Botë

SHBA me ndihmë të re për Ukrainën, e fundit e mundshme nga administrata Biden

Published

on

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka njoftuar për një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, si pjesë e qëllimit të administratës në largim të presidentit Joe Biden për të dërguar sa më shumë të jetë e mundur mbështetje para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të rikthehet në detyrë.

Paketa përfshin “raketa shtesë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, më shumë municione, më shumë pajisje ajër-tokë dhe pajisje të tjera për të mbështetur F 16-shat e Ukrainës”, tha Austin.

Austin foli në një takim me grupin e kontaktit në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Ramstein, i cili përbëhet prej rreth 50 shtetesh partnere që sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së mblodhi për të koordinuar mbështetjen me armë disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i cili gjithashtu po merr pjesë në takim, u bëri thirrje vendeve evropiane që të bashkohen rreth Kievit nëse mbështetja amerikane dobësohet nën administratën e re të Shtëpisë së Bardhë.

Është e qartë se një kapitull i ri po fillon për Evropën dhe të gjithë botën – vetëm 11 ditë nga tani, një kohë kur duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë, të mbështetemi te njëri-tjetri edhe më shumë dhe të arrijmë rezultate edhe më të mëdha së bashku. E shoh këtë si një kohë mundësish“, tha ai.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, gjithashtu në Ramstein, tha se pret që liderët e koalicioneve të mbrojtjes të miratojnë “udhërrëfyes” për qëllimet strategjike dhe nevojat kyç për ndihmën ushtarake deri të paktën në fund të vitit 2027.

Këto dokumente, të zhvilluara dhe dakorduara së bashku nga Ukraina dhe partnerët, do të bëhen bazë për mbështetjen dhe alokimin e ndihmës në fusha si mbrojtja ajrore, artileria, automjetet e blinduara, dronët, forcat ajrore, siguria detare dhe fusha të tjera të rëndësishme. Ka shumë punë përpara“, shtoi ai pas takimit me sekretarin Austin.

Takimi në Ramstein u mbajt një ditë pasi Ukraina pësoi një nga humbjet më të rënda në njerëz në javët e fundit – një sulm në qytetin jugor të Zaporizhjas që vrau 13 civilë. Autoritetet besojnë se Rusia e kreu sulmin duke përdorur bomba rrëshqitëse të drejtuara mbi një objekt industrial.

Ukraina pretendoi më herët më 8 janar se forcat e saj goditën një depo nafte brenda Rusisë që shërbente si bazë strategjike ajrore në rajonin jugor të Saratovit. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se sulmi krijoi probleme serioze logjistike për aviacionin rus dhe uli ndjeshëm aftësinë e tij për t’i sulmuar qytetet dhe objektet civile ukrainase.

Anëtarët e grupit të kontaktit kanë thënë se takimi i 9 janarit mund të jetë i fundit, pasi fati i tij mbetet i paqartë nën administratën e Trumpit.

Administrata në largim e SHBA-së ka punuar për të dërguar sa më shumë ndihmë të jetë e mundur për Ukrainën para se Trumpi të marrë detyrën më 20 janar, për të përmirësuar pozicionin negociues të Kievit. Trump – i cili ka kritikuar në mënyrë të përsëritur ndihmën amerikane për Kievin – ka pretenduar se mund të negociojë shpejt për t’i dhënë fund luftës pasi të rikthehet në detyrë.

Kjo ka ngritur frikën në Ukrainë se çdo negociatë e organizuar me ngut do të përdoret nga Rusia për të mbajtur territoret ukrainase që ajo pushton dhe për t’i lejuar trupat e saj të pushojnë dhe të armatosen sërish.

Austin ka thënë se është e rëndësishme që grupi i kontaktit të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka paralajmëruar gjithashtu kundër dobësimit të mbështetjes nga Perëndimi për Ukrainën./REL/

Lajmet

Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem

Published

on

Qeveria zvicerane tha se mund të sigurojë vetëm 24 avionë të rinj luftarakë F-35 me 6 miliardë franga të miratuara, në një rast ekstrem, pra për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për 24 avionë.

Sipas tyre, problemi qëndron në shërbimet e shumta shtesë të përfshira në kufirin e kostos, siç raportoi gazeta “Sonntags Zeitung”.

Vetëm avionët kushtojnë 3.8 miliardë franga dhe kostot shtesë të vlerësuara deri në 1.3 miliardë franga u referohen vetëm avionëve, siç i është konfirmuar gazetës nga Zyra Federale për Armatime./S.K/EO/Albinfo.ch/

Continue Reading

Lajmet

Administrata Trump është gati të anulojë financimin e gjykatave ndërkombëtare

Published

on

Sipas Newsmax, administra e presidentit amerikan Donald Trump është gati të ndërpresë financimin e gjykatave ndërkombëtare dhe projekteve që kanë formësuar proceset në Ballkan për dekada me radhë.

Ky medium ka mësuar nga burime të afërta të administratës Trump, se në Washington ka nisur tashmë procesi i përgatitjes për një nga ndryshimet më të ashpra në politikën e jashtme dhe gjyqësore amerikane.

Këto ndryshime kanë të bëjnë me ndërprerjen e plotë ose me një reduktim drastik i financimit të institucioneve gjyqësore ndërkombëtare.

Sipas këtij informacioni, institucionet që kanë luajtur një rol kyç në Ballkan për dekada të tëra, dhomat e specializuara në Kosovë, projektet ndërkombëtare gjyqësore në rajon dhe një sistem më i gjerë i mbështetjes për gjyqësorin që varej kryesisht nga fondet amerikane, gjithashtu pritet të preken nga kjo./S.K/EO/Newsmax/

Continue Reading

Lajmet

Australia kërkon ashpërsim të ligjeve për armë pas sulmit me 15 të vrarë në Sydeny

Published

on

Kryeministri australian, Anthony Albanese tha se do të vendosë rregulla më të rrepta, duke përfshirë kufizimet kohore për licencimin, në agjendën e kabinetit të tij.

Kryeministri i shtetit të Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, është zotuar për një përgjigje dërrmuese ndaj sulmit në Sydeny ku mbetën të vrarë 15 persona. A

Sipas CNN, Australia tashmë ka disa nga ligjet më të rrepta për armët në botë.

Viktima më e re është një fëmijë: Një vajzë 10-vjeçare me emrin Matilda është identifikuar si një nga 15 të vrarët në sulm. Ajo po festonte natën e parë të Hanukkah me familjen e saj kur personat e armatosur hapën zjarr. Ajo vdiq nga plagët e marra në spital.

Të dyshuarit babë e bir: Djali 24-vjeçar, i cili kishte lindur në Australi, ishte ekzaminuar më parë nga agjencia e sigurisë së vendit ASIO, e cila vlerësoi se nuk kishte kërcënim për përfshirjen e tij në dhunë. Babai, të cilin policia e qëlloi dhe e vrau në vendngjarje, kishte një licencë gjuetie rekreative dhe ishte pjesë e një klubi armësh. Ai mbërriti në Australi në vitin 1998.

Policia ka bastisur një shtëpi periferike në Sydney në lidhje me sulmin. Nuk është e qartë se kush jetonte në shtëpi. Fqinjët përshkruan skena kaosi dhe frike ndërsa oficerët mbushën rrugën e tyre zakonisht të qetë.

38 persona po trajtohen në spital dhe ky numër është pak më i ulët se 40 të raportuar si nën trajtim spitalor në një përditësim të mëparshëm nga zyrtarët./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Japonia verilindore goditet nga një tërmet i fuqishëm

Published

on

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi bregun verilindor të Japonin raportoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, duke bërë që Tokio të lëshojë një paralajmërim për cunami.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 02:44 GMT dhe u mat në një thellësi prej 16 kilometrash (9.94 milje) larg bregut të qytetit Hachinohe në prefekturën Aomori, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Agjencia meteorologjike e Japonisë lëshoi një paralajmërim për cunami për pjesët veriore dhe verilindore të vendit dhe parashikoi valë deri në 1 metër (3.2 këmbë) në rajonet e prekura, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Autoritetet lëshuan gjithashtu urdhra evakuimi në disa qytete dhe u kërkuan njerëzve të zhvendoseshin në vende të sigurta, raportoi transmetuesi publik NHK.

Nuk janë raportuar anomali nga termocentralet bërthamore në rajonin e prekur.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme.

Tërmeti i fundit i fortë goditi rajonin pasi autoritetet paralajmëruan më parë për dridhje të forta këtë javë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara