published
2 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se tani i takon presidentit rus Vladimir Putin të mbajë një qëndrim, pasi Ukraina pranoi një propozim të SHBA-së për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Moskën.
“Tani topi është në fushën e Putinit”, tha kancelari gjerman në një postim në platformën ‘X’. Ai e konsideroi idenë e një armëpushimi njëmujor “një hap të rëndësishëm drejt një paqeje të drejtë për Ukrainën”.
“Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara dhe mirëpresim propozimet nga Jeddah”, shtoi Scholz.
Edhe Kina njoftoi nga ana e saj se po ndjek me kujdes qasjen e Ukrainës, e cila ka shprehur gatishmërinë të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor me Rusinë dhe se shpreson për një “paqe të qëndrueshme”.
“Ne shpresojmë që të gjitha palët, përmes dialogut dhe negociatave, të gjejnë një plan për një paqe të qëndrueshme dhe të përhershme që merr parasysh shqetësimet e të gjithëve”, tha Mao Ning, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze, gjatë një konferencë me gazetarët.
Për më tepër, Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski tha sot se ai mund të konfirmojë se furnizimet me armë nga SHBA në Ukrainë nëpërmjet Polonisë kanë rifilluar dhe shërbimet e internetit satelitore Starlink janë funksionale.
Duke folur për gazetarët në Varshavë së bashku me ministrin e Jashtëm ukrainas Andriy Sibiha, Sikorski tha se Polonia është e kënaqur me propozimet e reja për Ukrainën.
Bota
Ish-presidenti i Gjeorgjisë dënohet me 9 vite burg shtesë për përvetësim
Published
2 hours agoon
March 12, 2025By
UBTnews
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili u dënua sot me nëntë vjet burg shtesë, pasi u shpall fajtor për përvetësim.
Saakashvili , i cili shërbeu si president i vendit nga viti 2004 deri në 2013, ishte dënuar më herët me gjashtë vite burg për shpërdorim detyre pasi u kthye në Gjeorgji në 2021, ndërsa një pjesë të madhe të dënimit e ka kryer në spitalin e burgut.
Televizioni gjeorgjian transmetoi pamje nga salla e gjyqit, ku mbizotëronte tensioni gjatë leximit të vendimit, me mbështetësit e Saakashvilit që e cilësojnë gjyqtarin një “skllav” të qeverisë aktuale.
Një figurë thellësisht polarizuese në Gjeorgji sot, Saakashvili erdhi në pushtet në Revolucionin e Trëndafilave të vitit 2003. Ai udhëhoqi protestat e përditshme në qendër të Tbilisit dhe së shpejti detyroi presidentin e atëhershëm Shevardnadze të jepte dorëheqjen.
Mbështetësit e tij nuk hezituan të pushtonin parlamentin gjeorgjian – dhe në vitin 2004, në zgjedhjet ku ai garoi praktikisht pa kundërshtar, fitoi me 96% të votave dhe u bë presidenti më i ri në Evropë. Teksa ishte në pushtet, ai e riorientoi Gjeorgjinë drejt Perëndimit dhe nisi një program ambicioz reformash në sektorin publik, i cili pati rezultate të shpejta në këtë vend të Kaukazit Jugor me 3.7 milionë banorë.
Megjithatë, vitet e fundit të mandatit të tij u shënuan nga autoritarizmi, brutaliteti policor dhe një luftë shkatërruese me Rusinë në vitin 2008.
Në vitin 2012, partia e Saakashvilit, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, humbi një betejë zgjedhore ndaj një aleance të udhëhequr nga biznesmeni miliarder Bidzina Ivanishvili, i cili mbetet lider i Gjeorgjisë deri në ditët e sotme.
Pas largimit nga pushteti, Saakashvili u vendos në Ukrainë, ku shërbeu për një kohë të shkurtër si guvernator i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa.
Në vitin 2021, ai u kthye në Gjeorgji, pavarësisht se u dënua në mungesë për shpërdorim detyre. Ai u arrestua dhe u burgos me të mbërritur në vend.

Krasniqi: Do të hyjë në koalicion vetëm me Kurtin kryeministër

Miratohet draft strategjia për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Maqedonci: Marrëveshja me SHBA-në ka qëllim avancimin e bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Lexoni dhe kuptoni se kush janë dhjetë shkrimtarët më të paguar në botë

NATO me deklaratë zyrtare pas vizitës së Rutte në Kosovë dhe Bosnje

Reuters: Qeveria hungareze propozon ndryshime kushtetuese që synojnë LGBTQ+

Rusia dhe Ukraina kryejnë sulme ndaj njëra-tjetrës

Si të veproni kur keni tension të lartë gjaku?

Intervistë ekskluzive me Mersim Zeqiri, boksieri shqiptar flet për meçin e radhës e shpreson në fitore
Të kërkuara
-
Magazinë3 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota1 month ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota2 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota1 month ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt