Lajmet

SHBA premton 100 milionë dollarë ndihmë për Turqinë

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar në të thuajse gati të gjitha provincat, përveç dy prej tyre.

Publikuar

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të dielën se Shtetet e Bashkuara do të japin 100 milionë dollarë të tjera (ose 93.5 milionë euro) ndihmë për Turqinë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dy javë më parë.

Njoftimi i paketës së ndihmës vjen pasi përpjekjet e shpëtimit në rajonet e prekura kanë përfunduar në pothuajse të gjitha provincat, përveç dy prej tyre, Hatay dhe Kahramanmaras – epiqendra e tërmetit.

Tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më 6 shkurt, la të vdekur mbi 46 mijë njerëz./UBTNews/

Lajmet

​Vapa brutale shkakton vdekjen e më shumë se 50 njerëzve në Indi gjatë tri ditëve

Publikuar

nga

Më shumë se 50 njerëz kanë vdekur në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi një vapë brutale vazhdon të përfshijë disa pjesë të vendit.

Rreth 33 persona vdiqën në shtetin verior të Uttar Pradesh gjatë fundjavës, ndësa në shtetin Odisha (Orissa), rreth 20 njerëz vdiqën për shkak të nxehtësisë, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve ANI.

Shumë prej këtyre vdekjeve u raportuan më 1 qershor ndërsa India votoi në fazën e fundit të votimit për zgjedhjet e saj të përgjithshme. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen më 4 qershor.

Çdo pesë vjet, India mban zgjedhjet e saj të përgjithshme në muajt e verës, prill dhe maj. Por këtë vit temperaturat kanë qenë rekord, ku vendi po përjeton valë të nxehta të shpeshta, më intensive dhe më të gjata.

Ministria federale e shëndetësisë thotë se ka pasur të paktën 56 vdekje të konfirmuara për shkak të të nxehtit nga 1 marsi deri më 30 maj.

Në Uttar Pradesh, disa policë vullnetarë, zyrtarë të votimit, roje sigurie dhe staf sanitar ishin midis atyre që vdiqën gjatë fundjavës.

Navdeep Rinwa, shefi zgjedhor i shtetit, u tha gazetarëve se familjeve të personelit zgjedhor të vdekur do t’u jepej një kompensim monetar prej 1.5 milion rupi (18,000 dollarë; 14,000£).

Z. Rinwa tha gjithashtu se një burri që po qëndronte në radhë për të votuar i ra të fikët për shkak të vapës. “Votuesi u transportua në një institucion shëndetësor, ku u konstatua i vdekur pas mbërritjes,” tha ai.

Vdekje të dyshuara të lidhura me nxehtësinë janë raportuar gjithashtu nga shtetet e Bihar, Madhya Pradesh dhe Jharkhand.

Nxehtësia në Indinë veriore dhe qendrore dhe pjesë të perëndimit ka qenë e pandërprerë për dy javët e fundit, me temperaturat maksimale që lëvizin rreth 45-46C për ditë të tëra dhe madje deri në 50C në disa zona.

Disa rajone po përjetojnë mungesa të mëdha të ujit dhe energjisë elektrike për shkak të rritjes së konsumit të energjisë./BBC/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti në Turqi zhvillon takime me mërgatën

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës në Turqi ka zhvilluar takime të ndryshme duke përfshirë edhe mërgatën atje.

“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme. Gjatë dy ditëve në Stamboll, takuam afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi dhe bashkëbiseduam e u shoqëruam me mërgatën në Qendrën Kulturore në Zejtinburnu”, ka shkruar Kurti.

Kurti gjatë vizitës në turqi ka marrë pjesë në Forumin e parë Ekonomik Turqi-Kosovë tha se janë dy fusha ku Kosova do që t’i fuqizojë raportet mes dy shtetve që u quajtën të shkëlqyera në nisje të kësaj ngjarjeje.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mbi 2 mijë persona aplikuan për statusin e viktimave të dhunës seksuale

Publikuar

nga

Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale. Kurse pranë Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, këtë vit kanë deponuar historitë e tyre 81 gra e burra. Kështu u tha para anëtarëve të Komisionit për të Drejtat Njeriut, ku u nënvizua se këtë vit ka më shumë raste të cilat janë trajtuar nga gjykata.

“Është gati i njëjtë trendi i aplikimeve. Është mirë që është zgjatur afati për dy vjet sepse po vazhdojnë aplikimet. I kemi 2083 raste, të aprovuar 1650, 316 të refuzuara. 40 raste janë në pritje, 50 janë të patrajtuara”, theksoi kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit, Leonora Selmani.

Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në korrik të vitit 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënimin e parë për kryerje të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ish-rezervisti i policisë serbe, Zoran Vukotiq, është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Szunyog: BE-ja mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e paketës energjetike

Publikuar

nga

Bashkimi Evropian do ta mbështesë Kosovën me 75 milionë euro, si pjesë e paketës energjetike. Këtë e ka konfirmuar shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog përmes rrjetit social “X”, pas një takimi që ka pasur me përfaqësues të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

Szunyog tha se në takim u konstatua se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

Duke theksuar se tranzicioni i gjelbër, integrimi dhe dekarbonizimi i sektorit të energjisë janë pjesë integrale e Agjendës së Reformës së Kosovës, diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë. U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara