Lajmet

ShBA se përjashton bashkëpunimin me talebanët për të luftuar ISIS-K

Published

on

Gjenerali Mark Milley, së bashku më Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një konference shtypi te mbajtur këtë të enjte biseduan rreth raporteve të SHBA-së me talebanët, ku gjenerali Milley nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimit me udhëheqësit e rinj të Afganistanit për të luftuar ISIS-in.

Sa i përket bashkëpunimit me talebanët, të enjten e kaluar këta të fundit kishin siguruar hapësirat e aeroportit te Kabulit gjersa SHBA po evakuonte qytetarët amerikanë dhe afganë. Gjenerali Milley tha se ’’Në luftë, ju bëni atë që duhet për të zvogëluar rrezikun’’.

Ai i u përgjigj me ‘’është e mundur’’ pyetjes nëse SHBA mund të punoj me talebanët kundër ISIS-K.

Ndërsa, Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u shpreh më i dyshimtë sa i përket bashkëpunimit me talebanët.

SHBA dhe talebanët përballen me një armik të përbashkët, ISIS-K, i cili është përgjegjës për një seri sulmesh terroriste.

Aktualitet

​Ismaili zotohet për një Prishtinë moderne

Published

on

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja, Uran Ismaili ka premtuar se zëri i ankesave të qytetarëve do të dëgjohet gjatë qeverisjes së tij nëse fiton besimin për katër vjetët e ardhshëm në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.

Gjatë shpalosjes së programit të tij në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, ai ka premtuar hapjen e sheshit “George Bush” me një shesh modern, nënkalim për vetura e hapësirë për këmbësorët dhe një zgjidhje për të zhbllokuar Prishtinën nga kaosi i kolonave të stërgjata.

Ismaili tha se zhbllokimi i trafikut do të ndodhë për 18 muaj, duke siguruar 100 autobusë të rinj, 60 semaforë të rinj dhe do të ndërtojnë parkingje në çdo hyrje të qytetit që të ulet fluksi i madh i veturave që hyjnë në kryeqytet.

“25 vjet pas qeverisjes lokale e sidomos këto vitet e fundit kanë treguar që qytetari as nuk është dëgjuar e as nuk është pyetur, planet kanë ardhur vetëm prej zyrave e jo prej lagjeve tona. Unë e kam pa dhe e shoh qeverisjen time pikërisht me atë lloj afërsie, me thirr qytetari lirë. Hapja e sheshit George Bush do të jetë vendimi në javën e parë të qeverisjes sime. Punimet do të fillojnë me shesh modern, nënkalim për vetura dhe hapësirë për këmbësorët për mbarë jo mbrapsht me plan jo me improvizi”,  tha Ismaili.

Për problemin e mbeturinave në kryeqytet, kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili tha se do të blejnë 60 kamion të rinj, dy mijë e 100 kontejnerë.

Ndërsa për ndërtimet, Ismaili theksoi se gjashtë muajt e parë nuk do të japin leje për ndërtim, por do të vendosin rregulla strikte që ndërtimet të bëhen sipas planeve rregulluese, ku secila lagje do ketë nga një park 300 metra nga çdo banesë.

“Do të ndriçojmë një mijë rrugë të reja në qytet, do regjistrojmë, vaksinojmë dhe largojmë çdo qen endacak nga rrugët. Do të vendosim nga një oficer të sigurisë në çdo shkollë të qytetit për të rritur sigurinë e fëmijëve dhe nxënësve tanë. Do blemë 60 kamionë të rinj që ato të mblidhen rregullisht dhe çdo ditë, do të blejmë 2 mijë e 100 kontejnerë të rinj në shërbim te qytetarëve dhe bizneseve në çdo lagje”, shtoi Ismaili.

Fjalim mbajti edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili tha se Ismaili nuk merr përsipër asnjë punë që nuk e beson që mund ta zgjidh.

Në garën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 12 tetorit janë edhe kryetari aktual Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Continue Reading

Aktualitet

​AKKVP demanton Petar Petkoviq

Published

on

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës ka hedhur poshtë deklarimet e kreut të ashtuquajturës zyrë për Kosovën Petar Petkoviq lidhur me një rast pronësor në veri të Kosovës, duke i konsideruar ato si përpjekje të rrezikshme për politizim dhe dezinformim.

Petkoviq gjatë ditës në rrjetin X kishte shkruar mbi një rast të pronës në veri të Mitrovicës, me pretendimet se ajo i takon një pjesëtari të komunitetit serb.

AKKVP ndërkohë thotë se rasti në fjalë, që përfshin pronën e familjes Ferki Shipolli, është trajtuar që në vitin 2005, ku është vërtetuar se pala është poseduese e ligjshme e pronës.

“Rikthimi i pronës bëhet përmes procedurave të rregullta ligjore dhe zbatohet ndaj çdo uzurpimi të paligjshëm, pavarësisht përkatësisë etnike apo statusit të palës. Deklaratat e tilla si kjo e Petkoviq janë të papranueshme pasi ato nxisin tensione dhe minojnë sundimin e ligjit dhe bashkëjetesën.”, rikujton AKKVP.

AKKVP zbaton vendime përfundimtare të institucioneve ligjore në përputhje me mandatin dhe kornizën ligjore në fuqi, dhe se mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor të mandatit të saj.

Continue Reading

Bota

​Ukraina e Rusia fillojnë bisedimet e paqes në Stamboll

Published

on

Rusia dhe Ukraina kanë filluar një raund të tretë bisedimesh paqeje në Stamboll, ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pritjet e tij nuk janë të larta, duke thënë se bisedimet e hollësishme mbi një armëpushim nuk janë në agjendë.

“Takimi duhet të përqendrohet në progresin në kthimin e të burgosurve të luftës dhe fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia, si dhe në përgatitjen për një takim në nivel presidencial”, u tha Zelensky diplomatëve.

Dy raundet e mëparshme të bisedimeve, të organizuara në Stamboll më 16 maj dhe 2 qershor, nuk arritën të prodhonin përparim konkret në një armëpushim. Ato përfunduan vetëm me një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve dhe riatdhesimin e mbetjeve të ushtarëve.

Takimet u nxitën nga presioni i presidentit të SHBA-së Donald Trump. Raundi i tretë vjen pasi Trump shprehu pakënaqësi me Moskën për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës dhe kërcënoi me sanksione.

Ekipi ukrainas do të udhëhiqet nga ish-ministri i mbrojtjes Rustem Umerov, i cili që atëherë është emëruar kreu i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare. Delegacioni rus do të udhëhiqet përsëri nga këshilltari presidencial dhe ish-ministri i kulturës Vladimir Medinsky.

Ndërsa Kievi këmbëngul për një armëpushim pa kushte për të lejuar bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit, Rusia po i përmbahet kërkesave të saj maksimale, duke përfshirë tërheqjen e plotë të forcave ukrainase nga rajonet lindore të aneksuara nga Moska.

Continue Reading

Aktualitet

​MPJD jep detaje nga arrestimi i Lulzim Halilit në Serbi

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar mbrëmjen e 22 korrikut për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Lulzim Halili.

Sipas informacioneve të pranuara, Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmë, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.

Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe.

Gjithashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për këtë rast misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes dhe për çdo zhvillim të mëtejmë rreth këtij rasti MPJD do të informojë publikun me kohë.

MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të shmangin udhëtimet dhe kalimet transite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe.

Continue Reading

Të kërkuara